NGJYROS DHE ZBAVITU përfshin 16 faqe për t'u ngjyrosur, ne baze të shembujve 16 dhënë, të cilat u mësojnë fëmijëve aftési té rëndësishme motorike dhe të mësuarin krijues, të nevojshme për moshat parashkollore dhe kopshtin. Fëmijët do të zbaviten duke identifikuar figurat dhe duke i ngjyrosur atol Edhe vetë prindërit do të kënaqen nga kjo qasje e këndshme,...
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. “Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta. Ne kete botim te serise do te gjeni nje pershtatje te perralles klasike te Hirushes
Përmbledhja e logjikshme dhe spirituoze e mendimeve, mendjeve dhe e librave më te mëdha të të gjitha kohëve të shtruara në mënyrë te per-shtatshme dhe thelbësore që e ka shkruar njeri nga shkencetaret më të mëdhenj botërorë.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.
Janë vetëm shtatë vargje por secili prej tyre mbart një det kuptimesh dhe dijesh. E tillë është surja El-Fatiha, kaptina e parë e Kuranit të Shenjtë. Me një depërtim të thellë në këtë sure, lexuesi kupton që ajo është si një prizëm, të cilën nga do ta kthesh, tregon ngjyra të reja. I tillë është ky komentim brilant i kësaj kaptine të Kuranit. Libri ndër...
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme.
Nje sage misterioze e shkruar nga Eli Lapaj, fale talentit, imagjinates se fuqishme dhe pasionit te jashtezakonshem per te lexuar letersi dhe per te rrefyes, - pjese e serise Tashegimia e Danareve. Lexuesi do te lexoje vellimin e pare te kesaj serie magjepsese, shkruar me nje mjeshtri narrative dhe fuqi te madhe imagjinare.
Tashme, vjen ne shqip nga Botart seria e Crazy Haacks, aq e pelqyer nga lexuesit e vegjel ne te gjithe boten, - nje botim cilesor, plot aventura dhe ngaterresa te cmendura. Kjo seri nis me botimin “The crazy haacks dhe misteri i unazes”
Udhëtim në një pjesë të rëndësishme, por të harruar të Europës, Shpirti baltik lë gjurmën e një romani të madh për të kuptuar shekullin e njëzetë.
Një histori prekëse e tre të rinjve që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme për veten në Damaskun e shkatërruar nga lufta!
Durim Taci vjen me nje roman te ri, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese UET Press
Sonila Strakosha vjen me nje roman te ri per lexuesit, - i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Mediaprint. Një libër tek i cili përballen dy periudha, përplasen realitete, gjuhë, tradita, zakone të ndryshme.
Në këtë udhërrëfyes të bukur shpirtëror do të bashkohesh me grupin e pashoq të tetëmbëdhjetë mendimtarëve shpirtërorë, shkrimtarëve dhe shkencëtarëve më të mëdhenj të botës, të cilët tregojnë se si mund ta zbulosh dhe ta realizosh potencialin tënd maksimal
Romani të mban të mbërthyer nga fillimi në fund, për shkak të dinamikës së ngjarjeve, misterit dhe historisë së bukur të dashurisë së një epoke tjetër.
Një histori se si shtetarët u pajtuan me një forcë edhe më të fuqishme se ata vetë - forcën e nacionalizmit - ky është mbi të gjitha një libër për mënyrën sesi njerëzit vendosën ta shihnin botën e tyre ndryshe dhe, me një kosto shpesh të tmerrshme për veten dhe familjet e tyre.
Romani “Amerikani” është përpjekje serioze për të parë fatin e njeriut nën diktaturë. Përvojat personale të autorit shndërrohen në eksperiencë për narratorin, veçanërisht në modelimin e karaktereve dhe situatave.
Ky roman, krejt i pazakontë në letërsinë tonë, ku muzgu i rënies së një perandorie të së keqes këmbehet me qartësinë shpirtërore të ftohtë, herë pas here të ngrirë, dhe, pastaj, me dhimbjen e pakufishme njerëzore, sjell në errësirën më të ftohtë ëndrrën e së ardhmes
“Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” shenjon kapjen pas jetës, frymës dhe tregon se gjithçka prekim e na prek lë shenjë në ne (e anasjellë).
“Jemi gjallë gjer në mbrëmje” matet me kohën e pakohë të jetës dhe plotëson, por nuk e mbyll udhëtimin e frymës në tempujt që i kemi gjithmonë me vete: trupin, shpirtin dhe hapësirën mes tyre. Një udhëtim i vetëdijshëm përbrenda, i zhvilluar në kohë paqeje e kërkimi shpirtëror: kohë kur plagët shkaktuar prej furtunave (tashmë të mbyllura) vijojnë të...
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Një roman, që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh, duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit
"Lepuri është i pasur" (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981). Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.
Ne kete set ne kemi perzgjedhur nje perqasje shpirterore nga mendjet me te spikatura te kohes tone per fuqine e zemres ne jeten tone. Zemra e meditimit e Dalai Lames dhe “Fuqia e zemres” nga Baptiste De Pape, i cili sjell 18 spiritualistet me te medhenj ne kendveshtrimet e tyre.
Ne kete set ne kemi bere bashke dy saga te jashtezakonshme te shekullit te XX, sjelle nga dy prej autoreve te spikatur te letersise europiane: Carlo Levi dhe Havier Cercas.
Krimet naziste mbi hebrejte vazhdojne te trondisin boten edhe sot e kesaj dite. Pikerisht per kete arsye edhe letersia qe shkruhet per Holokaustin vazhdon te mbaje gjalle interesin e lexuesve te diteve tona. Ne kemi sjelle ne kete set romanet e Antonio Iturbe dhe Roxane Van Iperen.
Ne kete set ne kemi zgjedhur dy autore shqiptare fitues te cmimit europian te letersise, Enkel Demi dhe Arber Selmani. Me dy prurjet e tyre te tjera, “Rrethimi” dhe “Balada e buburrecit” synojme qe te rekomandojme tek lexuesit veprat nga keta autore qe sot paraqesin nje prirje te letrave shqipe ne Shqiperi dhe Kosove.
"Jetë rezervë" është një roman befasues, që trajton me ndjeshmëri, metaforën e shpërbërjes së Jugosllavisë, nëpërmjet ndarjes së motrave siameze... jeta e të cilave në një moment të caktuar, merr një kthesë të jashtëzakonshme, komplekse, tronditëse.
“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat. I shkëlqyer.”