Libri u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Djemtë dhe vajzat në këtë libër zbulojnë katër elementet bazë: ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin.
Seria më e shitur sipas "New York Times" Kandidat për çmimin "Edgar Allan Poe"
In the book you have in your hands you will read the adventures of Robin Hood, the legendary Sherwood forest hero, helper of the poor, orphans, homeless and enemy of injustices, bloodthirsty and tyrants.
Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.
Për çfarë na shërbejnë vështirësitë? Ato na sfidojnë, na formojnë, na nxitin dhe na ndihmojnë të zbulojmë sa të fortë, të guximshëm dhe të zotë jemi. Ndonëse nuk i kemi fort qejf, ato na ndryshojnë në mënyra krejt të papritura. Pra, çfarë do të bëje, po të gjendeshe përballë një vështirësie? Është e gjitha në dorën tënde.
Një udhërrëfyes i shkëlqyer për prindërit. Shumë prej tyre e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pamundur, që t'u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për dashurinë. Por problemi bëhet edhe më i vështirë kur vjen fjala për seksin. Ndërkaq s'duhet harruar se jo gjithçka përfundon thjesht me komunikimin me të rinjtë. E rëndësishme është sesi dhe nga e...
Një roman i mbushur me emocione në të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i një familjeje.
Përbërja e këtij libri ka qenë për autorin një betejë e gjatë e arratisjes nga metodat zakonore të mendimit dhe të shprehjes. Idetë që janë shprehur këtu, në mënyrë të palodhur, janë tejet të qarta e të thjeshta. Vështirësia qëndron jo në idetë e reja, por në largimin nga të vjetrat, të cilat ngrenë në çdo qoshe të mendjes sonë.
Ky libër rrëfen në mënyrë mbresëlënëse raportin tonë me kujtesën, pasaktësinë që merr në kohë. Kujtimet jo fort të këndshme na pëlqen ti harrojmë dhe vjen një moment që nisin të bëjmë një seleksion në atë se çfarë historie i tregojmë vetes tonë dhe çfarë iu tregojmë të tjerëve për veten tonë. Prandaj romani postmodernist “Enigma e një fundi” ka nota...
Libri i Precht-it bën një prezantim të gjerë të fushave nga më të ndryshmet dhe është një ndihmë orientuese e pashembullt në tërësinë e parrokshme të dijes sonë njerëzore:një ftesë për të reflektuar këndshëm, si në një lojë - mbi aventurën jetë dhe mundësitë e saj!
A është e mundur të përjetohen dashuri të tilla në një kohë kur bota gëlon nga interneti dhe celularët? A do të munden Ema dhe Frederiku të ruajnë atë ndjenjë të pastër të rinisë me anë të letërkëmbimit? Letrat e tyre do të përshfaqin një dashuri të pastër, të ndërthurur me një katalog të rrallë titujsh dhe personazhesh, të cilët shërbejnë edhe si një...
Çajupi është poeti i Atdheut dhe i të mërguarve, i të dashuruarve dhe të rebeluarve, poeti i shpirtit të lirë njerëzor.
Amin Zaoui cilësohet si një ndër të parët shkrimtarë algjerianë që nëpërmjet veprës së tij letrare i konsideroi të vjetruara e jo më të pakapërcyeshme tabutë. Shkruaj që të çlirohem, thotë romancieri algjerian. Në librat e tij, ai qëmton veten dhe të tjerët, dobësitë e individit dhe mospërmbajtjen kolektive në një shoqëri që, në emër të Zotit, lëviz...
Këshillat e thjeshta dhe të drejtpërdrejta të Dr. Anthony Gunn, do t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën drejt lumturisë që zgjat. Duke ju treguar se si të reflektoni në mënyra të reja mbi përvojat tuaja personale dhe mjedisin që ju rrethon, këshillat praktike në librin Lumturohuni, do t’ju ndriçojnë rrugën drejt lumturisë jetëgjatë. Lexoni për të zbuluar 120...
Në krijimet e tij poetike, poeti shquhet për pasurinë e motiveve dhe nivelin e lartë. Në krijimtarinë e Asdrenit, motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore; në shumë vjersha të tij gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.
“Anglishtja nuk është më gjuhë e huaj!” dëgjon shpesh sot të flitet në çdo ambient. Kjo mjafton për të treguar sa shumë e domosdoshme për të gjithë është bërë sot njohja e anglishtes, një premisë për të patur mundësi për të komunikuar në nivel ndërkombëtar e për të patur sukses në të gjitha fushat.
Në fund të vitit 1948, kur u mor vendimi përfundimtar rreth të ardhmes së Europës, "integrimi evropian perëndimor" pa Britaninë ishte i papranueshëm sipas Uashington-it. Por kundërshtimi i hapur i Britanisë për përfshirjen e saj në integrimin europian, i deytroi zyrtarët amerikanë dhe francezë që ta çonin vetë përpara projektin për "Bashkimin Evropian",...
"Kur hyn në veprën e Kafkës, ke kaluar një prag që s'ka të bëjë më me jetën e përditshme, me njohuritë e tua historike, filozofike, psikologjike. Ti ke hyrë thjesht në botën e tij ashtu siç hyn bie fjala në botën e mitologjisë greke kur merr në duar një përmbledhje me mite të lashtësisë, ose sikurse lexon Dhiatën e Vjetër dhe të Re, por pa pjesët e tjera...
Koni dhe familja e saj bëjnë një udhëtim. Edhe gjyshërit dhe kushëriri i saj, Mikeli,janë sigurisht me to. Një shëtitje në pyll, piknik në fushë, akullore dhe udhëtim me tren. Një ditë me të vërtetë e bukur! Deri kur Koni humb arushin e saj....
Gëzuar, Koni! Më në fund, erdhi dita e shumëpritur! Koni hap dhuratat e saj të ditëlindjes dhe ha ushqime që i pëlqejnë. Por, gjëja më e bukur do të jetë festa e saj. Ajo e feston ditëlindjen edhe në kopsht, edhe në shtëpi me miqtë e saj.
Koni shkon në një kurs baleti. Sa qejf është të kërcesh bashkë me fëmijët e tjerë, të hidhesh si mace dhe të lëvizësh nën ritmin e muzikës! Koni dhe grupi i baletit kërcen në një shfaqje të vërtetë para spektatorëve...
Ky libër i njeh fëmijët me insektet punëtore, të cilat nuk rrinë dot pa punuar. Fëmija argëtohet duke i lëvizur insektet në rrugëzat e tyre si dhe duke dëgjuar nga një histori për secilën prej tyre.