Italo Calvino BD0049
New product
Koment nga autori: Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri.
8 Items
Më në fund kryevepra e Italo Calvino-s vjen në shqip, duke ruajtur gjithë origjinalitetin e stilit, strukturës, frymës dhe ideve të këtij romani post modernist. Me t'u botuar në vitin 1979, ky roman u bë menjëherë një best seller. Në vitin 2009, gazeta "The Telegraph" e përfshin "Nëse një natë dimri një udhëtar..." në vendin e 69 nga 100 librat që duhen lexuar. Veçanërisht i vlerësuar në Britani dhe SHBA, Italo Calvino ishte shkrimtari italian më i përkthyer i kohës së tij dhe i nominuar shpesh herë për Çmimin Nobel. Calvino ka marrë shumë çmime dhe vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, mes të cilave Çmimin Feltrinelli, Çmimin Shtetëror të Austrisë për Letërsinë Europiane Staatspreis für Europäische Literatur, Légion d'Honneur, Çmimi i Karrierës nga World Fantasy Award.
Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
Ky libër sjell një rrëfim briliant të natyrës njerëzore duke eksploruar arritjen e ekzistencës, aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria dhe së fundi, një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje individuale
Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...