Per dashurine View larger

Per dashurine

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0113

New product

Përshkrim i shkurtër

Dashuria të jep liri të plotë: dhe nëse nuk ta jep, ajo nuk është dashuri, por diçka tjetër. Është një trip egoje. Nëse ke një grua të bukur, do t'ia tregosh gjithë botës, a thua se ajo është pronë e jotja. Është njësoj sikur ke një makinë të bukur dhe vjen vërdallë që të gjithë të shohin që makinën që ke ti nuk e ka askush.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-9928-165-74-9

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vërdallose gruan sa në njërin lokal tek tjetri dhe rriji ngjitur që t'ju tregosh të gjithëve se ajo të përket ty. Çdo dhunim i të drejtave të tua është i mjaftueshëm që të të zemërojë: në këtë rast mund edhe ta vrasëshDhe ty të gënjen mendja se e do. Mbas çdo gjëje fshihet gjithmonë një egoizëm i madh në veprim. I duam njerëzit t'i trajtojmë si objekte, i posedojmë si të tillë, i katandisim në objekte. Dashuria nuk ka qoshe të errëta, dashuria është trasparente, nuk është objekt solid. Dashuria është i vetmi fenomen mbi tokë që nuk krijon hije. Nëse e katandis tjetrin në një skllav, ai do të të katandisë edhe ty në një skllav. E meqë ke kaq frikë se mos tjetri do të të lërë, je gati të bësh çdo lloj kompromisi. Këto lloj sjelljesh i sheh rëndom mes bashkëshortëve. Ato kanë bërë një kompromis: kanë shitur shpirtin e tyre për një arsye të thjeshtë: nuk dinë të rrinë vetëm. Kanë frikë se mos burri ose gruaja mund t'ju iki dhe mjafton vetëm ideja për t'i terrorizuar. Aftësia për të ndenjur vetëm është aftësia për të dashuruar.

Data sheet

pages302
ISBN978-9928-165-74-9
RedaktoriRexhep Hida
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiGëzim Shehi