Mjeshtria dhe gjenia e Rhonda Byrne e...
Në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra, subjekti ndërtohet sipas impresionit të ndjesisë, jo duke i qëndruar besnik narrativës. Detajet jepen jo në funksion të skalitjes së personazhit, por si veçori të fenomenit. Bashkëvendosja e këtyre detajeve, me ngjarje herë absurde e herë krejt banale, krijon një ngërç emocional, duke ngacmuar një këndvështrim...
Lola ishte shumë e gëzuar që po përgatiste festën e ditëlindjes së mamit. Vetëm se Romana, motra e vogël, vendosi të vinte në jetë tamam këtë ditë. Të gjitha planet u përmbysën dhe Lola u zemërua shumë me këtë bebe që i prishi ditën dhe "i mori mamin"...
Lindja e një fëmije mbetet një ngjarje e madhe për çdo familje.
Autorja e librave per femije Natasha Porocani Shuteriqi vazhdon serine e aventurave te Estes dhe Kokose me nje tjeter liber qe do t’u pelqeje lexuesve te vegjel
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Për faj të një gabimi të pafalshëm të të mjerit këshilltar Pepo Peponi, Rikardi, djali dembeli kontit Rrumbullan, emërohet kalorës i Kontesë.
Peter Hertling është një shkrimtar gjerman, i cili ka shkruar shumë libra për fëmijë. Krahas shumë çmimeve letrare, libri "Beni dhe Ana" fitoi çmimin e librit për fëmijë të Cyrihut.
Bija e varrmihësit është një roman për identitetin dhe sfidat me të cilat përballemi për të triumfuar në të shkuarën tonë dhe për të fituar pranimin e të tjerëve. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates-i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit (në vitin 2000 dhe 2003), duke shtuar se...
Ky libër "mik udhëtimi" me secilin prej nesh shkakton njëkohësisht shqetësim dhe mrekullim dhe është e pamundur të lëshohet nga dora, sepse ofron një përqasje tërësisht origjinale ndaj këtij problemi të lashtë të së keqes njerëzore, si dhe të mbush me shpresë për shërimin e kësaj "sëmundjeje" e cila pengon zhvillimin e shoqërive të emancipuara.
Për fëmijë mbi tre vjeç vjen blloku argëtues i kopshtit “Mëso dhe argëtohu”. Ky bllok përmban ushtrime didaktike dhe argëtuese për fëmijë të kësaj grupmoshe. Në këtë bllok ata do të aftësohen të gjejnë dallimet mes figurave, të kopjojnë gjurmët e kafshëve, të gjejnë rrugën për të dalë nga labirinti, të gjejnë sendin e futur gabim mes sendeve të dhëna, të...
Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.
Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.
Bedri Dedja mbetet ndër autorët më të spikatur të letërsisë për fëmijë të paraviteve ’90. Rikthimi në qarkullim i veprave të tij ka ngjallur interesin e lexuesve të vegjël, - pikërisht për këtë arsye ne kemi sjellë dy prej librave të tij, - të kthyer tashmë në klasikë të letërsisë për të vegjë, - të vendosur në një set që i rekomandojmë për ti bërë pjesë...
Libri "Bota rreth nesh" i njeh fëmijët me gjithçka që ndodhet në Tokë. Qytetin e zhurmshëm dhe fermën e gëzueshme, pyjet e gjelbra, savanat dhe xhunglat, detet dhe oqeanet, malet, polet... Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, fëmijët njihen dhe argëtohen me zërat e kafshëve dhe tingujt e natyrës në skajet më të largëta të botës.
Libri "Brakiozaueri- dinozauri më i gjatë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "zvarraniku me krahë të degëzuar". Ai të mendohet se ka qenë aq i madh, sa hante deri në 200 kilogramë bimë në ditë dhe se jetonte deri në 100 vjet.
“Bretkosat” është një nga komeditë më kryesore të njëmbëdhjetë veprave të Aristofanit, që kanë mbërritur deri në ditët e sotme.
Duke vendosur dorën në gojën e bubit gjumash, i cili vetëm do të flejë gjumë, fëmijët argëtohen me historinë e tij. Ai i bën të gjithë të gogësitin dhe tju vijë gjumë. Po cilët? Mësojeni këtë duke u argëtuar me librin-lodër.
Në romanin “Burgosja e poetit Ovidius” shkrimtari rumuno-shqiptar Liviu Lungu i referohet një fakti historik. Në vjeshtën e vitit 8 p. K., me një vendim të perandorit Augustus, poeti i famshëm klasik romak Publius Ovidius Naso mërgon në Tomis (Konstanca e sotme, Rumani), në brigjet e largëta të Detit të Zi. Edhe sot, arsyet e mërgimit të poetit janë të...
Ky libër ju vjen në ndihmë nxënësve të klasave të 9-nta që përgaten për provimet e lirimit.
Ky libër ju vjen në ndihmë maturantëve në këtë prag sezoni. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar që t’ju fiksohen çështjet bazë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive në provime.
Ky libër synon të ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe sistemojnë njohuritë e marra ne lëndën e Gjuhës Shqipe, të Matematikës dhe të Diturisë së natyrës dhe të përgatiten për testimin në fund të vitit.
Tomi ka një detyrë të veçantë: ai duhet të kujdeset për Lolën dhe Zhadën, vajzën e vogël të kushërirës së mamit.
Disa nga problemet që i kanë shtyrë shkencëtarët dhe shpikësit që të bëjnë zbulime të mëdha që ndryshuan botën, të gjitha të përmbledhura në këtë libër.
Ç’natë e mrekullueshme është mbrëmja e Krishtlindjes! Është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo...
Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.
Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Vjen me ne fund ne gjuhen shqipe nje nga veprat e ndaluara te shekullit te XX, shkruar nga shkrimtari i shqiptar D. H. Lawrence. Ky roman eshte perkthyer nga Uke Buçpapaj dhe hedhur ne qarkullim nga Albas
Poezia vjen si rezultat i një gjendje shpirtërore të lartë prandaj edhe ky botim special sjell ajkën e poezisë spirituale, të realizuar nga mjeshtrat botëror. Poeti dhe përkthyesi Genci Muçollari ka përzgjedhur krijimet më të mira që gjendjen në të gjitha kulturat botërore, që nga Krishtërimi, budizmi, hinduizmi, bektashizmi dhe deri tek poetët modernist...
Fuqia e provokimit, e pornografisë apo e blasfemisë mund të jenë relative, por stili i shkëlqyer, kritika e kthjellët dhe mizore, si dhe imagjinata e pakontrollueshme e një gjeniu si Günter Grass-i mbeten të pakrahasueshme. Edhe ardhja nga gjermanishtja në shqip nga Ana Kove mbetet e vlerësueshme dhe si e tillë, është vlerësuar si përkthimi i vitit në...
Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalliset duke regjistruar tingujt e detit. Të paktën, kjo ishte ideja, derisa një ditë takon Odrin, një moshatare të...