James Naughtie BD0304
New product
Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit. Në këtë histori të jashtë-zakonshme e magjepsëse, autori James Naughtie pyet përse Bleri hyri në zemrat e amerikanëve, përse ai iu përgjigj atyre në atë mënyrë, cilat do të jenë pasojat për Britaninë, politikën dhe liderat e saj.
9 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994300259 | |
Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit. Në këtë histori të jashtëzakonshme e magjepsëse, autori James Naughtie pyet përse Bleri hyri në zemrat e amerikanëve, përse ai iu përgjigj atyre në atë mënyrë, cilat do të jenë pasojat për Britaninë, politikën dhe liderët e saj. Toni Bler e shndërroi marrëdhënien e veçantë në një "histori dashurie". Miqësia e tij me Bill Klintonin ishte e ngushtë, e megjithatë ai e kapërceu ndarjen politike duke e përqafuar Xhorxh W. Bushin me të njëjtën ngrohtësi. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, si dhe duke përdorur dëshmitë e një rrethi të gjerë miqsh të ngushtë, Xhejms Naughtie zbulon rrënjët e obsesionit amerikan të Blerit. Por ky respekt i thellë ka koston e tij. I sulmuar nga anëtarët e pabindur të partisë së tij dhe duke humbur gjithnjë e më tepër besimin e elektoratit, Bleri shihte reputacionin e tij brenda vendit të tretej teksa arrinte qiellin tek republikanët e Bushit. Pra, përse e ka rrezikuar ai të ardhmen e tij politike në këtë mënyrë? Si ishte e mundur që një politikan që e solli në pushtet një parti dikur socialiste e betuar, arriti të bashkohej me neokonservatorët amerikanë? Përse vendosi ai që në një Evropë krejtësisht mosbesuese ndaj një imperializmi të ri amerikan, ta kthente shikimin me vendosmëri përtej Atlantikut? Ç'mendonte në të vërtetë për Amerikën lideri i nderuar nga Kongresi e i përkëdhelur nga Shtëpia e Bardhë? Si do ta shpjegonin demokratët lidhjen e mikut të tyre të vjetër me administratën e Bushit?
| pages | 240 |
| ISBN | 9789994300259 |
| Published year | 2007 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Enkeleida Haxhinasto |