Flamur Buçpapaj A-008451
New product
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve …
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet Nacional | |
| ISBN | 9789928264763 | |
Përshkrimi i jetës, i ngjarjeve, përmbysja e çdo gjëje demokratike, terrori komunist, internimet, vrasjet, konfiskimet e pasurive të krahut tjetër nacionalist, dënimet pa gjyq, terrori dhe ankthi përshkruajnë jetën e gjithë personazheve të këtij libri.
Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Shkodrës, gjatë vitit 1960 dhe personazhet kryesorë janë: Martini, një profesor mbaruar në Austri Grac; Leka, profesor matematike, edhe ky i diplomuar në Austri: Zana, e bija e Martinit doktoresha; Ditmari, oficer, i biri i kryetarit të Komitetit Shkodër, etj.
Romani përshkruan jetën e dy profesorëve nën sundimin komunist, dy intelektualë me famë europiane që ranë në çarkun komunizmit.
Ky roman është një homazh për të gjithë intelektualët, njerëzit që kundërshtuan regjimin, që dhanë jetën për demokraci. Ata quhen dëshmorë të demokracisë që vërtetë dhanë jetën për të ardhur pranvera e 1992–shit. Romani ka gjatë gjithë kohës ankth dhe aksion. Gjithë kohës jeta në trajtën e horrorit, pasigurisë dhe vdekjes është në çdo rresht edhe figurë artistike të përdorur. Duket që autori është njohës i mirë i shtetit të dikurshëm; njohës edhe studiues i veprimeve të padenja të kryera nga Sigurimi i Shtetit. Tërheqja në bashkëpunim e njerëzve me biografi të keqe; rreziku që vinte nga çimkat e Sigurimit, të vendosura në shtëpitë e gjithë kundërshtarëve politikë, etj.
Në këtë roman luftojnë jeta kundër vdekjes; Njeriu intektual që mundohet me gjithë forcat të sigurojë veten dhe familjen e tij nga Sigurimi i Shtetit.
| pages | 334 |
| ISBN | 9789928264763 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |