Papirus View larger

Papirus

Irene Vallejo A-000705

New product

Përshkrim i shkurtër

BOTART sjell në shqip “PAPIRUS - Shpikja e librave në botën e lashtë”, një nga titujt më vlerësuar në botë, nga autorja spanjolle Irene Vallejo. Libri hidhet në treg më 21 prill 2021. Parapaguaje që tani. Libri vjen tek ju sapo të dalë nga shtypshkrimi.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341266

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

LIBRI QË LINDI MES MOTIT TË KEQ

Në një nga ato kujtimet e parapëlqyera të fëmijërisë, eci e kapur pas dorës së madhe të gjyshit tim, me kurrizin e saj të spërkatur me ato njollat e verdha që i lyen mosha.

Në krah të tij, ndihesha absolutisht e sigurt. Jo vetëm që kujdesej për mua, por kishte një instinkt mbrojtës universal dhe pa dallime. E shoh të kërrusur në rrugë, duke u përpjekur të vendosë në vend kapakun e një pusete apo duke hequr nga trotuari lëkurët e frutave për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

Duke provuar nëse skelat e një godine në ndërtim ishin të sigurta. Duke mbajtur kova me ujë, që nga shtëpia, për të vaditur pemët që po japin shpirt gjatë muajve të tmerrshëm të verës së Saragozës. Gjyshi im kërkonte që largonte ato të këqija që mund të shmangeshin, donte të shpëtonte njerëz të panjohur, bimët, çdo gjë në botë.

Dëshironte të korrigjonte e të ndreqte çdo kaos. Kur kishte neutralizuar kërcënimin e një lëkure dinake prej bananeje të hedhur në trotuar, më thoshte: “E sheh? E mira nuk duket. Dikush nuk do të përplaset këtu, nuk do të rrëzohet e të thyejë këmbën. Dhe kurrë nuk do ta marrë vesh këtë”.

Ky libër flet për ata njerëz si gjyshi im. Për shpëtimtarët e padukshëm. Për shkatërrimin që dikush e shmangu me një përpjekje të heshtur. Për kaosin që mund të kishte qenë, por nuk ndodhi. Për të mirën që nuk vihet re.

Papritur, “PAPIRUS” ka mbërritur në duart mikpritëse të lexuesve në një periudhë çudirash, kohësh të zymta që na kanë sjellë në mendje brishtësinë tonë të pashërueshme.

Të befasuar nga pasiguria, kemi ndier mbrojtjen e infermierëve anonime që përballeshin çdo ditë me një virus të padukshëm dhe me frikërat e tyre. Ida Vitale shkroi: “Duke qenë se nuk i shpëton asgjëje, përpiqu të jesh ti shpëtimi i diçkaje”. Këta muaj, duke kërkuar ndonjë vegjë ku të kapemi apo ndonjë kamerdare shpëtimi ndaj angështimit, i kemi drejtuar sytë te librat, te këto sende ‒ të cenueshme ashtu siç jemi edhe ne ‒ që gjithmonë kanë qëndruar përbri nesh dhe në anën tonë, që na shpëtojnë nga çdo lloj ngujimi vetëm me lëvizjet e buta të syve dhe të duarve tona, dhe na kujtojnë se i gjithë universi mund të futet në brazdat e një faqeje të shtypur.

Të lexosh, do të thotë të dëgjosh muzikë në formën e fjalëve. Është diçka e afërt dhe e çuditshme. Ndonjëherë është si të flasim me të vdekurit për t’u ndierë më të gjallë. Është një udhëtim pa lëvizur. Është një mrekulli e përditshme. Në këto kohë mbylljeje, kemi vërtetuar se librat e zbutin ankthin dhe na shpien diku larg.

Sot vlerësojmë ‒ ndoshta më shumë se kurrë ‒ rolin që luajnë në jetët tona të trazuara nga tallazet dhe pështjellimi. Përgjatë shekujve, këto peshtafe fjalësh u kanë mbijetuar luftërave, diktaturave, thatësirave, krizave dhe katastrofave.

Utopitë brenda tyre presin ditë më të mira. Na ofrojnë vazhdimisht në faqet e tyre ‒ si krahë të hapur ‒ idetë, historitë dhe rrëfenjat që na nevojiten për të shkruar të nesërmen.

Gjithnjë kam qenë pesimistja zyrtare e familjes. Në fakt, këtë ese nisa ta shkruaj në disa rrethana personale të zymta. Dhe, në mënyrë paradoksale, kur rrethanat ishin vërtet të këqija, dezertova.

E braktisa anijen e fatalizmit në mes të stuhisë. Përqafova, shumë vite pas atyre patrullimeve tona në rrugë kur shihnim për ndonjë lëkurë bananesh, idetë e gjyshit tim në lidhje me bollëkun e shpirtmirësive të padukshme. Nuk është rastësi: ndërsa bëja përpara, germë pas germe, rresht pas rreshti në shkrimin tim, jetova në kontakt të përditshëm me njerëz të përkushtuar ndaj kujdesit ‒ profesionistë të përkujdesjes, shtylla të heshtura mbështetëse.

Në njëfarë mënyre, ata e krijuan laboratorin e këtij libri, depërtuan nëpër të çarat e imagjinatës sime. Ata ishin peizazhi im. Përvojat gjithnjë u japin formë ideve dhe, në këto rrethana, boshti i esesë anoi butësisht drejt aventurave të heshtura të shpëtimtarëve anonimë të librave.

PAPIRUS lindi i vogël, në mes të motit të keq, në antipodet e shpresave të mëdha. Më ngjall emocion fakti që është rritur falë zemërgjerësisë së atyre njerëzve të afërt e të panjohur, të atyre grave entuziaste e të fshehta. Për sa kohë qëndron i mbyllur, një libër është vetëm një partiturë e heshtur me tekstin dhe muzikën e një simfonie të mundshme. Nuk ka histori, nuk ka faqe që të regëtijë pa u përkëdhelur nga sytë e të tjerëve. Për të marrë jetë ka nevojë për interpretues që t’i bëjnë telat të dridhen, që të përshkojnë ethshëm pentagramin, që të pëshpëritin këngët me theksin e vet, që ta modulojnë melodinë sipas ritmit të kujtimeve të tyre. Të lexosh, kërkon të besosh te historia, por edhe ta krijosh atë. Letërsia, siç thoshte Ursula K. Le Guin,  ofron një bashkëpunim mes rrëfimtarit dhe publikut, mes shkrimtares dhe lexueses; është imagjinatë dhe bashkëbisedim. Kështu, të shkruash do të thotë, gjithashtu, t’ua besosh veten duarve të tjera, shikimeve dhe zërave të tjerë. Dhe pikërisht aty ka ndodhur e pazakonta, ajo polifonia emocionuese e leximeve ritmike dhe me të njëjtin hap. Siç do të thoshin Blanche DuBois te romani Tramvaji me emrin Dëshirë dhe gjyshi im, ky është një libër i shpëtuar nga shpirtmirësia e njerëzve të panjohur. Falënderim pa fund për të gjithë ata dhe ato, për ty, që e mbani të gjallë këtë aventurë mijëravjeçare.

 IRENE VALLEJO, gusht, 2020

***

ÇMIME

Eseja më e brohoritur e kohëve të fundit.

Çmimi “Syri kritik i rrëfimtarisë”.

Çmimi “Libraritë rekomandojnë”, në kategorinë e veprave jo të trillit.

Çmimi “Buho për librin më të mirë”, i Shoqatës Aragoneze të Miqve të Librit.

Çmime të “Romanit historik hislibris”, në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.

Çmimi “Veprimi civil në mbrojtje të shkencave humane”, në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.

***

VLERËSIME

“Ata libra që të zbusin, që të shtrojnë, që të imponojnë ritmin e leximit, që të ulin nervat, nuk gjenden lehtë, pavarësisht se janë aq të nevojshëm. Libri i fundit që kam zbuluar titullohet Pafundësia në fijet e xunkthit.”

 Juan Jose Millas, El Pais

“Dashuria për librat dhe për leximin është atmosfera në të cilën kalojnë njëra pas tjetrës faqet e kësaj kryevepre. Jam absolutisht i sigurt se do të vazhdojë të lexohet edhe kur lexuesit e sotëm të jenë në botën tjetër.”

 Mario Vargas Llosa

“Mund të jesh një profesor filolog dhe në të njëjtën kohë të shkruash si një engjëll.”

 Luis Alberto De Cuenca, ABC

“Vallejo ka vendosur me mençuri të çlirohet nga stili akademik dhe ka zgjedhur zërin e rrëfimtares, historinë e konceptuar si fabul.”

 Alberto Manguel, Babelia

“Një shtjellim serioz dhe i këndshëm që përshkohet nga kënaqësia e të rrëfyerit.”

 Gonzalo Torne, El Cultural

“Irene Vallejo sapo nënshkroi një libër gjenial, universal, unik.”

 Jordi Carrion, The New York Times

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages448
ISBN9789928341266
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIvzi Koçi
RomanMotivim&Vetëdije
I ri1