Andon Andoni NA0082
New product
Libri i sapobotuar “Kostë Çekrezi - I treti, i munguari” i sjell lexuesit jetën e njërit prej personazheve më interesantë të historisë shqiptare. Rrethanat e lanë në harresë Konstandin Çekrezin, përkthyesin, gazetarin, historianin dhe politikanin e zjarrtë. Por, më në fund, kemi një përpjekje për ta rizbuluar dhe është rasti të themi me mirënjohje: Mirë-se-erdhe përsëri në botë Çekrez!
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Naimi | |
| ISBN | 978992843533 | |
Shkrimtari Andon Andoni ka provuar penën në lëmin e pabesë të biografisë dhe ia ka dalë të na japë me thjeshtësi e siguri njeriun erudit dhe plot ndërlikime, që e kaloi jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Kostë Çekrezi (1892-1959) u lind në Ziçisht, Korçë, studioi në Greqi, pastaj mbaroi universitetin e Harvardit, SHBA. Ligjëroi si profesor në Uashington, u kthye në Tiranë, ku punoi si gazetar, u rikthye në Amerikë për të organizuar komunitetin shqiptar dhe vdiq papritur në afërsi të Uashingtonit. Jeta e tij ishte një energji e pafund: energji për të shkruar, për të polemizuar dhe për të kundërshtuar autoritetin. Ishte i rrëmbyer në hapat që hidhte dhe kjo bënte që të pengohej e të rrëzohej herë pas here.
Kur shkoi në Amerikë, Çekrezi u emërua kryeredaktor i “Diellit”, ndërsa më vonë punoi për njohjen e Shqipërisë nga SHBA. Këmbëngulja e tij ishte proverbiale. Aq me pasion e kishte marrë ai çështjen e njohjes së Shqipërisë nga Amerika sa në një rast, në vitin 1922, i paraqiti Departamentit të Shtetit një tablo tejet të zbukuruar të gjendjes në Shqipëri, duke deklaruar se një gjeolog i huaj kishte zbuluar atje rezerva platini! Çekrezi shkroi një histori të Shqipërisë në anglisht, ndër të paktat tekste, që e njihnin lexuesin amerikan me vendin e vogël ballkanik nga këndvështrimi i një shqiptari. Ai ishte plotësisht i kualifikuar për ta shkruar këtë histori, sepse kishte qenë vetë pjesëmarrës i saj, në vitet e vështira 1913-1914, kur shërbente si përkthyes pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë e më pas në Durrës. Kostë Çekrezi, pedagogu me syze të rrumbullakëta dhe me flokët përpjetë, mund të kishte jetuar në rehatinë e Uashingtonit, si ligjërues i Universitetit Kombëtar, por në vitin 1925 ai vendosi të kthehej në vendlindje, duke sjellë me vete idetë për një demokraci të stilit amerikan. Në Tiranë, gazetari rebel guxoi të kritikojë autoritetin dhe u arrestua nga Ahmet Zogu. Vite më vonë, pjesëmarrja në një revoltë kundër mbretit (e ashtuquajtura “Kryengritja e Fierit”, 1935), për pak sa nuk i kushtoi jetën. Çekrezi u arratis në Itali, përfundoi në një kamp përqendrimi të Francës dhe mundi të hyjë përsëri në Shtetet e Bashkuara në vitin 1941. Ai dëshmoi menjëherë se nuk ishte shkëputur nga zakoni i rebelit: iu kundërvu Fan Nolit dhe Faik Konicës për mënyrën se si duhej shpëtuar Shqipëria që lëngonte nën pushtimin fashist, themeloi me shpejtësi të habitshme një gazetë dhe një organizatë dhe bashkëpunoi me Departamentin amerikan të Shtetit. Kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, në fillim Çekrezi e përkrahu regjimin e Tiranës, por, pastaj, ra përsëri në zhgënjim, ashtu si shumë të tjerë.
Kjo jetë plot komplikime dhe kthesa të papritura, vjen natyrshëm dhe me stil të këndshëm në rrëfimin e Andon Andonit. Autori ka bërë një punë shteruese disavjeçare për të rindërtuar përmes dokumenteve Kostë Çekrezin, pa e tradhtuar frymën dhe thelbin e heroit të tij karizmatik. Në ceremoninë mortore për Çekrezin, në vitin 1959, Fan Noli, dikur kundërshtar i tij, e filloi meshën me fjalët: “Vdiq fukara një burrë i madh i Shqipërisë”. Janë fjalë me vend, sepse, si shumica e rebelëve, Çekrezi ishte fukara, por, si pak bashkëkombës, ishte burrë i madh.
| pages | 344 |
| ISBN | 978992843533 |
| Shtëpia botuese | Naimi |
| Redaktori | Naim Zoto |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Andon Andoni, vijues i nje tradite letrare te themeluar nga Dritero Agolli, Teodor Laci, Skender Rusi dhe Sotir Andoni, rikthehet per lexuesit me nje vellim me tregime, i cili e befason lexuesin me menyren e rrefimit, lenden qe rrok dhe elemente te tjera te zhanrit te prozes se shkurter