Bruno Zevi BDI0325
New product
Ky vëllim përfshin tabela kronologjike për vitet 1725-1995, aparatin bibliografik më të gjerë që ekziston dhe treguesin e emrave, vendeve dhe imazheve aktuale, nga kubizmi te dekonstruktivizmi. Për pafundësinë e materialeve ilustruese, libri mund të titullohej Enciklopedia e arkitekturës moderne, dhe do të ishin midis Enciklopedive, vëllimi më i plotë dhe aktual, sepse përfshijnë edhe të gjithë industrinë urbane, punimet e mëdha të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Paris, Vjenë, Madrid në New Towns britanikë dhe skandinavë dhe projektet e qytetit të viteve 2000.
903 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
ISBN | 9789928103383 | |
Viti i botimit | 2012 | |
Në vëllimin e parë të Historisë së arkitekturës moderne janë dokumentuar origjina e lëvizjes moderne (nga Revolucioni francez e këndej), periudha e parë pioniere me Arts and Crafts të Morris dhe Art Nouveau të arkitekteve Horta, van der Velde, Olbrich, Gaudi dhe Loos, periudha racionaliste e shënjuar nga Le Corbusier, Gropius dhe Bauhaus, Mies van der Rohe dhe nga ekspresionizmi i Mendelsohnit dhe, në fund stina organike, protagonist i së cilës është arkitekti i shquar, Alvar Aalto. Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright-it dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar, pa humbur identitetin e vet. Stimuli krijues është i orientuar drejt asaj që Ajnshtajni e quajti hapësirë pa kuti, ngjarje e lokalizuar jo vetëm në kohë por edhe në hapësirë. Kjo është ëndrra dhe angazhimi i çliruar nga dogmat e klasicizmit, nga pengu i një vizioni statik, perspektiv, tredimensional, i trashëguar nga Rilindja. Hapësira si një mjet për emancipimin vetjak dhe të komunitetit, që reflekton e sfidon shoqërinë për të stimuluar rinovimin e saj.
Lloji i botimit | Hardcopy |
pages | 788 |
ISBN | 9789928103383 |
Viti i botimit | 2012 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Albana Tollkuçi |
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në...
Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative? Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku...