Me të njëjtën lehtësi të mendjes, ngrihtësi dhe çudi që bëri romanin e tij të parë “Milionat” një bestseller ndërkombëtar që ka fituar edhe çmime, Frank Cottrell Boyce i tregon historinë e një djali që kujton një qyteti të tërë fuqinë e artit.
Kjo histori e shkruar në vitin 1829 do të vendoset më vonë nga Balzaku në hapjen e sagës "Komedia njerëzore". Ajo përmban komplotin e asaj që do të jetë komponenti i novelave dhe ne tashmë kalojmë tek heronjtë e episodeve të tjera.
Rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre.
Ky set ka dy autorë dhe një përkthyes: Gabriel Garcia Marquez me “Kujtime kurvash të trishta” dhe librin me tregime dhe novela “Flutura mes gjinjëve” të Mira Meksity, - janë dy libra plot magji që i japin një përmasë tjetër dashurisë tuaj....
Romani "Ati", me autor Ardian Kyçykun është një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë që i shoqëroi.
Në këtë biografi kritike, mbështetur në literaturë të pasur, autori dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën, u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën orientaliste.
Libri i sapobotuar “Kostë Çekrezi - I treti, i munguari” i sjell lexuesit jetën e njërit prej personazheve më interesantë të historisë shqiptare. Rrethanat e lanë në harresë Konstandin Çekrezin, përkthyesin, gazetarin, historianin dhe politikanin e zjarrtë. Por, më në fund, kemi një përpjekje për ta rizbuluar dhe është rasti të themi me mirënjohje:...
Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas...
Libri është i ndarë në katër kapituj, në të cilët autori thyen mite të ndryshme të cilat më parë merreshin si fakte historike.
Ritakohuni me personazhin simpatik Beki. Këtë herë për të duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko-sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan, së bashku me Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.
Një libër i jashtëzakonshëm, shumë i rëndësishëm e me vlera të veçanta jo vetëm për pedagogët dhe studentët në fushën e arteve, por edhe për cilindo kureshtar a lexues të pasionuar që kërkon të zgjerojë njohuritë në historinë e artit dhe të estetikës. Një vepër plot dije, unik në llojin e vet, shkruar me mjeshtëri e profesionalizëm nga David Freedberg...
Ka shumë ishuj të çuditshëm në botë: Por ishulli ku i përplasi deti Tomasin dhe Zhanën, vëlla e motër, pasi shpëtuan nga mbytja e anijes, është me të vërtetë një ishull çudirash.
Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort.
Kërkimet e detektivit më të famshëm në letërsi, Holms, çojnë në këtë roman në zbulimin e një historie dashurie dhe hakmarrjeje dhe lajmëron një sërë misteresh, ku fjalën e fundit e thotë pa më të voglin dyshim i papërsëritshmi Holms.
Helena përgatit me dashuri dhomën e vet të miqve për shoqen e saj, Nikolën, e cila po vjen të kalojë ca kohë me të. Për tri javët në vijim, ndërkohë që Nikola i nënshtrohet trajtimit që beson se do ti kurojë kancerin në stad të përparuar, Helena bëhet infermierja e saj, shërbyesja, engjëlli mbrojtës dhe gjyqtarja e ftohtë.
Pasi shtriga,Morgana le Fay, mallkon Sër Lansëlot, tre kalorës të stërvitur të Akademisë së Gjuetareve te Dragonjve nisen për ta shpëtuar.
Kur Uiglaf mëson se ka fituar Një ditë me Sër Lansëlot (kalorësin më perfekt në botë), ai nuk mund ta besojë. Shoqaj e tij Erika, gjithashtu. Kur dita e shumëpritur arrin, ajo është akoma më shumë dyshuese. Është Erika thjesht xheloze, apo ka diçka dyshuese në Kalorësin më perfekt në botë?
Fillo që tani të eksplorosh botën e shkencës!
Antika Hoxha, motra e vogël e Bilal Xhaferit, poetit dhe prozatorit të talentuar gë u pëndoq nga regjimi komunist, e përjetoi skajshmërisht fatin e tij të hidhur që u bë dhe fati i saj.
Lumturi? Tej mase lumturi? Në vrasjen e trefishtë te “Dimensione” apo në atë të “Radikale të lira”? Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde. E nëse pastaj lumturia tejkalohet, mbesin...
Këtu dy botime speciale janë dritare e shkëlqyer për beben tuaj që të komunikojë me botën në hapat e para të jetës së tij: Të mësojë fjalët e para dhe të njihet me kafshët që shkaktojë gëzim tek vogëlushi juaj. Ky set është i rekomandueshëm për fëmijë të moshës 0-3 vjeç. Me këto dy botime ju i keni shtuar më shumë gëzim familjes tuaj....
Kush ka lexuar njërën prej historive të Konit, ka dashur që ti ketë të gjitha në bibliotekën e tij. Prandaj, ne e kemi përgatitur si set për tu njohur vogëlushët me të gjithë aventurat dhe aktivitetet e tij. Seti është i rekomandueshëm për vogëlushët e moshës 0-3 vjeç por edhe në moshën më të madhe. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju.
Ky set është për fëmijë të moshës 3-6 vjeç dhe synon që ti edukojnë që të mbajnë vendin pastër, të hedhin mbeturinat në vendet e caktuara, ti informojë për rëndësinë që kanë gjallesat dhe uji për jetën tonë në tokë dhe për rëndësinë që ka energjia për aktivitetet e qenies njerëzore. Përgatitja didaktike dhe informacioni që përmbajnë këto katër botime...
Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 5 vepra klasike të përshtatura për fëmijë: “Odisea”, “Poliana”, Tarzani i majmunëve, Libri i xhunglës dhe Luiza në botën e çudirave. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të veçantë për ju.
Ne ua punuam shqiptarëve ashtu siç na e punuan neve turqit.
Ky set i ideuar me disa seri, është konceptuar për të gjithë ata që janë të pasionuar pas tregimit dhe duan të lexojnë mjeshtrat e “short story”-t të ditëve tona. Prandaj, ju propozojmë dy prej magjistarëve të rrëfimit, Carlos Fuentes dhe Haruki Murakami.
Ky libër i kushtohet Ajnshtajnit dhe veprës së tij me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit.
Ky vëllim përfshin tabela kronologjike për vitet 1725-1995, aparatin bibliografik më të gjerë që ekziston dhe treguesin e emrave, vendeve dhe imazheve aktuale, nga kubizmi te dekonstruktivizmi. Për pafundësinë e materialeve ilustruese, libri mund të titullohej Enciklopedia e arkitekturës moderne, dhe do të ishin midis Enciklopedive, vëllimi më i plotë dhe...
Hidhet në qarkullim numri 2 i revistës MEDIUS, botim i Institutit të Komunikimit Medius. Ky numër është i fokusuar mbi teknologjinë, duke sjellë këndvështrime të personaliteteve të ndryshme mbi ndikimet që ka në jetën tonë të përditshme.Në këtë numër, kushtuar sfidës sonë përballë pushtetit të teknologjisë, do gjeni shkrime nga: Milazim Krasniqi, Selami...
Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernoëitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).
Ska vend në botë që të më pëlqejë më shumë se kuzhina... Kështu nis romani i Banana Yoshimoto-s, Kitchen, që pas përkthimit të botimit të parë është përkthyer në shumë gjuhë dhe madje ka fituar dy prej çmimeve letrare më prestigjioze në Japoni, duke u ngjitur në majë të listës së bestsellerëve, ku qëndroi për më shumë se një vit dhe u shit në miliona kopje.