Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit View larger

Udhetimi i gjate i Geri Hopit

Moony Witcher PE0227

New product

Përshkrim i shkurtër

Një histori e madhe rritjeje, lavd për paqen dhe vlerën e diversitetit.

More details

503 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928233264

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Teksa qytetet e Besias dhe Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hop, i cili ka humbur të atin, jeton me dhembjen e sëmundjes së të ëmës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore. I vetmi që mund ta shpëtojë është shamani plak Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, i cili është dhe molla e sherrit mes dy popujve. Fshehurazi, Geri niset drejt ishullit dhe kështu, për të, zë fill një udhëtim gjatë të cilit do të zbulojë vende, ndjenja dhe të vërteta të panjohura.

Geri Hop është një djalosh 13-vjeçar, tepër i guximshëm dhe i zellshëm, por mbi të gjitha ka shumë dëshirë të ndihmojë njerëzit që ka për zemër.

Takimi me Alinën, një vajzë të re nga fisi i Fiderbëve, do ta ndihmojë të ndryshojë këndvështrimin e tij për botën. Dy fëmijët, të destinuar për t'u njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë.

Personazhet e Monny Witcher-it janë gjithnjë të lidhura me njerëzit e familjes së tyre apo me miqtë dhe kjo shfaqet edhe te protagonisti ynë, që kuturiset në një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm vetëm e vetëm me shpresën se do të shohë sërish buzëqeshjen në fytyrën e së ëmës dhe të bashkëqytetarëve të tij.

Rrëfimi është i mbushur me skena të papritura dhe personazhe fantastike, me një natyrë të harlisur dhe magjike.

Këshillohet për fëmijët nga 9-11 vjeç.

Kritika

Moony Witcher = alkimi; dhe pikërisht këtë gjejmë në historinë e Geri Hopit: alkimi, eliksire magjike, bimë mjekësore dhe një botë të tërë magjike që përzihet me mistikën e natyrës.

Libri di cristallo-blog

 

Një roman i mrekullueshëm që na mëson, të mëdhenj e të vegjël, që të respektojmë natyrën, të mos kemi frikë nga të qenit ndryshe, dhe të kemi guxim e besim në vetvete.

Romanticamente fantasy blog

Pjesë nga libri:

 Trikoja e grisur i nxirrte në pah krahët e zhveshur ku spikasnin tatuazhet e përkatësisë: në supin e djathtë kishte një katror të zi me dy shigjeta të harkuara brenda, shigjetat lebetitëse.

Geri ndali vështrimin: – Tatuazhi!

Ajo preku krahun duke u ndalur pikërisht te damka e gdhendur në lëkurë:

– Po. Dhe ti ke një ndryshe. Kështu?

– Po. Të dy kemi një shenjë që tregon se cilës pale i përkasim. Unë një rreth të kuq, ndërsa ti një katror të zi. Unë dy heshta dhe ti dy shigjeta. Por tani jemi këtu, duke u përballur me të njëjtin fat.

 Me sytë plot ngazëllim vazhdoi udhëtimin drejt Rezervatit të Petaleve. Sa më shumë afrohej, aq më e fortë ishte aroma që ndiente. Vetëm pak Syçka të Ngadalta luanin mes togjeve të petaleve shumëngjyrëshe; të mëdha e të vogla, vezake dhe stërgjatëshe, të rrumbullakosura dhe sferike. Petale që çlironin një energji dehëse.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages208
ISBN9789928233264
Shtëpia botueseIl lungo viaggio di Garry Hop
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximit9 - 11 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani