Olga Grjasnowa A-008817
New product
Një histori prekëse e tre të rinjve që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme për veten në Damaskun e shkatërruar nga lufta!
10 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366368 | |
Amali, Hamudi dhe Jusufi janë të rinj, të bukur, të privilegjuar, ambiciozë, që besojnë në revolucionin e vendit të tyre: Sirisë. Por, papritmas, ata humbasin çdo gjë dhe u duhet të luftojnë për të mbijetuar. Dhe për t'u arratisur.
Hamudi është një kirurg i ri, që ka studiuar në Paris e që tashmë ndihet europian, i kthyer në Siri vetëm për të rinovuar pasaportën, por që ka mbetur në qytetin e tij të lindjes, i kapur në çark. Amali dhe Jusufi janë aktorë të talentuar, që jetojnë në Damask dhe kanë marrë pjesë në protestat antiqeveritare.
Por kur lufta civile shpërthen në atdheun e tyre, ata duhet të zgjedhin: të rrezikojnë jetën, duke qëndruar në vendin që duan, apo të ikin në kërkim të një jete të re diku tjetër?
Romani na përcjell ngjarje politike që janë vendimtare për fatet e shumë personazheve në aktualitetin e tmerrshëm të Sirisë, që nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe e vitit 2011 e deri më sot. Olga Grjasnowa, me një stil të qartë dhe të pjekur, që i jep së tashmes përmasa epike, na zhvendos në qytetin e Damaskut në javët e revolucionit sirian kundër Bashar al-Asadit.
Ngjarjet dhe arratisja e personazheve kryesore në rrugë të ndryshme por nëpër të njëjtin det, me vdekjen në sy, bëhen dëshmi dhe dokument i kohës sonë dhe një përvojë së cilës ne si lexues mund t'i rrimë larg e aq më pak të jemi indiferentë.
| pages | 264 |
| ISBN | 9789928366368 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Grejsa Ymeri-Boehl |
| Roman | Sagë&Histori |