Pjetri i Madh, vellimi 2-3

Aleksej Tolstoj BOM0054

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani është shkruar në tri vëllime dhe përfshin një periudhë të gjerë historike, që nga fëmijëria e Pjetrit e deri te formimi i tij si strateg ushtarak dhe reformator i madh. Romani ka shumë personazhe dhe ngjarjet historike të Rusisë së atëhershme jepen të gërshetuara me intriga dashurie të zhvilluara në disa linja, si dashuria e Pjetrit me gjermanen Ana Mons, me estonezen e thjeshtë Katerina, jeta martesore plot andralla dhe aventura e Vasil Vollkovit me Aleksandra Brovkinën, dashuria e fshehtë e Boris Golicinit me princeshën regjente Sofja, e djalit të vogël të Ivan Brovkinit me princeshën Natasha etj.

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN97899927-40-63-9/64-7

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Figura qendrore dhe mbizotëruese në roman është ajo e Pjetrit të Parë. Pjetri paraqitet në roman tepër i njerëzishëm, me të gjitha veset njerëzore. Por thjeshtësia e tij, energjia, vrulli dhe këmbëngulja me të cilën realizon projektet e tij, orientimi drejt Perëndimit për zhvillimin e vendit, e bëjnë Pjetrin e Parë një figurë të dashur dhe të respektuar për lexuesin. Veçanërisht të pashlyeshme mbeten në kujtesën e lexuesit udhëtimet inkonjito që ai bën nëpër vendet e zhvilluara të Evropës, për t'u njohur më nga afër me shkencën, teknikën dhe kulturën e tyre, me qëllim që të zgjedhë modelin për zhvillimin e Rusisë së prapambetur. Për këtë qëllim ai, krahas ngritjes së tij profesionale dhe arsimore, nuk ngurron të punojë edhe vetë si punëtor i thjeshtë.

Data sheet

pages510
ISBN97899927-40-63-9/64-7
Shtëpia botueseOmsca - 1
Published year2001
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiQamil Bedhia