Ky libër është një hyrje në botën e...
Shtëpia botuese ALBAS është themeluar në vitin 2000 dhe që në fillimet e saj ajo ka pasur si politikë botimet shkollore. Me seli në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë ALBAS jo vetëm që e sjell tekstin shqip sa më afër nxënësve në hapësira të ndryshme gjeografike, por edhe e përpilon atë sipas kërkesave të veçanta të sistemeve arsimore në këto vende.
Në listën e botimeve të ALBAS përfshihen 25 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe 20 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë. Për lëndët me rëndësi kombëtare si gjuha shqipe dhe historia e Shqipërisë ALBAS bashkëpunon me autorë të njohur të këtyre tri vendeve, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur mbarëkombëtare shqiptare.
Kur nisi reforma arsimore në Shqipëri në drejtim të teksteve shkollore, ALBAS ka qenë ndër të parat shtëpi botuese që mori pjesë me një numër të konsiderueshëm tekstesh shkollore. Në vitin 2004 ajo fitoi për herë të parë tekstin alternativ Letërsia dhe gjuha shqipe 10, ku u bënë përpjekje për integrimin e lëndës së gjuhës shqipe me letërsinë dhe kulturën e të shkruarit dhe të folurit.
Gjatë viteve 2004-2009 Albas ka synuar të plotësojë linjat në disa nga titujt më të rëndësishëm të kurrikulave arsimore si: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, Biologji, Kimi, Histori, Edukatë shoqërore, Fizikë etj. Tashmë ajo operon në tregun e teksteve shkollore me 70 tituj shkollorë.
Po kështu ALBAS i vjen në ndihmë mësuesve me materiale ndihmëse, libra mësuesi, zbërthime planprogramesh e objektivash, teste etj. Albas ka botuar deri tani 18 libra mësuesi. Përveç kësaj Albas ka një numër të madh botimesh ndihmëse për nxënësit; ku hyn dhe seria e botimeve enciklopedike; atlaset, lexime plus, fleta pune etj., të cilat përfshijnë të gjitha lëndët që zhvillohen sot në shkollë.
Shtëpia botuese Albas ka një numër të madh bashkëpunëtorësh: studiues, pedagogë, punonjës shkencorë e didaktë, mësues të kualifikuar të cilët kanë sjellë në tekste koncepte bashkëkohore, shkencore dhe didaktike. Sot ALBAS, ka një sërë botimesh të cilat janë profilizuar në disa drejtime kryesore:
Tekste shkollore
Botime ndihmëse për shkollat
Seria e atlaseve
Kolana e Lexim Plus
Botime të ndryshme artistike e studimore
Botime psikologjike
Pema e familjes është një skemë që tregon paraardhësit. Ata janë njerëz të familjes tënde që kanë lindur para teje.
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri: duke filluar nga gjigantët, si Henri Cartier-Bresson dhe Robert Capa e deri te reporterët, si Elliot...
Libri 100 shkencëtarët që kanë ndryshuar botën, na njeh me arritjet gjigante të tyre: me këta njerëz, të cilët jo rrallë janë përballur me mosbesimin e skajshëm të mjedisit ose, edhe më keq, janë dënuar në rrugën e tyre për të zgjeruar kufijtë e dijes njerëzore.
Seria “Seksi për të rinjtë” i ndihmon adoleshentët të qartësojnë dyshimet e mëdha që mund t’u lindin në këtë etapë. Si mund të flas për seksin me prindërit e mi? Ç’të bëj që t’i pëlqej personit tjetër? Ç’rroba duhet të vesh?, etj..
Karamelet bëhen prej sheqeri, ndërsa sheqeri bëhet prej bimëve. Trikoja jote mund të jetë bërë me leshin e deles, ndërsa shumë ura janë bërë me gurë.
Tri R-të na mësojnë shumë gjëra që ne mund të bëjmë për të mbajtur pastër mjedisin.
Djemtë dhe vajzat në këtë libër zbulojnë katër elementet bazë: ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin.
Në këtë libër djemtë dhe vajzat zbulojnë pesë shqisat e tyre: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të prekurit dhe të shijuarit.
Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dhe rishkruan rregullat e shoqërisë.
Përpara se bebet të mësojnë të ecin me të dyja këmbët, ato fillojnë të lëvizin këmbadorazi.
Libri "9 miqtë e mi" është hartuar sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor.
Fëmijët të cilët janë të turpshëm, shpesh janë të shqetësuar dhe ndihen të keqkuptuar.
Sa mirë është të mbash një sekret... por nëse ky sekret të bën të ndihesh mirë ty dhe dikë tjetër.
“Ameba” është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Grejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty. Romani “Ana flokëkuqja”, është një nga më të paharruarit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit nën të gjithë letërsinë botërore.
Leoja i vogël ka një anije të bukur. Përmes këtij libri tregohet se si një ditë ai niset për peshkim me anijen e tij. Por, për të drejtuar një anije, duhet të jesh një kapiten i zoti dhe të kesh trup atleti! Kopertina: me mbushje, e butë.
Shaban Murati është “Mjeshtër i Madh” në diplomaci. Ai ka qenë diplomat karriere, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analist diplomatik me një përvojë mbi 50-vjeçare në fushën e politikës së jashtme. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.
Kjo antologji është një përmbledhje poezish nga nëntë edicionet e Festivalit të Poezisë së Pabotueme, i cili është një aktivitet i krijuar dhe i organizuar nga EKO Mendje. Në këtë përmbledhje gjenden poezitë më të mira të të gjitha edicioneve, të cilat do t`u dhurohen pjesëtarëve të edicionit të dhjetë, që pritet të mbahet së shpejti.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Në librin e dytë të serisë “Ariu i Bardhë i Ëndrrave”, do të gjeni dashurinë dhe pasionin e një vajze të vogël, e cila me këmbënguljen e saj, shndërrohet në balerinën që kaq shumë e kishte dëshiruar... Rrugëtimin për të shkuar deri atje, e gjeni në këtë përrallë, me ilustrime autentike, bashkëkohore dhe mbresëlënëse, për fëmijët dhe prindërit gjithashtu....
Ky libërth i parë i serisë “Ariu i bardhë i ëndrrave” me ilustrime dhe rrëfime të bukura, i cili do të pasohet nga histori dhe nga udhëtime të tjera nëpër ëndrrat e tjera të vogëlushëve. Samueli do një violinë prej vërteti për ditëlindje. Por a do të plotësohet dëshira e tij!... Por, çfarë ndodh me të? A do ta ketë dhuratën e dëshiruar?! Këto përgjigje do...
Të humbësh në një vend publik, ku të duket e pamundur që mami dhe babi të të gjejnë, është e frikshme dhe e rrezikshme.
Kjo vepër i drejtohet nxënësve, studentëve, kujt do lexues që kohë pas kohe i nevojiten njohuri nga anatomia e trupit të njeriut. Atlasi është i konceptuar në mënyrë të qartë, me shënime të shkurtëra që sjellin të dhëna nga fusha e fiziologjisë, dhe që i bëjnë të kuptueshme përbërjen e funksionimin e organizmit njerëzor.
Atlasi përfshin historinë e përgjithshme dhe historinë kombëtare. Pjesa që i përket historisë së përgjithshme është e gërshetuar, ndërsa historia kombëtare është njësi më vete. Pjesa e historisë kombëtare është ndarë për shkak të natyrës së saj, si dhe për shkak të dëshirës që ajo të përfaqësohet sa më e plotë, por gjithherë duke marrë parasyh...