Zbulimi i madh

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0125

New product

Përshkrim i shkurtër

Kushdo që dëshiron të ecë në rrugën e së vërtetës duhet të jetë në mënyrë të pashmangshme optimist sepse ky është udhëtimi më i madh i jetës së njeriut! Askush nuk ka ngjitur ndonjëherë majë më të lartë se ata që kanë nisur rrugën drejt Vetes.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Njerëzit provuan, eksploruesit e parë të botës së brendshme - ne nuk i dimë emrat e tyre, cilët kanë qenë eksploruesit e parë të zbulimit më të madh në ekzistencë njerëzore, kush ka tentuar dhe ja ka dalë në ndalimin e kohës dhe mendjes - dhe ata mbetën të befasuar kur panë se atje s'kishte asgjë tjetër, madje kjo gjendje e kënaqësisë orgazmike mund të zgjasë për aq kohë sa dëshironi ju. Kjo më nuk është fiziologjike, kjo më nuk është biologjike, kjo më nuk është gjenetike - ju keni ardhur përtej. Kjo mund të shpërndahet nëpër tërë njëzetekatërorshin tuaj. Dalëngadalë, do të filloni të jetoni në të. Ju nuk duhet ta krijoni atë, por të bëhet ashtu si frymëmarrje - ju as nuk duhet të mendoni për të. Kjo gjendje e vetëdijes suaj është përvoja më e madhe që jetën e bën të vlefshme për ju. Por, para se të bëhet e mundshme ju duhet të keni njëfarë shije, një përvojë që ju ndihmon për të shkuar në kërkim përfundimtar. Kjo është gjendja e fundit. Ndritja nuk është asgjë tjetër përveçse gjendje e orgazmës e cila është bërë e natyrshme për ju, njëjtë si rrahja e zemrës. Ka shumë zbulime që kanë ndodhur në këtë gjendje. Në këtë madhështi u zbulua se secili mashkull është bashkë edhe burrë dhe grua, dhe çdo femër është bashkë dhe grua edhe burrë. Në botën moderne Karl Gustav Jung ka qenë i pari që ka ardhur në kontakt me këtë. Ai mendonte se kishte zbuluar diçka të madhe - ajo është diçka e madhe, por kjo nuk është zbulim i tij. Në Lindje, për të paktën dhjetë mijë vjet e kemi njohur këtë fakt: ka shkrime të shenjta ka statuja të ndërtuara në të cilën një gjysmë është mashkull dhe gjysma tjetër është femër.

Data sheet

pages190
RedaktoriRexhep Hida
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiFatmir M. Dibra