Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor.
Ndër katër librat themelorë të Michel Foucault, të botuar në të gjallë të autorit (1926-1984) (disa të tjerë janë, të themi, disi më dytësorë ose mund të shihen si nënpjesë të sistemeve që përbën secili nga ata të parët), vështirë të thuhet se cili pati dhe ka ndikimin më të madh, cili përbën qendrën e kësaj vepre intelektuale madhore, cili është hyrja më...
Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë dhe toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...
Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, "Abacia e Northangerit" mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
Një botë inteligjente dhe plot mistere që kalon përmes personazhesh dhe historish që ti do ti përpish menjëherë.
Rrëfime të gjalla të vuajtjeve gjatë komunizmit nëpër kampet e përqendrimit dhe qendrat e internimit, të cilat vijnë në një kohë tjetër nga profesori Sami Repishti
Ky libër sjell udhëzime të thjeshta se si ataku kardiak është shpesh lehtësisht i parandalueshëm.
Libri "Triceratopsi - dinozauri më i fortë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "fytyra me tre brirë". Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi Tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.
Maksi dhe Paulina ndërtojnë një anije piratësh, ama prej vërteti. Por nuk është dhe aq e thjeshtë. Për fat të mirë, në garazh gjejnë materialet që u duhen, për të ndërtuar "tmerrin e deteve"...
Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm.
Lola ndihet si në qiellin e shtatë. Mezi pret të shkojë me pushime, sepse do ti kalojë ato me babin.
Dashuria e vërtetë e Anës, Gilbert Blythe, më në fund bëhet mjek dhe në praninë e miqve më të afërt ata janë gati të shkëmbejnë betimet. Shumë shpejt, çifti i lumtur do të nisë një jetë të re dhe do të ketë shtëpinë e ëndrrave.
Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
Një manual i shkëlqyer i shoqëruar me një CD dhe qindra skema që të ndihmojnë për të fituar ndaj kundërshtarit në fushën e shahut. Kjo libër është pjesë e kurrikulës në shkollë ku loja e shahut, jo vetëm nxit inteligjencën por rrit vëmnedjen dhe forcon karakterin e nxënësve, studentëve, të mësuesve dhe të gjithë atyre që bëhen pjesë e sfidës në fushën me...
Një roman që ka të fsheha mes vëllezërve në një familje, - një histori që i ndjek si fantazëm, një histori të përvuajtur dashurie; rrëfen dhimbjen që të copton shpirtin dhe lumturinë që të le pa fjalë. Ata që e kanë shijuar magjinë e rrëfimit të Fabio Volos në librat e tjerë, nuk mund të mos e lënë pa e lexuar edhe këtë roman.
Mbase vepra më e rëndësishme filozofike e shekullit të 20-të, "Traktat logjiko-filozofik" ishte puna e vetme filozofike që Ludwig Wittgenstein botoi sa kohë ishte gjallë. I shkruar në paragrafë të shkurtër, por brilantë, arriti të kapte imagjinatën e një brezi të tërë filozofësh.
Më 10 maj në të njëjtën ditë që Winston Churchill zëvendësoi Neville Chamberlain si kryeministër i Britanisë së Madhe Gjermania pushtoi Francën, Belgjikën dhe Holandën, dhe Evropa Perëndimore u ndesh me Blitzkrieg ose luftën rrufe.
Mësuesi më i njohur i misticizmit, që e bëri meditimin të famshëm ndërkombëtarisht, në "Kryesorja është te Jesh", shpjegon se të gjithë njerëzit mund të dashurohen, por në fillim duhet të njohin veten.
Një kredhje freskuese në historinë e kinemasë, plot me Hirushe e Princa të Kaltër, por edhe plot ankthe e mall për jetën e thjeshtë. Kjo botë plot shkëlqim nga vjen së brendshmi, nga rrëfimi i vetës dives së kinemasë italiane dhe femrës me famë botërore, Sofie Loren
Romani Nazisti dhe Berberi i autorit gjermano-hebre Edgar Hilsenrath është një novelë groteske për holokaustin gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani. Romani tregon biografinë e Maks Shulc vrasësit të shumëfishtë në SS, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, duke u paraqitur si hebre arrin të emigrojë në Izrael për ti shpëtuar përndjekjes në Gjermani....
Një legjendë fantastike e shandanit shtatëkrahësh me rrugëtimin e tij nga Jeruzalemi në Babiloni, grabitjet e tij dhe rikthimit sërish në Jeruzalem, i përshkruar mjeshtrisht nga tregimtari i famshëm Stefan Cvajg.
I zgjuar, tërheqës, Berni Faini ishte djali më i çuditshëm i Wolff's-it, dyqani më mahnitës i Nju-Jorkut. Si epror ai shkon me ngritje në detyrë në San Francisko për të hapur një degë në Bregun Perëndimor. Karriera e tij ka kapur majat, ndërsa jeta nuk ka gjetur akoma kuptim.
Një roman dokumentar mbi kampet e punës dhe burgjet komuniste, pjesë e jetës së autorit për 23 vjet. Ngjarje të cilat vijnë përmes personazheve reale (edhe pse nganjëherë me emra të ndryshuar) përbëjnë kapitujt e këtij libri, me një improvizim kaq bindës të detajeve dhe dialogjeve, sikur ngjarja të kishte ndodhur dje, brenda një historie, të cilën autori...
Emilia e Hënës së Re e pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbetur jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banojë tek tezja e saj.
Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme, u ngriti...
Këto libra janë përzgjedhur për vajza që nisin të kenë misteret e tyre, të ndërtojnë botën e tyre, dhe të shfaqen të rezervuara në raport me të tjerët. Dy librat e Frances Burnett, “Kopshti i fshehtë” dhe “Princesha e vogël”, “Rebeka” dhe “Etika për vajza” janë pjesë e një seti për të tilla lexuese....
Botimi i tretë i këtij libri është përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian (të riparë në Lisbonë).
Një eksplorim në botën e brendshme të gruas, që del përtej arketipeve të vëzhgimit, që të çon në botën e nëndheshme, me një narracion modern - shfaqet kjo përmbledhje me tregime e autores Mimoza Kuchly, e cila prej dy dekadash jeton mes Francës dhe Shqipërisë.
Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
Dritarja e trenit është media kritike. Kjo përcaktohet nga fakti se hekurudhat shpesh kalojnë në vende që nuk mund të thuhet se janë vitrinat e krahinave apo qyteteve që anashkalohen.
Ky botim përmban dy drama të Martin Camaj: “Loja e mbasdrekës” dhe “Kandili i argjandit”
Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër. Një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte.