Cristina Caboni A-004187
New product
Cristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Rruga e parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja të udhëtimit të saj. Përkrah ka miq të vjetër e të rinj, por mbi të gjitha parfumet, që kanë aq shumë për të na thënë e mësuar.
493 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366207 | |
Për Elenën parfumet janë gjithçka. Janë mënyra për të lexuar botën që e rrethon, ato nuk e kanë tradhtuar kurrë. Në Paris, parfumet e saj të personalizuara kërkohen shumë, sepse vetëm ajo di të shohë thellë brenda njerëzve dhe të gjejë esencën e duhur për ta. E ka prirje dhe kjo i sjell lumturi.
Prandaj, kur një ditë, papritur, e humbet këtë aftësi, jeta i kthehet në makth. Duket se magjia e parfumeve është tretur diku.
Pikërisht atëherë i vjen një propozim nga një person që nuk do t'i shkonte ndonjëherë në mendje: nga Suzana, nëna e saj, që nuk e ka dashur kurrë si bijë. Gruaja i kërkon që ta shoqërojë në një udhëtim që nis nga Firence dhe nga pallati i Rosinëve, paraardhëset e Elenës prej të cilave ka mësuar gjithçka.
Dëshiron që ta marrë me vete në Japoni, sepse në vendin e luleve të qershisë, arti i parfumerisë udhëhiqet nga thjeshtësia dhe pastërtia. Për t'u lëshuar më pas në magjinë dhe forcën e trëndafilave nëpër Indi e deri në Ta'ifi të Arabisë Saudite, ku Lulja e Mbretit është traditë dhe shenjtëri.
Një rrugëtim në kërkim të asaj që Elena druhet se e ka humbur. Një rrugëtim që kundërmon aromë lulesh dhe temjani. Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t'ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.
| pages | 280 |
| ISBN | 9789928366207 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Rafaela Marteta |
| Roman | Psikologjik |
Një libër nga ata për të cilët ke nevojë kur ndien se je pushtuar nga pesimizmi.
“Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë
Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.
Ky set përmban dy libra që do t’i japin aroma dhe shije fantastike pushimeve tuaja. Autorja italiane bestseller vjen edhe për lexuesit shqiptarë si romanciere ndër më të shiturat me dy romanet e saj Kopshti i luleve sekrete dhe Shtegu i parfumeve, të cilat duhet ti keni me vete për të kaluar sa më bukur ditët e gjata të verës
Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mësojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziastë për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.