Numri 8. Anija e maçokëve piratë. Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s’është ters… po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij…
Ky set është për të gjithë ata që kanë lexuar kryeveprat e letërsisë botërore “Dashuria në kohërat e kolerës” ose “Njëqind vjet vetmi” që ka shkruar Marquez: Janë edhe tri perla të tjera magjike nga një prej shkrimtarëve më brilantë të shekullit të XX. “Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Kujtime kurvash të trishta” dhe “Gjenerali në labirintin e tij”, të...
Botohet vëllimi i dytë të romanit “Shantaram”, një vepër madhështore nga Gregory David Roberts.
Përfytyro të jetosh në një vend, ku gratë nuk mund të dalin nga shtëpia pa qenë të shoqëruara nga një burrë.
Autoret Joan Holub dhe Suzanne ëilliams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Nuk ka një të dytë si Osho që na qartëson në lidhje me jetën dhe misionin tonë. Shpeshherë ne i ngatërrojmë ato, por qëllimi dhe jeta janë dy gjëra të ndryshme, përderisa vijmë në këtë botë për një qëllim, jeta na vjen si një mundësi. Këtë teori shpjegon Osho përmes komunikimit mes mësuesit dhe ndjekësit në librin “Loja e jetës” i ardhur në shqip pak kohë...
Ti do të mësosh numrat dhe gabimet në figurë duke u argëtuar. Kështu do të përgatitesh për klasën e parë!
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë. IDK sjell librin e parë të serisë së Muminëve ndërsa librat e tjerë do të botohen në vazhdim.
Bota është një bosh i madh, është i pafund: “Nis e sos ku ta mendosh”. Këto janë reflektime metafizike dhe shpirtërore të Timo Fllokos, ku janë përfshirë edhe tekste këngësh të njohura nga autori. Sigurisht, ky libër është konsideruar edhe një dedikim që Timo Flloko e ka bërë për të dashurit e tij më të shtrenjtë.
Rrallë ndodh që të gjesh bashkë dy bestseller-a të ditëve tona bashkë, në një: Dan Brown dhe Paula Hawkins nga shkrimtarët më të lexuar të momentit, dhe ke fatin që dy romanet e fundit të tyre, të jenë edhe në shqip: “Origjina” dhe “Nën ujë”. Pushimet tuaja do të jenë krejt ndryshe nëse do të keni në çantën e plazhit këto dy romane të jashtëzakonshme.
MORTINA, një seri librash me sukses ndërkombëtar, botuar në njëzet e tre gjuhë. Kthimi i vajzës zombi më qesharake në botë, për kënaqësinë e të gjithë fëmijëve!
Mortina është një personazh i ri që ka hyrë në botën fantastike të fëmijëve. Ajo është një vajzë – zombi që do të bëjë për vete të gjithë lexuesit e vegjël. I tillë ka qenë kudo nëpër botë, pasi deri më tani është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës
Një tufë njëbrirëshash janë larguar nga Lugina e Ylberit në kërkim të një aventure kukafshehtas. A mund t’i gjesh të shtatë njëbrirëshat shumëngjyrësh në çdo pamje? Një vend i rrëmujshëm kampingu, një koncert muzikor i hatashëm, një muze madhështor dhe një safari përvëlues... janë 17 vende, nga më argëtueset rretheqark botës, për t’u eksploruar bashkë me...
Takimet nuk janë shpërdorim i kohës në rast se ato menaxhohen siç duhet. Duke u nisur nga përvoja e tij në fushën e e konsulencës, Brian Tracy, ka mësuar në praktikë se çfarë funksionon në takime dhe se çfarë jo.
Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
Ky set vjen për lexuesit që janë përherë të apasionuar për të lexuar çdo gjë të autorit brazilian më të lexuar të kohës sonë: Shtëpia Botuese Toena është kujdesur për këta lexues: Brenda dy vitesh kanë ardhur në shqip romanet: "Dorëshkrimi i gjetur në Akra", "Spiunia dhe Hipi", të përkthyer nga Erion Gjatolli, - të cilat ua rekomandojmë t'i merrni...
“Një martesë e pazakontë” është një roman tipik i shoqërisë amerikane të ditëve të sotme, i përvijuar nga nota humori të hollë dhe ngacmues.
Ky libër të argeton, të emocionon dhe të përfshin vazhdimisht. Një tjetër bestseller në shqip për lexuesit e vegjël nga Filip Osbourne
Ky libër me format mjaft të këndshëm përmban fabula e përralla për djem. Jo se vajzat nuk mund ta shfletojnë e ta lexojnë e nuk do të kënaqen me të, por djemtë, është e sigurt që do ta gjejnë veten shumë mirë në secilën prej tyre. Fabulat e Ezopit, të La Fontenit, të Samaniegos, seria e përrallave me qenushin Kiko etj., janë përshtatur mjaft mirë për...
Romani i ri dramatik i Blackmanit do t’ju shoqërojë në një udhëtim të vështirë të jetës së adoleshentëve sot... Ngjarje, me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Prindër adoleshentë të vetëm. Sjellje homofobike ndaj më të dobtëve. E megjithatë, ajo arrin të krijojë një histori plot shpresë, dashuri dhe humor që të bën të qash e të jesh i lumtur, së bashku...
Nje tjeter veper e Remarkut vjen ne shqip per lexuesit dhe te pasionuarit pas vepres se tij. Gem sjell nje tjeter realitet dhe tematike nga ato qe njohur nga ky autor i famshem i shekullit te XX, te rrefyer mjeshtrisht nga Remarku.
“Enciklopedia e mërgimit” lind aty ku temat universale të mërgimit takojnë universin e dy poetëve shqiptarë në mërgim.
Shtergjet perbet nga nje mozaik karaktersh qe jane ne levizje te panderprere. Duket se bota moderne leviz ne menyre te coroditur dhe se kaosi eshte i gjithepranishem jo vetem ngaqe eshte copetuar itinerari i levizjes, por edhe ngaqe vete subjekti i levizjes eshte copetuar.
Një roman trallisës që i mban lexuesit të mbërthyer pas librit deri në faqen e fundit. Nuk ke nga ia mban.
Pas shumë kohësh, rivjen për lexuesit shqiptar romanin i nobelistit të vitit 2019 Peter Handke “Nje brenge pertej endrrave”, një autor i shumëdebatuar në Shqipëri për qendrimet e tij rreth çështjes së Kosovës. Ky roman i merr ngjarjet nga Holokausti nazist dhe mbetet ndër librat më të mirë të këtij autori
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen.
Rexhep Qosja vjen me nje roman te ri para lexuesit shqiptar, ne vigjilje te 84-vjetorit te lindjes se tij: I shquar per stilin postmodernist, Qosja shenon nje tjeter kulminacion ne krijimtarine e tij, por edhe per romanin bashkekohor shqiptar
Aventure! Biskota! Ky liber i ka te gjitha! Sidomos per lexuesit e vegjel qe duan te bejne gjera te rrezikshme...
Romani më epik i Robert Galbraithit deri më tani, E bardha që vret është një kapitull i ri në historinë mbërthyese të Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit, sërish së bashku në një thriller që të mban frymën pezull.
Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës. Që nga ripublikimet, në vitet 1950, në Britani, SHBA, e vende të tjera, "Dalje për ajër" është bërë një nga romanet më të dashur për...
“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë. Ky roman ka fituar trofe të shumëfishta në SHBA dhe kudo nëpër...
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.