Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
Një botim i shkëlqyer për bletën dhe bletërritësit, shkruar me profesionalizëm nga Keanthi Dhuci, një udhëzues praktik me informacion të pasur mbi bletët, karakteristikat dhe vlera që kanë produktet e bletës për njeriun; faktorët që ndikojnë në rritjen e prodhimit të mjaltit, si shtohen familjet e bletëve, shtegtimi dhe masat që merren nga bletërritësit
Ky libër është një manual praktik që sintetizon njohuritë që shkenca neurologjike u ofron prindërve dhe edukatorëve, me qëllim që të mund të ndihmojnë fëmijët të arrijnë një zhvillim të plotë intelektual dhe emocional.
Vepro si ujku deshifron kodin e blerjes, përmes të cilit kushdo – pavarësisht moshës, arsimit ose nivelit të aftësive – mund të bëhet mjeshtër në shitje, negocim, sipërmarrje dhe oratori.
“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.
Ndiqni Dorotin dhe qenin e saj Toto në aventurën e tyre në mbretërinë e Ozit.
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit
Libri ju ndihmon që të përdorni fuqinë e mendimeve tuaja për të përmirësuar jetën dhe të keni qetësinë e mendjes që keni kërkuar gjithnjë. Mësoni të mendoni në një mënyrë që do t'ju ndihmojë të keni sukses dhe që do t'ju bëjë të lumtur në çdo aspekt të jetës.
Libri përmban: ushtrime, udhëzime, zgjidhje dhe teste kontrolli.
A e kishte gjetur Qeni - njeri ndihmësin Perrr - fekt?
Botimet Living prezantojnë librin më të ri për fëmijë "Pepa shkon në pishinë".
Histori të patreguara më parë për tre vajzat e liderave më të pushtetshëm në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Jaltës dhe fati i botës i treguar nga një perspektivë unike nën penën e autores Catherine Grace Katz.
Nëse e ke vendosur për t’i dhuruar një libër mikut tënd, mos u shqetëso për më tej. Për këto mendon Bukinist.al, mjafton që ti të zgjidhës produktin tonë “Gift CARD”, shërbim i parë i këtij lloji në Shqipëri
Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.
Rebeka është një nga shumë vajzat e sotme, që shpenzon pa kriter dhe nuk jeton dot nëse nuk blen diçka, pra, vuan nga sindromi i pazarit. Ajo thotë se, "Kremi hidratues është gjithmonë i domosdoshëm, njëlloj si buka dhe qumështi.".. "Në sfond muzikë e lehtë, aromë e këndshme pudre dhe llaku të përzierë me aromë kafeje. Ja kështu e përfytyroj unë...
Ky është romani tipik i kompleksitetit të vëzhgimit në njeriut të vetmuar, të paaftë për të kuptuar dhe të pafuqishëm. Kjo kryevepër e Alberto Movarias vjen në shqip nga Diana Kastrati
Edhe kjo vepër vjen e plotësuar dhe e pasuruar me ide dhe me personazhe, me tmerr dhe me përsiatje, me domethënie e bëma nga burgu e më pas, kur po binte diktatura dhe në Shqipëri do të niste një ere e re, ajo e lirisë dhe e shqetësimeve të saj të furishme, kur shumëçka po kërkonte të gjente vetveten.
Romani sjell historinë e vërtetë dhe të pazakontë të një vajze shqiptare në emigrim, që ka shpirtin e saj të mbërthyer në një ëndërr! Artan Mullaj, edhe në këtë roman e ka gjetur lexuesin e vet me mjeshtrin, thellësinë dhe pasionin e rrëfimit
Jetoje vajzën tënde në çdo moshë. Ky botim shoqërohet me një audio CD e cila përmban 15 ninullat më të bukura shqiptare që mund t'ia vendosni të voglës suaj.
Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.
Ky tekst përdoret gjerësisht në universitetet publike dhe private, sidomos te studentët që vazhdojnë masterin shkencor. Autori, Dr. Lekë Sokoli sjell gjithë përvojat e tij si pedagog për gjatë dy dekadave dhe gërsheton njohuritë e tij në disa disiplina. Ky libër që shkon te lexuesit e botës universitare është botimi i pestë.
Vogëlushja Poliana mbetet jetime dhe shkon të jetojë me tezen e saj, znj. Polin, një grua e zymtë. Aty Poliana njeh miq të mirë dhe njerëz shumë interesantë, që i bën për vete me natyrën e saj të qeshur dhe miqësore.
Libri “Liza në botën e çudirave” është një tregim fantastik, i botuar në 123 vende të botës.
Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit "Ditë kafenesh", sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.
Korrieri Mishel Strogov arrin te zbuloje planin per pushtimin e Siberise, te cilin e qeveriste vellai i Carit te Madh te Rusise dhe arrin t'iu vihet ne ndihme per te parandaluar planin e fshehte per rrezimin e tij