Te lire per te jetuar

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0119

New product

Përshkrim i shkurtër

Ajo çfarë duhet kujtuar gjithmonë është se, në qoftë se dëshironi diçka të parëndësishme edhe sa për tu kënaqur, nuk do të ndjeni asnjë gëzim brenda vetes. Por në qoftë se dëshironi esencën e jetës dhe nuk e merrni atë, do të jeni sërish të lumtur. Kur kërkon hyjnoren, sa më shumë e dëshiron, aq më shumë është e mundur që fara e fshehur tek ju të mund të mbijë.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nëse ka pasur edhe një herë të vetme kur ju keni përjetuar dëshirën për qetësinë dhe të vërtetën, atëherë kjo farë është gati të lulëzojë. Por ju duhet edhe toka: nuk është e thënë se një farë e mbjellë do të lulëzojë. Hyjnorja nuk mund të përjetohet nga jashtë. Ajo shpërthen në brendësi. Fara vetëm mund të rritet nëse ajo i nënshtrohet presionit të fortë dhe ngrohjes; ky presion dhe kjo ngrohje lindin nga dëshira dhe shpresa. Nëse jeni të etur kjo është dëshira dhe shpresa që do të rritin këtë farë. Po kërkoni diçka? Nëse është vërtetë kështu, ekziston një mënyrë për ta gjetur. Nëse kërkoni të vërtetën, nuk ka fuqi në këtë botë që mund t'ju ndalojë. Nëse ju nuk e kërkoni, nuk ka fuqi që të mund t'ua japë. Etja është rruga juaj për të vërtetën. Përveç kësaj ka edhe diçka tjetër. Shpeshherë ndodh që të keni dëshirë të madhe, por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse shoqërohet nga dëshpërimi. Nëse nuk jeni optimist, nuk mund të arrini tek e vërteta. Duhet të jeni të hapur, të hapur, pranues dhe në dispozicion.

Data sheet

pages176
RedaktoriRexhep Hida
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiSadedin Limani