Reduced price! Perendite kane etje View larger

Perendite kane etje

Anatole France BDI0153

New product

Përshkrim i shkurtër

Perënditë kanë etje, që mund të konsiderohet një roman historik, i vendos ngjarjet në periudhën e Revolucionit Francez të vitit 1793. Ngjarjet e romanit zhvillohen në momentin më dramatik të Revolucionit, nga prilli 1793 deri më 27 korrik 1794, duke përfshirë gjithë periudhën e diktaturës jakobine.

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759372

675 Lekë

-10%

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në veprën "Perënditë kanë etje", autori evokon jetën e Parisit revolucionar të asaj kohe, duke pasqyruar me mjeshtëri epokën historike dhe koloritin e saj. Ai krijon figura të paharrueshme, si Gamëleni, dashnorja e tij Elodia, xha Brotoi, atë Longëmari, Luiza Roshëmor, qytetar Blezi dhe plot të tjerë, që plotësojnë tablonë realiste, tërheqëse dhe bindëse të të gjithë romanit. Anatol Frans vë përballë vendosmërinë dhe energjitë e jakobinëve, të bindur plotësisht në domosdoshmërinë e shpëtimit të atdheut me çdo mënyrë dhe nga ana tjetër, gabimin tragjik të jakobinëve, që përdorën pa masë terrorin revolucionar. Ky mendim mishërohet artistikisht në figurën e Gamëlenit. Fati tragjik i Gamëlenit pasqyron fatin e Revolucionit. Simboli i tij poetik është figura antike e Orestit, hero i sfilitur, hakmarrës dhe vrasës; xhelat dhe viktimë. Thelbi i figurës së Gamëlenit shprehet në fjalët e tij: "Vogëlush, ti do të rritesh i lirë, i lumtur dhe këtë do ta kesh prej Gamëlenit të poshtër. Unë jam mizor, që të jesh i lumtur ti; jam zemërgur, që të jesh i mirë ti; jam i pamëshirshëm, që nesër të përqafohen të gjithë francezët duke derdhur lot gëzimi..."

Data sheet

pages200
ISBN9992759372
RedaktoriNelson Qirjako
Published year2004
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHalit Selfo