Për dashurinë dhe hijen na rrëfen për historinë e dy të rinjve, të angazhuar në një hetim gazetaresk, për një miqësi të përzemërt, e paracaktuar për t'u forcuar në rrethana të rrezikshme.
Në një kohë ku bestsellerët e rëndomtë mbushin raftet deri në supermarkete e pika benzine, Umberto Eco diti mrekullisht të imponohet dhe të kthejë në bestseller letërsinë e mirë; diti të thjeshtëzojë filozofinë e dijen e thelluar e ta bëjë atë të kuptueshme për ata që s'duan ta vrasin mendjen kur lexojnë. Letërsia e tij gjithë duke të kënaqur të pasuron,...
Ky libër, i cili përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme.
Një rast tjetër për komisaren simpatike Hana Vilhelsen. Një roman që të mban frymën pezull. Hetimet shkojnë deri në shoqërinë e lartë dhe ndërthuren me interesat e manjatëve të drogës.
Perënditë kanë etje, që mund të konsiderohet një roman historik, i vendos ngjarjet në periudhën e Revolucionit Francez të vitit 1793. Ngjarjet e romanit zhvillohen në momentin më dramatik të Revolucionit, nga prilli 1793 deri më 27 korrik 1794, duke përfshirë gjithë periudhën e diktaturës jakobine.
Poemat e përmbledhjes Përmasa e katërt, Janis Ricos i shkroi nga viti 1956 deri në vitin 1975, një hark kohor ky që përmendet si periudha më e begatë e krijimtarisë së tij.
Autorja Ana Tisi sjell nje botim special me perralla te cilat jane ndertuar mbi konstantet universale njerezore si dashuria, falja, xhelozia, egoizmi i papërmbajtur, cmira apo babëzia dhe qe kane vlera te forta edukative dhe zbavitese per lexuesit e vegjel
I ndërtuar me një ironi të lehtë, që e ndihmon të thotë të vërteta shqetësuese mbi njerëzimin, me një buzëqeshje të natyrshme dhe pa e humbur sensin e masës, Përtej qytetit është romani i parë i përkthyer në Shqipëri i autorit dyzetvjeçar Erlend Loe, që sot është një nga shkrimtarët më popullorë norvegjez.
Pesë fëmijët dhe Xhuxhi i Rërës i autores klasike për fëmijë, Edith Nesbit, i fut fëmijët në një botë magjie, aventurash dhe të papriturash. Pesë fëmijë të një familjeje shkojnë me pushime jashtë Londrës, dhe aty gjejnë një xhuxh rëre që u plotëson çdo ditë nga një dëshirë, por dëshirat zgjasin deri në perëndim të diellit
Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për...
"Pianisti" është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri.
Më në fund vjen vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi..., një sagë fantastiko-shkencore, që ka fituar zemrat e miliona lexuesve të rinj në mbarë botën...
Libri sjell sagën e familjes Neshov, të vendosur në sfondin e Norvegjisë Veriore në prag Krishtlindjesh, me vitrinat e zbukuruara mjeshtërisht; tre vëllezër, shpirti i të cilëve ka shumë brenga. I shkruar bukur e plot mister, ky është portreti i një familjeje që mbart në vetvete të fshehta e të pathëna. Mos është kjo koha më e përshtatshme për të...
They also say that from that day on, he works for two. And when the naughty one sees him, she always winks at him.
Në krijimet e tij poetike, poeti shquhet për pasurinë e motiveve dhe nivelin e lartë. Në krijimtarinë e Asdrenit, motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore; në shumë vjersha të tij gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.
Theofan Stilian Noli, një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat mbetet 1920-1930. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të...
Anne Holt ka paraqitur me stil të fortë çështjen e re të Hana Vilhelmsenit, zgjidhja e së cilës është sa e papritur, aq edhe emocionuese.
Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
Protagoniste e historisë është sërish Roza, gruaja që në librin "Gjysma e asgjësë" ia doli mbanë për të rimëkëmbur jetën e saj pas braktisjes së të shoqit. Pasi hodhi pas krahëve katastrofën bashkëshortore, krijoi një mënyrë të re jetese për veten dhe për fëmijët. Por jeta i sjell një të papritur tjetër...
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Pak nga pak imagjinata i komandon kujtimet dhe e çliron nga skllavëria e realitetit: lufta për mbijetesë i lejon të përdorë çdolloj strategjie rrëfimtare, çdo risi të cilën vetëm stili i sigurt dhe gjithmonë i frymëzuar i Silvina Ocampos, mund ta përballojë.
Nga fantazia gjeniale e shkrimtarit Erik Orsenna, vjen një protagoniste e re që shpon si iriq dhe djeg si spec. Njihuni me Histaminën, vogëlushen që ka alergji nga gjithçka!
Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë. Në shqip ka disa botime të Princit të vogël, por kësaj radhe kjo kryevepër e letërsisë botërore vjen me shqipërimin e Diana Çulit
Romani më i ri i Harry Mulisch-it, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.
Sigmund Freud (1856-1939) konsideruar si ndër mendimtarët më të shquar të shek. XX, ishte neurolog austriak, i cili themeloi shkollën psikanalitike dhe psikiatrike. Ai u bë i njohur për teoritë e tij në lidhje me gjendjen e pandërgjegjshme dhe mekanizmin mbrojtës të represionit, si dhe për krijimin e praktikës klinike të psikanalizës për trajtimin...