Po ju çorodit rritja juaj? Përgjigjet i gjeni te ne! Ka ardhur koha për të zgjeruar dijet rreth personit më të rëndësishëm në jetën tuaj! Mos u besoni atyre që dëgjoni në kthinën e dollapëve në shkollë apo që shihni online. Mësoni të vërtetën për trupin që po ju ndryshon dhe çdo gjë në lidhje me këtë e gjeni te “Libri për trupin e djemve”, librin nr.1 më...
Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy romanca historike te botuara gjate vitit 2022 nga Bota Shqiptare: Njera nga Johanna Lindsey dhe tjetra nga Fiona Valpy, dy libra qe kane pasur sukses kudo. Keto libra i rekomandojme per pushimet tuaja verore.
Pas suksesit qe pati me romanin “Dielli me perendon ne Lindje”, Eralda Baze vjen me nje roman tjeter para lexuesve: “Zambaku i kanionit”. Edhe kete radhe ve ne pah problemet me therese te tranzicionit shqiptar, te cilat trajtohen estetikisht permes mjeshtrise si rrefimtare.
Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.
Mund të bëhesh më i lumtur. Dhe, udhëtimi për atje, do të jetë aventura më e bukur e jetës.
Një rrëfim sfidues për tradhtinë, për dashurinë, për xhelozinë dhe për sekretet që mbart çdo familje
Meriylli eshte romani me ndikues tek te rinjet shqiptare sepse perfaqeson historine e tranzicionit te secilit prej nesh. Pas shume e shume vitesh, autori Viktor Canosinaj ka nxjerr vazhdimin e sages se Meriyll: Meri dhe Sidi, tashme jane ne kohe tjeter dhe ne rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.
Dy përralla me dritare që u zhvillojnë vogëlushëve aftësinë vëzhguese.
Romancë që të mban pezull, - e tillë sepse kjo vepër është klasifikuar si një nga romancat më të bukura të këtij shekulli
Ky është një libër plot me risi pedagogjike dhe didaktike për botën e fëmijëve të moshës 6-13 vjeç; ku ngrihen pyetjet e mëdha që bëjnë të vegjlit. Të gjitha këto vijnë përmes një laboratori me pyetje - përgjigje
Ky libër është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Shoqata Mbarëkombëtare e Shkrimtarëve për Fëmijë si libri më i mirë për të vegjlit. Në 10 përrallat që përmban ky libër vjen një botë e magjishme për vogëlushët
E cilësuar si një nga kryeveprat e shekullit të XX. Me gjenealitetin e tij u përballëm me tragjizmin e fateve njerëzore. Personazhi Juxhin Uitlla,na tërheq me natyren e tij,talentin prej artisti,... Gjithashtu njihemi me shpirtin e tij si aventurier e të lëkundshëm në dashuri,…
"Punët janë shumë më keq nga ç'mendon ti. Shpejt këtë gjë ke për ta zbuluar vetë, dhe kur ta zbuloshg, mua do vish të më kërkosh."
Keto dy romane te zhanrit romance jane bestseller-a absolute ne tregjet boterore te librit dhe se fundi jane pelqyer edhe nga lexuesit ne vendin tone, sidomos nga adoleshentet. Duke pare numrin ne rritje te kerkesave, ne i rekomandojme ne set per dhurate per te rinjte qe jane te pasionuar pas romancave.
Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara, që nga Portia de Rossi deri te Liz Smith. Pavarësisht nga mosha që ke, kjo është një listë sipas së cilës duhet të jetosh.
Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit,...
Romani “Në Udhë” (On the Road) u hodh në letër në një shpërthim të vetëm trijavor shtypshkrimi në prill 1951, por vetë shkrimtari mbante shënime të vazhdueshme në copëza letre gjatë të gjithë periudhës së rrugëtimeve të tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimin e fundit në Meksikë, të ndërmarra nga 1947 deri më 1950.
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e...
Në qendër të romanit është familja indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familje, e cila emigron në SHBA, e vendos burri, profesor në një nga Universitetet më në zë të Bostonit. E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë, proza e Jhumpa Lahirit na ofron pamje të përsosura të jetëve dhe karaktereve të personazheve të saj.
E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë dhe përbën një trashëgimi që ka...
Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.
"Pa e vrarë mendjen" është një libër me histori të mrekullueshme me mbretër e zana, si dhe me tregime të bukura e me plot humor nga jeta e përditshme e fëmijëve.
Autorja më popullore në botë, Daniell Steel ka lexues të çmendur edhe në Shqipëri. Për këtë kategori lexuesish po sjellim dy prej romaneve më të fundit, rrëfime tipike “ala Danielle”: I pari është vëzhgim plot mprehtësi në realitet mes dashurisë dhe tradhëtisë në një mjedis pune, ndërsa i dyti sjell fatin e një skiatoreje që paralizohet dhe vendos të...
Mund të duket paradokasale, por nuk është. Është e vërtetë ekzistenciale: Vetëm ato që janë në gjendje që të rrinë vetëm, janë në gjëndje që të dashurojnë, të ndajnë gjithçka me tjetrin, pa e poseduar dhe pa u bërë të varur, pa e katandisur në një send e pa e frustruar.
Ky është vëllimi më i plotë rreth krijimtarisë poetike të poetit më modernist të letrave shqipe, i përgatitur me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij. Botimi shoqërohet me një hyrje të shkruar nga vetë autori, “Rrëmime mbi poezinë” të cilën e gjeni më poshtë