Nicholas Sparks BOT0019
New product
I pasur me emocione dhe me ngjarje që të mbajnë pezull, romani “Më shiko” na kujton se ndonjëherë dashuria farkëtohet përmes krizave që kërcënojnë të na shkatërrojnë... dhe se mund të mos jetë gjithnjë e lehtë për t’i njohur ata që na shikojnë ashtu siç jemi me të vërtetë.
71 Items
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928001597 | |
Rreth librit
Kolin Hankoku po bën ç’është e mundur për të shfrytëzuar mundësinë e fundit që i është dhënë. Me një histori dhune e vendimesh të gabuara prapa krahëve dhe me kërcënimin e burgut në çdo hap që hedh, ai është i vendosur të bëjë një jetë pa gabime. Për Kolinin, kjo do të thotë të përqendrohet vetëm tek diplomimi e të shmangë gjithçka që ia ka prishur jetën më parë. Duke i kujtuar vetes çdo ditë mësimet nga përvoja e hidhur, gjëja e fundit që ka ndër mend është një lidhje serioze.
Maria Sançezi, vajza serioze e emigrantëve meksikanë, është tabloja e suksesit. Me një diplomë të Shollës Juridike të Djukut dhe me një punë në një firmë prestigjioze në Uillmington, ajo paraqitet si bukuria flokëzezë me karrierë profesionale të panjollë. Por, megjithatë, Maria ka mbi shpinë një histori tronditëse që e ka detyruar të kthehet në qytetin e lindjes e që e bën të vërë në pikëpyetje pjesën më të madhe të atyre që besonte më parë.
Një takim i rastit, në një rrugë të shkretë, mes stuhisë, do të ndryshojë rrugën e jetës së Kollinit e Maries, duke i bërë të kapërcejnë sfidat që lidhen me njëri-tjetrin dhe me historitë e tyre vetjake. Ndërsa mes tyre lind dashuria, ata guxojnë të përfytyrojnë të ardhmen e tyre të përbashkët... derisa nisin të shfaqen kujtimet kërcënuese të së kaluarës së Maries.
Kur një seri ngjarjesh kërcënuese e bëjnë lëmsh jetën e Maries, ajo dhe Kolini do të vihen në provë përmes situatash jashtëzakonisht të vështira. A do ta shkatërrojnë demonët e së kaluarës marrëdhënien e brishtë që ata kanë nisur të thurin, apo dashuria do t’i mbrojë edhe në orën më të vështirë?
| pages | 520 |
| ISBN | 9789928001597 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Nikolla Langore |
| Roman | Romancë&Pasion |
Një libër i jashtëzakonshëm...prekës dhe shpeshherë rrëmbyes... Një libër që nuk do ta harroni shpejt
Në moshën tridhjetenjëvjeçare, Noah Kalhun, kthehet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në Karolinën e Veriut. Por është i marrosur nga imazhet e vajzës që ka humbur më shumë se një dekadë më parë... Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi...
Ky roman është një histori epike dashurie, që sjell historinë e një çifti, ku forca e brendshme e pasionit triumfon mbi të kaluarën e vështirë dhe komplekset që marrim me vete në jetën tonë
Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50-vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.
A besoni në dashur? Këtë ndjesi thelbësore ngre një nga romanet më të mira të Nicholas Sparks: Dallgët, dhe fati, mund ta kishin çuar kudo atë shishe, por në fakt u gjet tri javë pas nisjes së udhëtimit.
Atëherë kur i mendon se i ke të gjithçka, mund të të përmbyset gjithçka. Kështu i ndodh edhe Rusell Green i cili befas humbet gruan e bukur, djalin, shtëpinë e madhe dhe karrierën pasi ndoqi pas Vivianin bukuroshe. Por çfarë ndodh më pas me jetën e transformuar të tij, të mbushur plot halle, teksa po rrit vajzën e tij me të dashurën e re.....
Në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga bombardimet, ushtari amerikan me shërbim ne Irak, Logan Tibolt, gjen fotografinë e një gruaje. Një fotografi që në muajt në vazhdim i shërbeu si hajmali në terrenet e vështira të luftës.Pas kthimit në shtëpi në Kolorado, Logan vendos të gjejë gruan e fotografisë,
?"Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër. Më pas, gjatë një liridalje takon vajzën e ëndrrave të tij.
Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...
E egër dhe moskokëçarëse gati sa meshkujt e pandreqshëm të familjes së saj, Amy Malory kishte arritur moshën për martesë dhe e kishte hedhur vështrimin mbi burrin më të papërshtatshëm të mundshëm: kapitenin amerikan, të cilin xhaxhai i saj dikur gati e kishte shkuar në litar për pirateri.
Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri tjetrin.
Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.
Kur një grua e re misterioze me emrin Kejti, shfaqet në Karolinën e Veriut, në qytetin e vogël të Sauthportit, prania e saj, papritur ngre pyetje për të kaluarën e saj.
Xheremi Marshi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve i cili shpresonte që të kalonte një aventurë të shkurtër në qytetin e vogël ku do të qëndronte disa ditë. Por që nga çasti që pa Leksin, u mahnit dhe u tërhoq shumë nga kjo grua shumë e bukur e cila fliste me një zë të zvargur dhe...
Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.
A mundet dashuria ta rishkruajë të kaluarën? Lexojeni "Jetë plot dashuri" dhe të jeni të sigurt që Sparks nuk do t'ju zhgënjejë...
Duke nxjerrë në dritë pendesat zemërthyese dhe shpresën e pashuar, NË ÇDO FRYMËMARRJE zbulon aspektet e shumta të dashurisë që shkojnë deri në thellësitë më të fshehta të njeriut dhe ngre një pyetje: sa gjatë mund të jetojë një ëndërr?
Nicholas Sparks, shkrimtari bestseller #1 i Nju Jork Tajmsit, vjen sërish me një roman të ri prekës që tregon për një mjek ushtrie të plagosur dhe për dy femra, të fshehtat e të cilave do të ndryshojnë rrugën e jetës së tij.
It began with The Notebook . . . After thirty years of marriage, Wilson is forced to face a painful truth. His wife, Jane, has fallen out of love with him.
Ashtu si në të gjitha romanet e Sparks-it, emocionet luajnë një rol të madh. "Dëshira" është një kronikë që ngjall mendime për disa dekada të jetës së protagonistes. Në atë rrjedhë, ajo zbulon vetëvlerësimin, vetëpranimin dhe madhështinë e dashurisë së parë.