OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0116
New product
Meditimi është diçka më e madhe se mendja. Nuk është diçka që ndodh në mendje; është diçka që i ndodh mendjes. Përndryshe mendja do të qe e aftë ta përkufizonte, ta njihte, ta kuptonte. Kësisoj, nuk është diçka që ndodh në mendje, po përkundrazi diçka që i ndodh mendjes. Është njëlloj siç i ndodh vdekja jetës. Vdekja nuk ndodh kurrë në jetë; i ndodh jetës.
1 Item
Warning: Last items in stock!
Meditimi është aventurë, një aventurë në të panjohurën aventura më e madhe që mund të ndërmarrë mendja njerëzore. E me aventurë unë kuptoj faktin se nuk mund të edukohesh përmes saj. Para së gjithash, nuk mund të dish asgjë qysh më përpara. Nëse ti nuk di, nuk mund të dish. Gjithë ç'mund të thuhet, në analizë të fundit nuk do të thotë asgj; e vërteta mbetet e pathënë. Është thënë shumë është thënë shumë në lidhje me asgjë. Gjithsesi nuk është shprehur as dhe një fjalë e vetme. Nëse ti nuk e njeh, nuk mund ta njohësh. Por, në lidhje me këtë, diçka mund të tregohet. Por nuk do të jetë kurrë thelbi: nuk mund të jetë. Natyra e kësaj çështjeje është e atillë, sa është e pamundur. Nuk mund të thuash se ky është meditimi. Ajo që mund të thuhet është se meditimi nuk është ky, se meditimi nuk është ai. Ajo që mbetet është e ajo që mbetet është e patreguar. Meditimi është vdekje për mendjen, ashtu siç është vdekja për trupin, për jetën. Meditimi është një vdekje më e thellë jo fizike, por psikike. E, sa më e thellë është vdekja, aq më e thellë është mundësia e rilindjes. Kur ndodh vdekja fizike, ti rilindesh fizikisht. Përsa i përket brendësisë tënde, nuk do ndodhë asgjë, absolutisht asgjë. Ti do të mbetesh i njëjti do të jetë e njëjta vijimësi, asgjë nuk do të jetë ndryshe. Por sa më e thellë të jetë vdekja, aq më e thellë është ringjallja. Nëse vdes psikologjikisht, nëse mendja vdes, atëherë rilindesh, por kjo rilindje nuk është si rilindja fizike. Kur trupi vdes, zëvendësohet; një trup i ri e zëvendëson. Po kur vdekja është mendore, vdekje psikike, mendja nuk zëvendësohet. Vetëdija mbetet pa mendjen. Meditimi është vetëdije pa mendje një qiell i hapur pa mure rrethepërqark. Ne mund të shkatërrojmë muret e një shtëpie, por jo dhomën, sepse dhomë nuk do të thotë tjetër gjë veçse hapësirë. Pa muret, dhoma bëhet "hapësirë". Do të jetë ende e pranishme, nën qiell të hapur. Natyrisht, ti nuk do ta shohësh më si dhomë, sepse tashmë nuk mund ta përkufizosh është bërë njësh me qiellin por dhoma është ende, si më parë. Madje më shumë se më parë. Vetëm se muret nuk janë më. Nëse e përkufizon dhomën si mure, mund të thuash se tashmë dhoma nuk është më; por nëse e përkufizon dhomën si hapësirë, si një boshllëk midis muresh, atëherë dhoma do të vijojë të jetë edhe pa muret. Madje, do të jetë bërë më e madhe e pafundme.
| pages | 268 |
| Redaktori | Rexhep Hida |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Xhemile Zyka |
Në librin "Unë jam pragu" Bhagwan Shree Rajneesh shpjegon se si një mjeshtër i ndriçuar i shekullit XXI Buda, një Krisht, një Lao Cë - vepron me dishepujt e tij, duke i transformuar nëpërmjet metodash të përjetshme si urtia e Bhagwan Shree-së dhe të reja si poezia e gjuhës së tij.
