Misteret e seksit e te dashurise

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0102

New product

Përshkrim i shkurtër

Osho mendon se dashuria fillon duke e dashur së pari vetveten, por pa kaluar në stade obsesioni ose narcizmi. "Dashuria për veten është një fenomen thelbësor" - thotë Osho. Sipas tij, vetëm atëherë kur arrihet të kuptohet ky fenomen, njeriu arrin ta kuptoj thelbësoren dhe vetvetiu shfaq dashuri ndaj tjetrit dhe fillon ta dojë edhe atë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-9928-165-29-9
Viti i botimit2013

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pranoje veten dhe dashuroje atë: je një krijesë e Zotit. Mban firmën e tij, je unik, special. Askush tjetër nuk ka qenë si ti dhe nuk ka për të qenë ndonjëherë: je thjesht i pakrahasueshëm. Prano, dashuro dhe stimulo ato çka ke. Dashuria bëhet e mundur vetëm kur ti fillon dhe e pranon thellësisht veten tënde, e më pas tjetrin. Dashuria nuk është një lidhje", dashuria është "të lidhesh"". Osho preferon me çdo kusht largimin e barrierave brenda vetes, të çfarëdo lloji qofshin ato. Shembjen e mureve psikike dhe në vend të tyre krijimin e shtigjeve të hapura: "...lejoni të tjerët të hyjnë në ju, ftojini. Bëhuni si vendkalim, pa rezervë, pa dyer të mbyllura... Dhe vetëm atëherë është e mundshme dashuria". Për Oshon, secili njeri është një mister i pafund, i paparashikueshëm dhe i paeksplorueshëm. Sa më tepër që e njeh tjetrin aq më tepër ai bëhet enigmatik. Dhe mu atëherë dashuria transformohet dhe hap shtigje të reja. Sa e sa herë, i dashuri ose e dashura, qëndrojnë kohë të pacaktuar duke e shikuar njëri - tjetrin në sy, duke e soditur atë, pa folur asnjë fjalë, dhe, gjithnjë zbulojnë diçka të re në atë shkëlqim. "Gjuha është për ata që nuk janë në dashuri" - thotë Osho. "Për dashnorët heshtja është gjuhë e mjaftueshme; pa asnjë fjalë ata flasin, ata merren vesh". Me këtë, të dashurit bëhen pasqyrë e njëri tjetrit dhe dashuria e tyre sërish transformohet dhe merr formën e meditimit e me këtë edhe jeta e gjithmbarshme bëhet hyjnore, pasi vet ata janë burime hyjnore.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages136
ISBN978-9928-165-29-9
RedaktoriRexhep Hida
Viti i botimit2013
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
PërkthyesiMarina Gjoka