Një libër i mrekullueshëm... më i miri për nga trajtimi në thellësi i UÇK së... Do të jetë me interes si për specialistët në Kosovë, ashtu dhe për ata në Jugosllavi e Ballkan, si dhe për lexuesin e gjerë, që interesohet për një hyrje në temën e UÇK së për konfliktet e Kosovës të viteve '90.
Libri që po merrni në duar u shkrua në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe deri në 14 Janar 2015. Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët, ëndrrat e tij për...
Krisma në Parlament: trazirat e 1924-ës, vrasja e dy amerikanëve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit
Tek libri "Ti që më dëgjon" i drejtohem nënës sime, pak pasi u largua nga kjo botë, me sigurinë se vdekja nuk mund ta ndërpresë bashkëbisedimin mes dy njerëzve që duhen. Nëna ime është një prani që i takon pafundësisë, si të gjithë të vdekurit tanë të shtrenjtë: unë e di që me të mund të flas ende. Alberto Bevilaqua
Ky botim sjell përfitimet që Joga i sjell trupit të njeriut, parë edhe nën dritën e studimeve më të fundit shkencore që ka bërë bota: Një qasje historike dhe përdorimin e saj në jetën e përditshme, në dobi të trupit dhe mendjes njerëzore
Historisë së Artemis Fowl-it po i vjen fundi: Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.
Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet financiare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore.
Një poete, që me një shqipe të dashur dhe elegante, na sjell një poezi të latuar në mënyrë të përkorë, plot frymë, ajër e freski.
Koni përhumbet në sytë e kafenjtë të Filipit kur e shesh. Fluturat në stomak nuk po i ikin.
Daja i Anës ka ftuar mbesën e tij dhe shoqet e saj në hotelin e tij kështjellë. Kjo është fantastike!
Vëllimi i tretë i “Historisë së botës” së dy prej mendjeve më brilante të historishkrimit të shekullit të XX, J. Robert dhe O. Westad trajtojnë epokën e revolucioneve dhe pasojat që shkaktuan në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Ky është vëllimi i fundit i serisë me tre vepra të historisë së botës.
Harrieta është spiune. Në ditarin e saj ajo shkruan çdo gjë që di për të gjithë, edhe për shokët e klasës, madje edhe për miqtë e saj më të mirë.
Plot humor e i ëmbël, libri Detektivët e makaronave tregon se si dy fëmijë të kundërt në dukje e pa lidhje me njëri-tjetrin, mund të bashkohen së bashku dhe të funksionojnë më mirë si një skuader.
Sipas teorisë së konspiracionit të zyrtarëve të qeverisë amerikane, 19 rrëmbyes kamikazë myslimanë nga Lindja e Mesme, me zemrat të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë.
Tregimi në vetën e parë paraqet përshtypjet e Moasit, reflektimet dhe pyetjet e tij, ndërsa përpiqet të kuptojë njerëzit dhe paradokset e tyre. Ai është i mahnitur me bukuritë e botës, por edhe me inkoherencën e njerëzve. Vepra na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet duke na treguar idealizimin e një njeriu-qen,...
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë. Autori e pati lënë dorëshkrimin – të hartuar në fletë të trasha letre mat e me bojë të...
Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të ‘realitetit të pisët’ ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
Romani “ Misioni Londër“ është përkthyer në 13 gjuhë të huaja, por është shoqëruar gjithashtu me kritika aq të forta në Bullgari, sa është refuzuar për botim nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme.
Romani “Kënga e zogjve të egër” me autor Enes Karić i vendos ngjarjet në Sarajevën dhe Bosnjën e fundit të shekullit të XVI. Në atë kohë Perandoria Osmane provoi disa humbje nga ushtritë e bashkuara të forcave europiane. Këto humbje ndikuan në radikalizmin fetar, duke sjellë ndërkaq edhe ndryshime sociale, të cilat lanë gjurmë në jetën e atëhershme të...
Në librin e dytë të serisë “Ariu i Bardhë i Ëndrrave”, do të gjeni dashurinë dhe pasionin e një vajze të vogël, e cila me këmbënguljen e saj, shndërrohet në balerinën që kaq shumë e kishte dëshiruar... Rrugëtimin për të shkuar deri atje, e gjeni në këtë përrallë, me ilustrime autentike, bashkëkohore dhe mbresëlënëse, për fëmijët dhe prindërit gjithashtu....
Kjo ese historike u referohet betejave të mëdha historike, luftrave të mëdha detare në brigjet e Ilirisë dhe në bedenat e fortesave mesjetare shqiptare, rrethimi i kështjellave apo luftrat e stratiotëve shqiptarë nën flamurin e mbretërve të shumtë të Francës, përplasjet e perandorive apo dy Kishave të mëdha, Romës dhe Konstantinopojës. Të gjitha këto...
Këto dy romane nga letërsia turke kanë bërë për vete me miliona lexues. Prandaj, i rekomandojmë edhe ne për lexuesit e shumtë që kanë Elia Shafrak dhe Livaneli.
Vëllimi Novela Botërore - 2, sjellë në shqip nga “Botimet Poeteka” i ofron lexuesit të ri disa prej shkrimtarëve me të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel për letërisnë (përkatësisht RUDYARD KIPLING - SELMA LAGERLÖF - FRÉDÉRIC MISTRAL.) Tekstet janë përkthyer nga Dr. Silvana Leka dhe janë një hyrje e goditur për të...
Nacionalizmi kërkon të besosh fort në diçka që duket sheshit se nuk është. Sikurse ka thënë Renani “Një ndër faktorët thelbësorë të formimit të kombit është edhe shtrembërimi i historisë”. Historianët kanë detyrimin që të mos e shtrembërojnë, ose të paktën të përpiqen të mos e shtrembërojnë.
Në plot 15 kapitujt koncizë të këtij vëllimi, Juha Varto, i konsideruar si një nga filozofët më të rëndësishëm finlandezë, jep detaje interesante rreth gjithçkaje që lidhet me estetikën, artin, bukurinë, filozofinë, muzikën etj. Një libër me vlerë dhe shumë i çmuar jo vetëm për çdo pedagog apo student, por edhe për çdo lexues kureshtar që do të mësojë më...
Një mjet didaktik për të përvetësuar strukturat bazë të anglishtes, shumë praktik për të gjithë nxënësit duke filluar nga mosha 9 vjeç. Fjalori përmban 6 mijë fjalë për pjesën anglisht-shqip dhe 3 mijë fjalë për pjesën shqip-anglisht.
Historia e një gjykatësi që nuk do të gjykojë, që nuk përballon dot ekzistencën e së keqes. Jo për utopi, por për arsye besnikërie, për dashurinë e babait partizan, ai dëshiron të kuptojë arsyet e dhunës që ka pllakosur Italinë në vitet e errëta të terrorizmit. Një libër që reflekton për drejtësinë, mundësitë dhe limitet e saj.
Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere.
Autoret Joan Holub dhe Suzanne ëilliams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund ti bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre.