Margaret Atwood PE0562
New product
Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.
10 Items
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928371775 | |
Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra.
Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë “normale”, ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohet me shpresën se martesa do t’ia japë vendin që meriton.
Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit... çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është... konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë, shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë.
Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt.
“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. “Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.
Kritika
Atwood ka shkruar një vepër feministe, plot humor të zi, ku duket se thotë që gruaja ka të ngjarë të bëhet një tjetër produkt “i ngrënshëm”, komercializuar për oreksin e krijuar (ose të paktën, të organizuar) nga media.
The New York Times
Tronditës, lehtësisht trazues dhe kalon me lehtësinë më të madhe nga e pritshmja tek e papritura... Çuditërisht zbavitës... Kënaqësi e veçantë kur e lexon.
Kirkus Reviews
Ky roman është i rëndësishëm edhe sot e kësaj dite, për shkak të përfaqësimit të përsosur të çështjes së roleve gjinore, të problematikave socio-kulturore, si seksizmi apo privilegjet mashkullore, si dhe idealizimit të trupit femëror.
The Daily Star
Atwood ka aftësinë magjike që ta kthejë privaten dhe të veçantën në diçka universale.
The Times
Gjatë gjithë karrierës së saj letrare, Margaret Atwood i ka kënaqur dhe befasuar lexuesit me zgjuarsinë e saj, virtuozitetin lirik dhe mprehtësinë e fantazisë.
San Francisco Chronicle
Një nga shkrimtaret më të zgjuara dhe të talentuara, e cila ka marrë përsipër të deshifrojë jetën në fund të shekullit XX.
Vogue
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 402 |
| ISBN | 9789928371775 |
| Shtëpia botuese | The Edible woman |
| Published year | 2024 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jerina Dushku |
| Roman | Psikologjik |
Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.
Kjo nuk është vetëm saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç'rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe
THE NUMBER 1 BESTSELLER AND WINNER OF THE BOOKER PRIZE: 'The Testaments is Atwood at her best . . . To read this book is to feel the world turning' Anne Enright The Republic of Gilead is beginning to rot from within. At this crucial moment, two girls with radically different experiences of the regime come face to face with the legendary, ruthless Aunt...
The collection of a lifetime from the bestselling novelist, poet - and cultural phenomenon. GOODREADS CHOICE AWARDS 2020 -- BEST POETRY
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Një virus që trondit botën, një pandemi dhe një shkatërrim i plotë i gjithë njerëzimit ashtu siç e njohim sot, një paralajmërim që na vjen nga e shkuara, një distopi më e fuqishme se “Rrëfenja e shërbëtores”, që sot tingëllon tmerrësisht reale dhe aktuale.
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
Rrefenjat e sherbetores dhe Testamentet jane dy libra te mrekullueshem te Margaret Atwood-it, sjelle ne shqip nga botimet Pegi. Ato jane vazhdim te njeri-tjetrit dhe konsiderohen si romane te fuqishme distopike te cilat na ndihmojne per te kuptuar me mire boten qe na rrethon, sidomos peshen dhe rolin e politikes dhe autoritetit.