I gjithë Parisi tallet dhe torturon Kuazimodon, Kurrizon, i cili jeton midis zgavrave prej guri, në majat e Katedrales së madhe. Asnjeri nuk mendon se ai ka ndjenja dhe emocione njerëzore. Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të...
"Gjuhët e Parajsës" do të inkurajojë gjithashtu një konceptim modern dhe demokratik ndaj "tjetrit".
Në këtë libër, do të gjeni qartësime që për mua kanë luajtur e luajnë një rol të rëndësishëm për të kuptuar jetën. “Si qëndrojnë Jeta dhe Vdekja”. “A është e ndarë Jeta nga Vdekja apo janë një?”
Tema e problematikës politike sociale dhe familjare është trajtuar në librin “Gratë në Kohën e Tyre”, për të sjellë një qartësi konceptuale dhe trajtime koherente e moderne të problemit të njohur të barazisë gjinore, në luftë me konceptet patriarkale dhe shfaqjet e bujshme të “shovinizmit maskilist”, pasojat e deformimit sipas “modelit ballkanik” të...
Kjo është historia e vajzës Rozi Revere, që ëndërronte të bëhej një superinxhiniere. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit “Igli Pek, arkitekt”, krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Shkrimtarja Adelina Mamaqi sjell për lexuesin botimin e ri me poezi të zgjedhura “Qielli shkundte yjet”. Autorja ka zgjedhur në vite krijimet e saj më të mira mbi jetën, mërgimin dhe dashurinë.
Gjatë Luftës së Ftohtë vendet armike (term i përligjur plotësisht për atë kohë), sidomos ato fqinje bënë provokacione të shumta, kryen sabotazhe dhe akte terrori dhe i tatonin pulsin vazhdimisht shtetit tonë. Madje, në kufinjtë e shtetit tonë shpesh herë merrte formën e një lufte reale, me incidentet e shumta në kufirin tonë shtetëror. Në këtë luftë,...
Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungaloë të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...
Botimi “Biologjia, shkenca e jetës”, është krijuar në 57 kapituj të organizuar në shtatë pjesë kryesore. Ky botim është një përpjekje shumëvjeçare që ngjiz në një të vetëm pasionin profesional dhe këmbënguljen për t’i ofruar një gjenerate të re biologësh, biotenologësh, mjekësh, farmacistësh, stomatologësh.
Ne kete set kemi sjell dy libra: Mendo si murg te Jay Shetty dhe “Nje gje e vetme” te Gary Keller, - dy libra te cilet ju ndihmojne per te zhvilluar boten tuaj te brendshme, per te rritur aftesite pershtatese dhe per te pasur sukses ne sipermarrjet tuaja
Pas shume kohesh nderprerje, rivjen para lexuesve te vegjel Bedri Dedja, - i cili fale mjeshtrise se tij rrefimtare, edhe sot magjep femijet e ketij brezi me veprat e tij te shkruara me shume se gjysmeshekulli me pare. Ne kete set ne kemi mbledhur bashke tre librat e pergatitur nga shtepia botuese Albas: Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit, Nje udhetim i...
Poezia e Llesh Murranit vjen si një surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më librin nga dora. Është si ajo puna e verës së mirë kur pasi ke provuar një gotë të lind dëshira ta përpish gjithë kanën.
Në numrin 13 të "Medius" do të lexoni shkrime rreth tranzicionit nga Blendi Fevziu, Jonila Godole, Selami Xhepa, Gjergj Sinani, Armand Bora, Kim Mehmeti, Dorian Koçi, Redi Shehu, Klementin Mile, Ervin Hatibi dhe Agim Baçi
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite
Ky bllok, Ditar, është hartuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në përgatitjen ditore. Struktura e planifikimit ditor është bazuar në kurrikulën e re me bazë kompetencat, sipas udhëzimeve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, në Arsimin Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet "Jeta dhe shqetësimet" dhe "Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja" është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe...
"Fletë nga jeta ime" titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar "Fletë nga jeta ime" lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të...
“Rizgjimi i gjigantëve” është vijimi i librit “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”.
Magnason, në këtë vepër fokusohet në rrezikun që i kanoset mjedisit tonë për shkak të ndryshimeve të klimës. E vetmja mundësi për ta parandaluar këtë kanosje “është të hedhësh një vështrim në të kaluarën për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen...“ Duke e përcaktuar këtë situatë si kaotike ai shtron pyetjen se çfarë po ndodh me planetin tonë në...
Ky set me libra te shkruar nga protagoniste me pervoja te jashtezakonshme ne sipermarrje, Ray Dalio dhe Vasil Nacci, vjen si rekomandim per te gjithe njerezit qe duan te mesojne nga pervojat e te tjereve ne drejtimin dhe menaxhimin e biznesit. Parimet i Ray Dalio dhe Rruga jone i Vasil Naccit dhe Alma Bicit jane guida fantastike per te gjithe ata individe...
Ky libër përfshin dramat: Makineria Hamlet, Kuartet, Breg deti i plaçkitur, Medeamaterial, Peizazh me argonautët, Drama e zemrës, Une jam engjelli i deshperimit, Engjelli fatkeq, Projekti 1975
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë. IDK sjell librin e parë të serisë së Muminëve ndërsa librat e tjerë do të botohen në vazhdim.
Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
Një tren që niset nga Barcelona drejt një qyteti të vogël rrëzë Pirenejve ndalet në mes të një vendi të një hapësire të pabanuar. Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten... dhe nuk e...
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin. Ilustrimet janë realizuar nga Stefano Turconi
Në këtë roman përshfaqet drama e shoqërisë dhe e individëve të ndershëm të saj. Korrupsioni moral në bashkëjetesë me të gjitha versionet dhe derivatet e tij, në këtë libër përbëjnë temën dhe njëherësh edhe brendinë e një jete të një shoqërie që nuk e ndan dot bashkëjetesën e nevojës me poshtërimin, të dinjitetit nga përthyerja dhe shitja e shpirtit....
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve …