“Detektivët e egër” është një nga romanet më të mirë dhe më të vlerësuar të shkrimtarit kilian Roberto Bolaño.
A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona?I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, Akustika e përkryer ka delikatesën e një romani formimi...
Nga gjigandi i letërsisë moderne greke vijnë përshtypjet nga udhëtimi i tij në Kinë dhe Japoni në vitin 1935.
“Nina dhe mallkimi i gjarprit me pupla” është vëllimi i tretë i serisë së librave për fëmijë të autores Moony Witcher. Nina e kuptoi se nuk kishte nga t’ia mbante. Këtë radhë Alkimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtte Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.
Me këtë libër autorja ofron një treguez të mirë entuziazmi filozofik, i cili i zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më të mira të traditës pitagoriane dhe sokratike. Filozofia tek ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur vetveten, për ta përmirësuar atë dhe për t’u harmonizuar me ligjet më të thella të universit
“Po bëheni gati për udhëtim? Në këtë libër do të gjeni plot lojëra që mund t’i bëni në makinë, autobus, tren, avion...për të luajtur e për t’u zbavitur së bashku! Rrugë të mbarë, miq brejtës!”
Mençuria indiane ka një tjetër guidë shpirtërore dhe mendore me vlera sesi të kuptojmë artin e jetës. Libri i Rawat ka bërë për vete mbi 15 milionë lexues në mbarë botën përmes këshillave praktike për jetën, suksesin dhe marrëdhëniet njerëzore. Bëji pjesë të jetës tënde këto tregime, duke iu kushtuar vëmëndje! Ti jeton tani....
Ky vëllim përfshin dy veprat dramatike të tij, komedia Pas vdekjes dhe tragjedia Burri i dheut të cilat u botuan vonë, pas vitit 1935, dhe mendimi kritik përparimtar shqiptar nuk arriti të nxirrte në shesh vlerat e vërteta të Çajupit, edhe si komediograf e si lëvrues i tragjedisë.
Kjo seri është shitur në më shumë se 100 milionë kopje dhe ndonëse është shkruar shumë dekada më parë vazhdon të magjepsë dhjetëra mijëra lexues të rinjë çdo vit. Famirësisë Kronikat e Narnias kanë ardhur në shqip të gjitha dhe është investimi më i mirë për çdo lexues që do të bëjë pjesë të leximeve magjitë fantastike të professor Lewis, i cili ka dhënë...
Blerinat janë revista me ilustrime mjaft të gjalla e të gëzueshme, me tekste tepër të afërta për fëmijët e moshës parashkollore dhe të shkollës fillore. Personazhi kryesor i tyre është Blerina, një vajzë e vogël që vendoset në situata të ndryshme.
Ky rrëfim ka të bëjë me procesin, e gjatë sa vetë jeta, të pajtimit me trupin tonë, me këtë të huaj të brendshëm, që është njëkohësisht vetja jonë dhe një mister i përhershëm.
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
Zbavitu duke lexuar këta libërtha të këndshëm për kafshët. Pastaj ktheji mbrapsht dhe vendosi bashkë për të krijuar pazëllin e kafshëve.
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Mësoni rreth kafshëve të fermës dhe aventurave të tyre.
"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.
Një histori e madhe rritjeje, lavd për paqen dhe vlerën e diversitetit.
Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.
Për imigrantët polakë, çekë, italianë e hungarezë, Amerika qe Toka e Premtuar, por edhe njëzhgjëndërr drejt së cilës u nisën të vetëdijshëm turravrap. Po për Xhon Miçëllin, që humbi dy dashuri e mblodhi shumë kujtime, çfarë ishte?
Një roman indinjues, rebel, polemik, ideologjik. Vepra më e arrirë e Elsa Morantes
Ky libër ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje
Nje tjeter perkthim i kryeveprave te letersise boterore rivjen ne shqip. Kesaj radhe, poeti dhe perkthyesi i njohur Llambro Ruci ndermerr sfiden e madhe per ta shqiperuar ne nje tjeter version: Iliada është kryevepra absolute e llojit epik, lindja e së cilës është çasti themelues i gjithë traditës letrare të perëndimit.
Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot; por ai shkon më tej: tregon historitë e sakrificës dhe gjakut që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve. Henrik Metelski ishte një prej njerëzve...
Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tille, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë. Jemi në Shqipërine e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës. Peizazhi i Vorpsit është një territor letrar i shkëlqyer: ekzemplar, metaforik, universal. Me një gjuhë - bisturi, një italishte të adoptuar si shpresë, Omela rrëfen anti-edukimin sentimental të...
Paul Valéry hedh një vështrim të shqetësuar mbi kohën moderne dhe perspektivat e saj. Kur ai shkroi esetë e librit “Regards sur le monde actuel” - pesë prej të cilave janë zgjedhur për të formuar këtë përmbledhje të vogël -, Europa kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore, e cila i kujtoi se qytetërimet mund të jenë të vdekshëm dhe vitet 30 e thelluan edhe...
UOU! Festa e ditëlindjes së Nikit do të jetë më shumë sesa mbresëlënëse! Shoqet e saj të ngushta po planifikojnë një festë FANTASTIKE në pishinë, me torte, Dj dhe ftesat më perfekte. Organizimi I një feste të madhe për njëqind vetë është e lehtë, apo jo? Hëmm, gabim! Kur mamaja e saj thotë që kjo festë është me një kosto të pa përballueshme, duket sikur...
Kjo seri e mrekullueshme librash ofron një mënyrë tepër mbresëlënëse për prindërit, për të ndihmuar fëmijët parashkollorë të formojnë aftësitë e nevojshme bazë për të arritur sukses në shkollë. Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Ajo ndihmon në zhvillimin,përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuse te...
Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po siku të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
“Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë.
Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor
Përballë divorcit, asnjë pyetje nga fëmijët nuk është e parëndësishme. Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! Përballë këtyre vështirësive, dok. Fanny Cohen Herlem iu tregon prindërve se si mund t’u përgjigjen...