Giorgio Fontana BDR031
New product
Historia e një gjykatësi që nuk do të gjykojë, që nuk përballon dot ekzistencën e së keqes. Jo për utopi, por për arsye besnikërie, për dashurinë e babait partizan, ai dëshiron të kuptojë arsyet e dhunës që ka pllakosur Italinë në vitet e errëta të terrorizmit. Një libër që reflekton për drejtësinë, mundësitë dhe limitet e saj.
901 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
ISBN | 9789928184207 | |
Viti i botimit | 2015 | |
Milano, verë 1981. Gjendemi në fazën më të vonë dhe më të egër të periudhës së terrorizmit në Itali. Ende pa mbushur dyzet vjeç, Xhakomo Kolnagi është një gjykatës në vijën e frontit. Duke koordinuar një grup të vogël hetuesish, ai prej kohësh po bën hetime rreth veprimtarisë së një bande të re të armatosur, përgjegjëse për vrasjen e një politikani demokristian. Dyshimi dhe shqetësimi e shoqërojnë gjithmonë. Ai është katolik i përkushtuar, po me një besim intim e tragjik. Vjen nga një shtresë e varfër, por është i bindur se suksesi i tij personal përbën provën e të jetuarit në një shoqëri të hapur. Është i martuar e me fëmijë, po marrëdhëniet me familjen janë të largëta e plot vuajtje. Ka dy miq shumë të dashur, me të cilët shkëmben polemika, pëlqen orët e pasigurta, periferitë, futbollin, takimet në pijetore.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 276 |
ISBN | 9789928184207 |
Viti i botimit | 2015 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |