Jack Kerouac BOM0027
New product
Romani “Në Udhë” (On the Road) u hodh në letër në një shpërthim të vetëm trijavor shtypshkrimi në prill 1951, por vetë shkrimtari mbante shënime të vazhdueshme në copëza letre gjatë të gjithë periudhës së rrugëtimeve të tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimin e fundit në Meksikë, të ndërmarra nga 1947 deri më 1950.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
Në mars 1950 Xhek Kerouaku arriti të botonte librin e tij të parë të titulluar: “Qyteza dhe Qyteti” (The Town and The City), i cili, megjithëse i siguroi njohje në rrethet letrare, kaloi pa ndonjë bujë tek lexuesit dhe është shkruar me një stil konvencional, që ai e braktis shpejt.
Romani “Në Udhë” doli më 4 shtator 1957, pasi kishte fjetur për gjashtë vjet në sirtarët e redaksive, i konsideruar si i pabotueshëm për shkak të papërshtatshmërisë me moralin publik dhe mosdëshirës së Kerouakut për ta rishikuar, dhe që të nesërmen e vuri Xhek Kerouakun në qendër të vëmendjes. Kritikët dhe gazetarët u përqëndruan veçanërisht tek termi Biit Xhenereishën (Beat Generation), një term i krijuar nga vetë Kerouaku dhe ku, siç shprehet ai vetë, fjala “Biit” (Beat) nënkupton një gjendje etheje, shkrirjeje me gjithësinë dhe ekzaltimi permanent, të ngjashëm me atë të shenjtorëve, të cilët përjetojnë një nivel më të lartë vetëdije; në fjalët e autorit të këtij libri: “ngazëllimi ekzaltues dhe rrëgjues i thjesht qenies, (të qenurit, egzistencës)”[1]. Për budizmin, të cilin gjithashtu e studioi dhe përqafoi, Nirvana.
Romani “Në Udhë” (On the Road) u hodh në letër në një shpërthim të vetëm trijavor shtypshkrimi në prill 1951, por vetë shkrimtari mbante shënime të vazhdueshme në copëza letre gjatë të gjithë periudhës së rrugëtimeve të tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimin e fundit në Meksikë, të ndërmarra nga 1947 deri më 1950.
Siç tregojnë studiuesit e veprës Kerouakiane, goditja e tasteve të makinës së shkrimit dëgjohej 24 orë në 24 dhe nuk kuptohej nëse autori ka vënë gjumë në sy gjatë hedhjes së rrëfimit në kartë. Në dhomën e tij të punës mbushur me tym duhani qenë nderë të katër cepave bluzat e squllura nga djersa. Vetë Kerouaku tregon se gjatë proçesit të shtypshkrimit,për të qëndruar zgjuar, qe i detyruar të pinte kafé pa mbarim. Kjo, me qëllim të mos ndërprerjes së rrjedhës dhe ritmit të rrëfimit,çka është tepër e rëndësishme për shkrimtarin. Po për këtë qëllim, Kerouaku përgatiti një rodhan letre të pandërprerë në mënyrë që të shmangte ndërprerjet që do të duheshin për ndërrimin e fletës sa herë që mbaronte. Në përfundim të tri javëve, një shirit letre prej 120 këmbësh (37 metra) ishte shtypur, i cili ruhet edhe sot, duke u ekspozuar herë pas here për të pasionuarit e jetës dhe veprës së Kerouakut.
Vlerësime:
Sa ç’kishte qenë në vitet ‘20 “Dielli lind përsëri” (The Sun Also Rises), shkruar nga Hemingueji, libri testament i Brezit të Humbur, po kaq e përnjëherë “Në udhë” u bë bibla e padiskutueshme e Brezit Biit. Dalja e romanit shkaktoi një shkundje të vërtetë të shoqërisë amerikane dhe personazhet e tij u bënë një model jetese për dhjetëra mijëra të rinj, të cilët nuk e gjenin veten tek rregullat e ngurta morale të Amerikës së para luftës.
Dalja e librit i dha hov një lëvizjeje të përgjithshme “On the Road”, duke hedhur në rrugët e Amerikës me dhjetra mijëra të rinj. Shumë artistë dhe muzikantë u ndikuan nga idetë Beat, duke përfshirë Beatles, Bob Dilan, Xhim Morrison,Van Morrison, Tom Ueist, etj.
Lëvizja Beat shtroi rrugën për lëvizjet e tjera emancipuese në shoqërinë amerikane, duke u pasuar nga lëvizja Hipi në vitet ‘60, por për vetë shkrimtarin këto lëvizje dhe stile jetese nuk përmbanin sinqeritetin dhe spontanitetin aq të rëndësishëm për të. Ato lëngonin, sipas tij, nga një dëshirë për t’u dukur dhe pretendimit të krijimit të një mode, e mënyre jetese për të gjithë.
Vepra e tij vazhdon të jetë shumë e vlerësuar dhe, që nga çasti kur pa dritën e botimit,“On the Road” ribotohet rregullisht në të gjitha gjuhët e rëndësishme të botës, duke u renditur pa ndërprerje në 100 librat më të rëndësishëm të letërsisë moderne anglisht (sipas Time Magazine, New York Times), dhe sipas një sondazhi të Le Monde, të vitit 1999, në 100 librat më me ndikim tek lexuesit francezë të shekullit të njëzetë.
pages | 384 |
Shtëpia botuese | Omsca-1 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Statusi | I ri |
Përkthyesi | Zef Shala |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.