Roberto Bolaño TO0235
New product
“Detektivët e egër” është një nga romanet më të mirë dhe më të vlerësuar të shkrimtarit kilian Roberto Bolaño.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Toena | |
| ISBN | 9789928205278 | |
Është një roman ku spikatin ngjarje dhe karaktere të ndryshme të jetës: aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonorës, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar, kameriere plot sharm dhe poetë biseksualë, ashtu si edhe avokatë, botues, neonazistë dhe të alkoolizuar.
Thanë për librin
“Një vepër e gjatë dhe magjepsëse e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që Rio Grande ka nxjerrë prej një kohe të gjatë.”
Ilan Stavans, Los Angeles Times
“Është e lehtë të mësohesh me poetët e ravijëzuar nga Bolaño në veprën
e tij, të cilët pak a shumë bien pré e klisheve të vjetra [...] por e
gjithë kjo humbet falë elegancës dhe rrjedhshmërisë së stilit të tij,
që të mban fort mbërthyer pas librit.”
Ben Richards, The Guardian
“Ajo çfarë i bën vërtet bashkëkohorë romanet e Bolaño-s është mënyra sipas së cilës jetohet kjo botë e rastësishme, e pasigurt dhe e dhunshme. Në zbulesat reflektuese që përshkojnë personazhet, ata shfaqen pré e një lodhjeje dhe vetmie të madhe. Ndërkohë që në të përditshmen e tyre shfaqen kureshtarë, të prirë ndaj aventurave, të mbushur me një gjallëri jetike [...] bota e Bolaño-s është e shumëllojshme, interesante dhe komplekse.”
Il Manifesto
| pages | 688 |
| ISBN | 9789928205278 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 15x23 |
| Përkthyesi | Bajram Karabolli |
| Roman | Mister&Thriller |
Autori shqiptar me banim në Spanjë Bashkim Shehu sjell në shqip prej origjinalit një nga veprat e shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolañoa të titulluar "Në parantezë", një përmbledhje me ese, shkrime dhe intervista të autorit. Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI.