Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe...
Djaloshi çapkën, Tom Sojer dhe miku i tij Hak Fini rikthehen me aventurat e tyre në brigjet e Misisipit. Gardhit i duhet një dorë bojë, por Tomi përton si dreqi. Si do të shpëtojë ai nga kjo angari? Aventura me piratë, shpella si labirint dhe thesare të fshehura presin lexuesit e vegjël në faqet e këtij libri.
Gastonit të vogël i pëlqen shumë të pilotojë. Me avionin e tij ai ngjitet mbi re dhe formon figura në qiell. Në këtë libër tregohet se sa bukur është të drejtosh një avion dhe të fluturosh sipër reve. Kopertina: me mbushje, e butë.
Libri Babi do të martohet i bën vajzat dhe djemtë të kuptojnë se, edhe pse prindërit rimartohen, ata përsëri do të vazhdojnë ti duan dhe ti takojnë ata.
Lola ishte shumë e gëzuar që po përgatiste festën e ditëlindjes së mamit. Vetëm se Romana, motra e vogël, vendosi të vinte në jetë tamam këtë ditë. Të gjitha planet u përmbysën dhe Lola u zemërua shumë me këtë bebe që i prishi ditën dhe i mori mamin
Lindja e një fëmije mbetet një ngjarje e madhe për çdo familje. Ky libër përshkruan etapat e para dhe përvojat e reja të një vogëlushi ose vogëlusheje përgjatë ardhjes dhe rritjes së bebes në shtëpinë e tij/e saj. Libri synon, gjithashtu, të tregojë se çndodh ndërsa bebja rritet dhe nis të zbulojë botën përreth. Në fund të librit do të gjeni dhe disa...