Tom Bower BLV0169
New product
Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh dhe hakmarrjeje.
10 Items
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928338617 | |
Trajektorja e Megan Markëllit nga aktore e panjohur në ikonë botërore është e jashtëzakonshme. Pas një fëmijërie të kaluar në sheshxhirimet e Hollivudit, ajo luftoi për t’u bërë një yll. Po edhe kur e mori rolin e rëndësishëm, ëndrra e saj e përjetshme për t’u bërë e famshme ishte ende e pakapshme. Në vitin 2016 krijoi fundin e përrallës së saj: magjepsi princin.
Më në fund, bota ishte skena e saj. Familja mbretërore britanike besonte se suksesi marramendës i dasmës së Saseksëve, i ndjekur dhe i festuar në mbarë botën, ishte fillimi i një epoke të re për Uindsorët.
Megjithatë, brenda një viti të trazuar, ëndrra u kthye në makth. Si pasojë e fushatës së turpshme “Megxit” dhe intervistës së Oprah Uinfrit, fati i familjes mbretërore duket vazhdimisht i kërcënuar.
Publiku mbetet në mëdyshje. Suksesi i Meganit është lëvduar, por ka sjellë edhe hutim e indinjatë. Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë.
Çfarë e pret atë më pas?
Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua?
A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre?
| pages | 460 |
| ISBN | 9789928338617 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |