Shkrimtari dhe publicisti i shquar rus vjen në këtë përmbledhje me mbresa e kujtime për ngjarje që i ka jetuar vetë dhe për njerëz që i ka takuar, si politikanë, shkrimtarë, artistë, ëndërrimtarë, aventurierë etj. Autori shprehet se çdo libër është një rrëfim, po një libër me kujtime është një rrëfim pa përpjekjen më të vogël për ta fshehur veten pas...
Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 i autorit të romanit Hipnotizuesi rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë, të cilët duhet ta mposhtin në lojën e tij.
Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?
Në këto “Novela”, të shkruara në rrjedhën e dhjetë viteve që paraprinë luftën, tundimi i Lindjes pohohet qartë në dekor, në stil, në shpirtin e të shkruarit. Nga Kina në Greqi, nga Ballkani në Japoni, këto tregime e shoqërojnë udhëtarin si një tufë çelësash që shërbejnë për një muzikë të vetme, e cila vjen prej së largu. Marifetet e magjishme të piktorit...
Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulët të botuesit të saj.
"Bota ka një shkrimtar të madh, Erich Maria Remarque. Ai është mjeshtër i rangut padyshim të parë, njeri që mund ta lakojë gjuhën sipas vullnetit. Nëse ai shkruan për njerëzit apo të natyrës së qetë, prekje e tij është e ndjeshme, e fortë dhe e sigurt." Times Book Review The New York
Neurozat kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmojnë se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime.
Është një përshtatje për fëmijë e historisë së rrëfyer nga Homeri. Pas shumë vitesh betejash mes grekëve dhe trojanëve, Odiseja, një nga personazhet e mrekullueshëm të rrëfimit tronditës, kthehet në vendin e tij.
Terenc Toçi vlerësohet si një personalitet i jashtëzakonshëm, që ofron një çelës ekscentrik por edhe zbulues, për të interpretuar historinë e hapësirës adriatike-ballkanike dhe rolin e saj brenda Italisë.
Çfarë emocioni fëmijë: Do të zbuloni magjinë e Olges, vajzës së vogël prej letre: "Olga prej letre - Një udhëtim i jashtëzakonshëm", - roman i Elisabetta Gnone që vjen në shqip tregon historinë e vajzës së vogël që lindi në një ditë të ftohtë dimri në fshatin e Montetabës dhe një ditë u nis të takonte Auzolian, magjistaren, që ta kthente ne nje vajze...
Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t’i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
Tridhjetë vjet më pas, shpresat se ky vend do të bëhet një ditë janë shuar dhe idealet janë bjerrë. Ka mbetur veç një ëndërr. Një ëndërr e pashpresë dhe e pa të ardhme.
Përgjigjet e Aronit - një nga autorët më të njohur të shekullit - janë fryt i një analize polemike të teorisë marksiste dhe të përvojave të kohës së tij dhe u hapin rrugë parashikimeve që koha përgjithësisht u dha të drejtë. Sociologët, politologët dhe përgjithësisht lexuesit e interesuar, do të çmojnë tek Opiumi i intelektualëve freskinë e një debati që...
Erich Heinze është studiues mjaft i njohur dhe autor i shumë librave rreth çështjeve të ndryshme të të drejtave njerëzore dhe civile. Ai është anëtar i Kolegjit të Avokatëve të Nju Jorkut dhe Masaçusetsit dhe ka marrë doktoraturën në drejtësi me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leidenit në Hollandë.
Krahina e Gollobordës (Kalabardhës) është e njësuar me Dibrën që në lashtësi, kur banohej nga fisi ilir i penestëve. Në mesjetë feudalët arbërorë dhe ngjarjet historike, për këtë krahinë, kanë qenë të njëjta me Dibrën e epërme. Sot, kur shkruajmë për historinë, duhet të paraqesim saktë të kaluarën, në mënyrë që në të ardhmen të mos fshihet nga kujtesa,...
Për mendimin grek, nëse bota shoqërore duhet t'i nënshtrohet numrit dhe masës, natyra përfaqëson kryesisht fushën e përafërsisë ku nuk zbatohen as njehsime të sakta, as arsyetime të rrepta.
Nëpërmjet këtij vëllimi me tregime autorja synon të na rrëfejë për absurditetin e ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, ku protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre. Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.
Të parin vëllim me poezi, "Papa Dixhital" e ndau me publikun në moshën 40-vjeçare, ndërkohë që prej 15 vjetësh jeton në Holandë. Ky vëllimi, botuar më 2008, fitoi çmimin kombëtar Migjeni, dhënë nga MTKRS-ja.
“Pape Satàn, pape Satàn aleppe”, thoshte Dante në Ferri (VII,1), mes çmerisë, dhimbjes, mllefit, kanosjes dhe ndoshta ironisë. Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe...
Para se të flesh është historia e një gruaje ekscentrike dhe të mrekullueshme nga familja Blom. Në një sagë, që ngacmon me mençuri, mprehtësi dhe stil, Linn Ullmann-i hulumton truallin e martesës e të amësisë me një humor të pamëshirshëm dhe me një vështrim të butë të dobësisë njerëzore.
Shkëlqimi verbues i parasë përballet me shembjen e piramidës së rremë: Bankës Botërore. Roman joshës dhe tronditës, ku përzihen dashuritë dhe urrejtjet, lakmia dhe luksi i pafre.
Cristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Rruga e parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja...
Në faqet e romanit shpaloset dashuria, shpresa dhe ëndrrat, të cilat herë duken të realizueshme e herë mbeten iluzione e gati shuhen. Por shpresa vdes e fundit, e aq më tepër dashuria që nuk vdes kurrë. Është pikërisht kjo dashuri që i mban dhe u jep zemër Orestit dhe Gretës për të besuar tek ëndrra e tyre, që kjo ëndërr të mos mbetet në sirtar, por të...
Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t'i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur...
Nëpër dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatë, kalojnë njëra pas tjetrës figura dhe personazhe provinciale, të ngathëta, tipike për vitet ‘30 në romanet e paharrueshme të Andrea Camilleri-t.