Osho thotë se intuita është e panjohshmja. Mistiku nënkupton atë që nuk njihet kurrë, e panjohshmja pra. Intuita në disa kuptime është njësoj si instinkti, në një farë kuptimi ndryshon absolutisht nga instinkti; në një tjetër mënyrë ndryshon absolutisht nga intelekti.
Nëse lëviz drejt meditimit, ndjeshmëria dhe dashuria do të vijnë automatikisht, në mënyrën e tyre. Dashuria e ndjek meditimin si një hije. Nuk ka nevojë të shqetësoheni. Ju e zgjidhni vetë rrugën tuaj.
Osho, autor bestseller në shumë shtete të botës bashkon filozofinë e Lindjes dhe Perëndimit. Ai tregon se marrëdhëniet mes njerëzve duhet të mbështeten në dashuri dhe respekt reciprok. "Puna ime është t'ju çliroj nga dualizmi i burrit dhe i gruas", thotë Osho.
Jeta, Dashuria, e qeshura, ky libër përcjell mesazhin, sipas filozofit, se njerëzit duhet të jetojnë pa u pajtuar me modelin e caktuar apo kushte konkrete. Çdo gjë që shkatërron lirinë "nuk është" DASHURI. Duhet të jetë diçka tjetër, sepse dashuria dhe liria shkojnë së bashku, janë dy krahët e zogut të njëjtë.
Mësuesi më i njohur i misticizmit, që e bëri meditimin të famshëm ndërkombëtarisht, në "Kryesorja është te Jesh", shpjegon se të gjithë njerëzit mund të dashurohen, por në fillim duhet të njohin veten.
"Ta pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim. Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t'i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika zhduken. "
Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t'ju ngrejë lart. Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju. Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot. Kjo është në duart tuaja.
Kur ne qëndrojmë ulur, duke bashkuar të dy këmbët duke vënë mbi to duart, i gjithë trupi nis të funksionojë si një rreth. Atëherë rrymat elektrike trupore nuk mund të dalin jashtë dhe kështu fillon të formohet rrethi. Rrethi i energjisë formohet edhe gjatë aktit seksual mes burrit dhe gruas; dhe kur një rreth i tillë fillon të formohet, ky është momenti i...
Kolektivi është një fjalë e rrezikshme. Në emër të kolektivit, individi ka qenë gjithmonë i sakrifikuar. Kombet kanë sakrifikuar individët, në emër të kombit, - e "kombi" është vetëm një fjalë. Linjat që keni tërhequr në hartë nuk janë askund në tokë. Ato janë vetëm loja juaj. Por në ato linja që ju keni tërhequr në hartë, miliona njerëz kanë vdekur -...
Zarathustra nuk i favorizon të dobëtit, nuk i inkurajon të ashtuquajturit të bindur.
Në botë ka vetëm një energji dhe ajo është energjia e seksit. Madje edhe nëse Zoti ka krijuar diçka, atë e ka bërë me ndihmën e seksit. Fëmija, jeta lindin falë seksit.
Duke shembur konvencionet shekullore, Osho zbulon para lexuesit sekretet e seksit dhe prek të gjitha aspektet e jetës seksuale: fiziologjike, psikologjike e shpirtërore.
Osho mendon se dashuria fillon duke e dashur së pari vetveten, por pa kaluar në stade obsesioni ose narcizmi. "Dashuria për veten është një fenomen thelbësor" - thotë Osho. Sipas tij, vetëm atëherë kur arrihet të kuptohet ky fenomen, njeriu arrin ta kuptoj thelbësoren dhe vetvetiu shfaq dashuri ndaj tjetrit dhe fillon ta dojë edhe atë.
Çdo fëmijë lind si individ, por tepër rrallë njeriu vdes si individ. Me gjitha qëllimet më të mira, prindët, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmët na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmiu qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet...
Jeta është tmerrësisht absurde dhe këtu qëndron bukuria e saj. Ajo është qesharake dhe këtu qëndron hareja e saj. Ajo ngjason si një lojë dhe është plotësisht joserioze. Me përjashtim të budallenjve, askush tjetër nuk është serioz.
