Viewed products
Ruani çastet e paharruara nga jeta e...
Nje nga mjeshtrat e poezise shqipe te...
Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë. Libri “Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur” përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara...
Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre. "Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix...
Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur sillet politikisht si fëmijë?
Nje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.
Mbreti i tregimeve pop për fëmijë, vjen sërish më superargëtues. Fëmijë e të rritur, ju premtoj se do mbani barkun me dore nga të qeshurat me Teon, qenin, të cilin e detyrojnë të shkojë në gjimnaz. Po çiuaua i vogël kënaqet me pak, se është një qen me pretendime: Bëhet president.....
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
Ky roman gjithëpërfshirës nga autorja e "Një petal i gjatë i detit" tregon historinë epike të Violeta Del Valle, një gruaje jeta e së cilës zgjat njëqind vjet dhe dëshmon për përmbysjet më të mëdha të shekullit të njëzetë. Nëpërmjet syve të një gruaje pasioni, vendosmëria dhe sensi i humorit i paharrueshëm i së cilës e çojnë atë në një jetë të trazuar,...
Analektet janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu.
Nje tjeter roman i bukur per lexuesit e pasionuar te Sveva Casati Modignani, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Dudaj”
Lucy Score me romanet e saj ka bere per vete shume lexues ne mbare boten. Bota Shqiptare ka sjelle ne shqip romanet e saj, ku dy prej tyre jane pjese e nje seti per te gjithe lexuesit e pasionuar me kete autore.
Në studio flasin ndërsa në libër mbetet e shkruar dëshmia e 50 protagonistëve të Opinion-it, të sjella me mjeshtrinë dhe shkathtësinë e gazetarit të njohur Blendi Fevziu. Ata janë personazhe me peshë në jetën e Shqipërisë, por janë edhe personalitete të huaja, të cilët flasin pa dorashka. Këto intervista janë pika referimi edhe për brezat e ardhshëm dhe...
Tashmë, fëmijët janë gjithnjë e më kuriozë për botën e tyre plot fantazi. Dhe në çdo moment presin nga prindërit që të tregohen kreativë dhe plot imagjinatë në komunikimin me ta. Përrallat më moshën 4 vjeç janë përzgjedhur me kujdes sipas zhvillimit dhe botës së fëmijës. Ky botim special vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të...
Ky liber perfaqeson nje shqyrtim te qarte te temave qe shqetesojne njeriun e sotem. Nga kendveshtrimi filozofik, leximi i ketyre faqeve na ofron celesat e nje interpretimi me te mire te vetes tone
BOTART sjell në shqip “PAPIRUS - Shpikja e librave në botën e lashtë”, një nga titujt më vlerësuar në botë, nga autorja spanjolle Irene Vallejo. Libri hidhet në treg më 21 prill 2021. Parapaguaje që tani. Libri vjen tek ju sapo të dalë nga shtypshkrimi.
Ky ditar i drejtohet Lúlus, pjesës më të fisme të njeriut, dhe në të shpaloset një botëkuptim i ndryshëm e i ri, si reagim ndaj kohëve të vështira që po kalojmë. Duke u nisur gjithnjë nga përjetimi i tij i problematikave apo situatave të ndryshme, autori i jep zë ndjenjës, duke zgjedhur më të thjeshtën dhe njëherazi më të vështirën prej udhëve për të...
Koment nga autori: Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të...
Ky është një fjalor bazik, me fjalët më të përdorura në përditshmëri që i vlen të gjithë atyre që komunikojnë apo punojnë në një mjedis frëngjishtfolës
Një libër plot kthesa të papritura! Dhe tepër dramatike. Mezi pret të kthesh fagen. Histori e jashtëzakonshme. Është një udhëtim i tmerrshëm, me të gjitha goditjet dhe të papriturat që nuk arrin t'i dallosh.
Tre metra mbi qiell, një roman i jetës së përditshme, një histori romantike, një pikturë dinamike e jetës së adoleshentëve ende të pasigurt për veten e tyre... I botuar fillimisht nga një botues i vogël roman (më vonë me shumë sukses nga Feltrinelli), romani qarkulloi për vite i fotokopjuar, duke u bërë një kult midis të rinjve të kryeqytetit italian.
Romani është shkruar në tri vëllime dhe përfshin një periudhë të gjerë historike, që nga fëmijëria e Pjetrit e deri te formimi i tij si strateg ushtarak dhe reformator i madh. Romani ka shumë personazhe dhe ngjarjet historike të Rusisë së atëhershme jepen të gërshetuara me intriga dashurie të zhvilluara në disa linja, si dashuria e Pjetrit me gjermanen...
Një përrallë klasike për kohët moderne, "Të mos festosh Krishtlindjet" sjell një këndvështrim gazmor të gjullurdisë dhe emocioneve që gjithmonë bëhen pjesë e kësaj feste tradicionale. Prandaj, ky libër e ka lexuesin në fundviti më shumë se asnjëherë tjetër...