Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton tia zbulosh.
Pipi Çorapegjata është një nga personazhet më të famshme të botës së letërisë për fëmijë.
Ky botim i dytë, veç disa fotove të Kutelit përmban edhe vështrimet Kosova e Kutelit, shkruar nga Sabri Hamiti dhe Tri pamjet (fytyrat) e Kutelit në një libër – Sulm e Lotë, shkruar nga Pandeli Pasko Kuteli
Aksidenti është një roman i fuqishëm dhe përfundimisht triumfues i jetës që shembet dhe ndryshon nga një moment shkatërruese. Kështu i ndodh edhe personazhit tonë, Faqe Clarke, e cila në momentin kur mendon se i kishte arritur të gjitha, i dashuri i saj lidhet me dikë tjetër dhe vajza aksidentohet, me pak shpresa për jetën. Por, cilët janë rrugët që...
Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.
Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile". Titulli i veprës duhet të lexohet, pra, si gruaja - breshkë" ose "breshka - trëndafile", përpunohet mbi motivin. Natyra e veprës...
Ky libër përmbledh studime të historianëve shqiptarë për marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë në Vatikan dhe shqiptarëve ndër shekuj. Ky botim doli në prag të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri
Në jetën shoqërore të njerëzve të shëndoshë dhe neurotikë, si faktor nxitës duhet të përmendim faktin themelor të 'ndjenjës së inferioritetit', si dhe kërkesën e brendshme për formulimin e qëllimit dhe për rritjen e ndjenjës së personalitetit,- thekson Adler.
"Kisha njoftuar se sonte do të sqaroja vendin për situatën ndërkombëtare, por u pengova pasdite nga një ftesë e qeverisë gjermane për të takuar nesër, në Mynih, kancelarin Hitler, zotin Musolini dhe Chamberlainein. Unë e pranova këtë ftesë."
Po pse atëherë të sulmohet Marksi? Pavarësisht nga meritat e tij, unë besoj se Marksi ishte një profet i rremë.
Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra-tjetrës.
Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t'ju ngrejë lart. Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju. Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot. Kjo është në duart tuaja.
Në botë ka vetëm një energji dhe ajo është energjia e seksit. Madje edhe nëse Zoti ka krijuar diçka, atë e ka bërë me ndihmën e seksit. Fëmija, jeta lindin falë seksit.
Për këtë arsye unë them se vdekja duhet jetuar, duhet parë. Ty do të të duhet të dashurohesh me të, ta vështrosh me sy. Sapo njeriu ta këtë parë në sy vdekjen, fillon ta vëzhgojë atë, të depërtojë në të - ai mahnitet.
.. E tashmja është stacioni ku njeriu ndalon për tu mbushur me frymë, për të bërë përcaktime. Mirë a keq, parajsa është përpara. Zoti fshihet në retë e bardha të së ardhmes, dhe nuk duket asnjëherë. Prandaj nuk e takojmë kurrë sa jemi gjallë.
Politika e njeriut, në emër të njeriut, mund të jetë një përshkrim i saktë i humanizmit. Libri i Agambenit është njëkohësisht një rihapje e dosjes së (anti)humanizmit, çështje qendrore e filozofisë bashkëkohore, e inauguruar nga Heideggeri më 1946 në një "Letër mbi humanizmin".
Ky botim që trajton mitologjinë klasike në artet pamore paraqet rreth 550 imazhe, ndër të cilat piktura, skulptura, mozaikë, qeramika e kamé (stoli).
Ky është botimi i plotë i esesë "Midis krimeve dhe mirazheve, Shqipëria", shkruar në periudhën maj-dhjetor 1991 dhe botuar së pari në përkthimin frëngjisht tek "Actes Sud", në mars 1992.
Njëzetë vite pas librit të parë I teti (The eight), Katherine Neville shaplos kapitullin e ri të Ket Velisit. Aleksandra Solari, vajza e Ketit, merr një ftesë nga e ëma për ta vizituar në Kolorado. Kur Aleksandra arrin, ajo zbulon që mamaja e saj është zhdukur. Për të gjetur mamanë, Alkesandra duhet të ndjekë të njëjtën lojë që Keti ka ndjekur më parë, në...
Lulet, frutat dhe perimet janë shkasi më i mirë për t'u thelluar në imagjinatën e përbashkët erotike të gjuhës dhe kombit shqiptar. Në vijim të botimit të mëparshëm, edhe ky libër befason, ngacmon dhe sfidon lexuesit, të cilët i fton për ta bërë pjesë të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm këtë libër xhepi
Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?
Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet ti mbajë skllevër.
Në trajtimin e historisë së organizatës Balli Kombëtar nuk u mbështeta në kritikat që i ka bërë kundërshtarja e saj kryesore, Partia Komuniste Shqiptare.Siç e kam theksuar, jam mbështetur krejtësisht mbi aktet e nënshkruara nga vetë Balli Kombëtar dhe në kujtimet që kanë botuar vetë udhëheqësit e saj kryesorë. Kristo Frasheri
Një këndvështrim akademik mbi rrënjët, tiparet dhe mitet e Shqipërisë moderne, nga një studiues me kombësi italian me nënshtetësi shqiptare që prej 2o vitesh ka zgjedhur të kontribuojë në edukimin e studentëve shqiptar.
Perëndia dorace është pa dyshim kryevepra e José Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime, mes të cilëve edhe Çmimin e Madh të Romanit dhe Novelës së Pen Klubit, 1983.
Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit. Në këtë histori të jashtë-zakonshme e magjepsëse, autori James Naughtie pyet...
Libri të rrëmben në labirinthe episodesh tronditëse. Autopsi e një shoqërie agresive, imorale, me trafikantë dhe vajza - gra me djallin në mendje.
Me anë të këtij libri studimor autori trajton cështjen se hipoteza që kërkon të gjejë origjinën e etnonimit të ri shqiptar tek simboli i lashte i shqipes duhet marrë në konsideratë dhe të mos anashkalohet. Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike dhe gjuhësore. Argumentet e kesaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gramatikore...
Familja Montalto është një sagë për tre breza botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar...
I botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, "Im ungj Osvald" është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit.
Në ditët e sotme, shumica e librave për mirërritjen e fëmijëve ofrojnë dy lloj metodash për ta vënë fëmijën në gjumë: Injoro të qarat ose ofroi komfort të pandërprerë. Tani ekspertët sugjerojnë një metodë të re, të ndërmjetme, për ta bërë fëmijën të flejë gjatë gjithë natës, në çdo moshë.
Samanta Schweblin, një prej zërave më të rinj të gjuhës spanjolle, i përkthyer për herë të parë në shqip, krijon një aurë kërcënimi të çuditshëm psikologjik dhe një realitet të pazakontë në këtë roman tërheqës, tmerrues e të ngjeshur.