Është e pamundur per dy persona qe duhen ,të braktisin ndjenjen e ftohjes,të ndarjes,të largësisë ndërmjet tyre.
Joga ka ekzistuar për shumë, shumë shekuj para se të shfaqej Patanxhali. Ai nuk është zbuluesi i parë, por praktikisht u bë zbuluesi i parë dhe themeluesi vetëm nga ky kombinim i rrallë i individualitetit të vet. Shumë njerëz punuan para tij dhe pothuajse gjithçka ishte e njohur, por joga priste Patanxhalin.
Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar - thotë Osho.
Energjia gjithmonë rrjedh nga mashkullorja te femërorja, ndërkohë që nuk ka rëndësi nëse kjo dukuri ndodh jashtë apo brenda trupit . Në qoftë se energjia seksuale e trupit fizik rrjedh te trupi lëndor femëror i brendshëm, atëherë ajo nuk shpërndahet. Në këto kushte ndodh brahmaçarja.
Duket gati e pamundur, por kurrë e ardhmja nuk mund të parashikohet. E ardhmja mbetet e hapur. Ajo që sot duket e pakonceptueshme, nesër mund të bëhet e mundur. Nuk arrihet kurrë në pikën kur e ardhmja mund të konsiderohet e mbyllur. Kjo është domethënia e ndërlikuar e një ekzistence të përjetshme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse unë nuk jam i kufizuar...
Mund të duket paradokasale, por nuk është. Është e vërtetë ekzistenciale: Vetëm ato që janë në gjendje që të rrinë vetëm, janë në gjëndje që të dashurojnë, të ndajnë gjithçka me tjetrin, pa e poseduar dhe pa u bërë të varur, pa e katandisur në një send e pa e frustruar.
Njeriu është krijesa më e përsosur dhe qënia më e evoluar e kësaj Toke. Asnjë zog nuk mund të këndojë këngën e tij: muzika e tij është veçse një zhurmë, edhe pse e bukur duke qenë frut i pafajësisë së tij. Ndërsa ti mund të këndosh këngë shumë më të bukura, të pasura me domethënie. Por njerëzit pyesin gjithmonë : "Çfarë kam unë për të dhënë?"
Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi. Si mund ta njohësh ti atë grua? Si mund ta njohësh ti atë burrë? Janë procese, nuk janë gjëra. Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.
Dashuria të jep liri të plotë: dhe nëse nuk ta jep, ajo nuk është dashuri, por diçka tjetër. Është një trip egoje. Nëse ke një grua të bukur, do t'ia tregosh gjithë botës, a thua se ajo është pronë e jotja. Është njësoj sikur ke një makinë të bukur dhe vjen vërdallë që të gjithë të shohin që makinën që ke ti nuk e ka askush.
Osho sugjeron të mos lejohet që dashuria të konsiderohet diçka e thjeshtë, që ajo mos të bëhet vetëm preokupim i mendjes ose, edhe më keq, vetëm kënaqësi trupore, plotësim i epsheve shtazore, pra vetëm seks.
Të jepesh do të thotë t'i jepesh jetës, t'i jepesh burimit, prej të cilit kemi ardhur dhe ku, dikur, do të ktheheni. Ju jeni si vala në oqean: ju dilni nga oqeani dhe ktheheni në oqean. Është e natyrshme se, çfarë mund të bëjë tjetër vala?
Grishja e madhe është një përkushtim për ata që janë të gatshëm të rrezikojnë dhe të heqin dorë prej traditave, dijeve, filozofive, dëshirave, frikës, dyshimeve, kufizimeve, ndarjeve në të "mirë" dhe "keq", mendja dhe trupi, dashuria dhe armiqësia e vetes dhe e zotit...
Për këtë arsye unë them se vdekja duhet jetuar, duhet parë. Ty do të të duhet të dashurohesh me të, ta vështrosh me sy. Sapo njeriu ta këtë parë në sy vdekjen, fillon ta vëzhgojë atë, të depërtojë në të - ai mahnitet.