Pertej qytetit View larger

Pertej qytetit

Erlend Loe BDI0155

New product

Përshkrim i shkurtër

I ndërtuar me një ironi të lehtë, që e ndihmon të thotë të vërteta shqetësuese mbi njerëzimin, me një buzëqeshje të natyrshme dhe pa e humbur sensin e masës, Përtej qytetit është romani i parë i përkthyer në Shqipëri i autorit dyzetvjeçar Erlend Loe, që sot është një nga shkrimtarët më popullorë norvegjez.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9799994346585

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Andrea Doppler kishte qenë gjithnjë i zoti. Madje më shumë se ç'mund të mendohet. I zoti në shkollë, në familje, në punë. Ai ishte profesionist i talentuar dhe i mirëpaguar, kishte një grua të këndshme dhe inteligjente, një vajzë adoleshente dhe një djalë trevjeçar. Përdorte biçikletën, merrte herë makinën herë tramvajin dhe kërcente lart e poshtë nëpër trotuare. Të dielën i shtynte dy rrotat e tij drejt pyllit. Kështu, një ditë të bukur ngec mes dy gurëve, fluturon mbi timonin e biçikletës, përplaset me ije te një fund peme dhe një pjesë e biçikletës e godet ballit. Përfundon nokaut dhe qëndron i shtrirë për disa orë në bar, në gjendje plogështie dhe mpirjeje të plotë, i pushtuar nga qetësia absolute. Kur kjo gjendje bashkohet me ndjenjën e pafuqisë dhe të zbrazëtisë që i ka shkaktuar së fundmi vdekja e të atit, atij i shkreptin në kokë zgjidhja: mjaft me punën, mjaft me gruan dhe fëmijët, mjaft me shtëpinë dhe mjaft me biçikletën. Vendi i tij është në pyll. Vetëm që aty mund t'ia fillojë nga e para, vetëm që aty mund të nisë udhëtimin në kërkim të vetvetes. Andrea është në krizë, nuk e duron dot zinxhirin e detyrimeve familjare dhe shoqërore, kështu që ia mbath. Është një arratisje, një kthim në natyrë, por edhe më shumë se kaq, është një revolucion gazmor në periferi të Oslos, një stil i ri jete.

Data sheet

pages117
ISBN9799994346585
RedaktoriPetrit Ymeri
Published year2008
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErisa Perleka