Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet t'i mbajë skllevër.
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e parë janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1899 deri 1922
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e II janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1923 deri në vitin1940
Ky është versioni italisht i veprës monumentale të Atë Zef Pllumit, i cili është përgatitur me parathënie të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Kjo vepër ka pasur jehonë të madhe në tregun italian dhe është konsideruar si një testament për të kuptuar sistemin komunist
Ky është një botim i përmbledhur biografik i At Zef Pllumit ku sjell të gjithë anëtarët më të spikatur të Urdhrit Françeskan që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Ky botim është një vlerë edhe për rolin që ka luajtur ky urdhër për kulturën dhe historinë kombëtare shqiptare
Fletore Pune Matematike për klasat e shtata të shkollës 9-vjeçare.
Frederik Gjerasi, i shkolluar në Rusi, përkthyes i Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive në Moskë dhe njohës i marrëdhënieve shqiptaro-ruse, zbardh anë të panjohura të këtij raporti, i cili u ndërpre menjëherë në vitin 1961. Por, pse ndodhi? Kush e nxiti? Drama që shkaktoi? Këto pyetje dhe dilema i sjell në librin e tij me kujtime Prof. Frederik Gjerasi
Nuk ka ditë kur një burrë dhe një grua të mos shkëmbejnë premtimin fatal të dashurisë: të dua! Një premtim që edhe mund të tradhëtohet, të harrohet, por që nuk kalon pa lënë një kujtim të pashlyeshëm, mall, keqardhje, mbase edhe urrejtje.
Vjetërsia dhe autoktonia e shqiptarëve, nën dritën e të dhënave të dialektologjisë sonë historike, përbëjnë temat e këtij studimi shkencor. Në mënyrë metodike bëhet edhe një pasqyrë e tipareve dalluese të dy dialekteve të shqipes. Libri u vjen në ndihmë studentëve dhe kujtdo që interesohet për historinë e popullit dhe gjuhës së tij.
Ky kont misterioz jeton në kështjellën e tij në Transilvani. Ai e detyron Harkerin të vijë nga Londra për të blerë një vilë angleze, mirëpo qëllimet e tij nuk janë ato që duken.
Ky libër trajton këtë rrymë si lëvizje letrare dhe ideore, në të cilën ka kaluar bota
Paul Johnson zbulon të gjitha mëkatet që kanë bërë këta mendimtarë të mëdhenj dhe leximi i mëkateve të tyre në këtë libër është dëfryes. Këtë konstatim sfidant bën gazeta prestigjioze The New York Times
Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright vjen me një tjetër libër, reflektim rreth fuqisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në epokën tonë. Botimi është shoqëruar me një parathënie të ish-presidenit Bill Clinton. Libri vjen në shqip nga Engjëllushe Shqarri.
Një libër që i jep përgjigje shumë pyetjeve, duke në bërë të jemi komunikues perfektë.
Në këtë libër do të vijë teoria e përmbledhur e Gerard Genette për narratologjinë. Këtu analizohen të gjitha konceptet kyçe të kësaj discipline, si koha, hapësira, vendi, zëri, rrëfimtari, këndi i pamjes, etj. Për të gjithë personat që duan të studiojnë në këtë fushë, ky libër është guida bazë në këtë fushë
Të gjithe kanë nga një histori, pa dyshim. Por disa njerëz kanë me mijëra Rexhep Tajjip Erdogan është njëri prej këtyre. Ndoshta ai është më në krye të atyre që gjenden në qendër të vëmendjes shoqërore.
Një histori e zgjuar dhe me të papritura për fuqinë e ndjesës në buzët e fëmijëve.
Një roman historik mbi Berishët e Muhurrit. A e ndihmuan Skëndërbeun apo e tradhtuan? Roli i Dhimitër dhe Nikollë Berishës nga Dibra, gjeneralë të Skënderbeut.
Ne kete pako jane perfshire tre librat Hyrje ne psikanalize te Frojdit, ku jane permbledhur te gjitha leksionet e tij ne kete disipline
Kujdes! Tomi, Delia dhe e gjithë familja Gejts po shkojnë me pushime. Si do të arrijë Tomi ta mbajë veten të zënë përgjatë pushimeve në kampin më të mërzitshëm që keni parë ndonjëherë? Duke vizatuar natyrisht! Një histori e re emocionuese qe pret me padurim te vizatoni edhe ju pushimet tuaja!
Benjamin Konstant njihet përgjithësisht si ekonomist, e, lexuesi shqiptar s’ka pasur fatin ta njohë edhe si shkrimtar. Vepra e tij, Adolfi, që lirisht mund të cilësohet si një personazh Lolita i gjinisë tjetër, i parapriu letërsisë së temave tabu që do të shkruheshin gjatë dy shekujve pasues. Adolfi bëri bujë jashtëzakonisht të madhe kur u shkrua, por,...