Romancat historike te veres 2022

Fiona Valpy, Johanna Lindsey A-008564

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy romanca historike te botuara gjate vitit 2022 nga Bota Shqiptare: Njera nga Johanna Lindsey dhe tjetra nga Fiona Valpy, dy libra qe kane pasur sukses kudo. Keto libra i rekomandojme per pushimet tuaja verore.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

Ti je e imja nga Johanna Lindsey
Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mos-pranimi i palëkundur për t'u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm.
Prandaj, ai sajon një kontratë "të harruar prej kohësh" dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e hijshëm e të padurueshëm me të cilin ajo duhet të shkojë për t'u martuar në atdheun e tij.
I tronditur që e gjen papritur veten të fejuar, konti Vasili Petrov planifikon ta refuzojë të fejuarën e padëshiruar duke u sjellë si horr, pa ditur që edhe Aleksandra finoke planifikon të njëjtën gjë. Por rruga e mashtrimit nuk është e lehtë dhe kthesat e shumta e të papritura të saj mund t'i çojnë dy bashkudhëtarët mosdashës në një pikëmbërritje krejt të paparashikuar: tek ajo pikë që quhet dashuri e zjarrtë.

“Sekreti i rrobaqepeses” nga Fiona Valpy
Paris, 1940. Në qytetin e pushtuar nga nazistët, tri rrobaqepëse e jetojnë jetën aq normalisht sa është e mundur. Por të tria ndryjnë të fshehta.
E plagosura në luftë, Mirej, bën pjesë në luftëtaret e Rezistencës; Kleri ka qenë ngashënjyer prej një oficeri gjerman; dhe sekreti i Vivienit është i tillë që ajo nuk mund t’ia zbulojë asnjërës prej tyre.
Dy breza më pas, Herriet, mbesa angleze e Kle-rit, mbërrin në Paris fillikat dhe në mëshirë të fatit, e dëshpëruar për të gjetur një lidhje me të kaluarën e saj.
Duke jetuar dhe punuar në të njëjtën ndërtesë në Rue Cardinale, ajo mëson të vërtetën për gjyshen – si edhe për veten e saj: një histori familjare që është edhe më e errët e më e dhembshme nga sa mund të kishte imagjinuar.
Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh.
Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1