Ne kete set kemi perzgjedhur librat e...
Sekretet e errëta të një qyteti të vogël u shndërruan në një roman tërheqës për miliona njerëz në të gjithë botën. Hollivudi nuk humbi kohë: një vit pas botimit të librit, biletat për filmin "Qyteti i Pejtonit" arritën një numër rekord shitjesh.
Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe dhe u martua me nënën e tij nga një familje e shquar Robinson, nga edhe ky e mori...
Sesilia Ficpatrik gjen rastësisht midis ca dokumenteve të vjetra, një zarf të burrit të saj Xhon-Pol, me mbishkrimin se letra e mbajtur aty i drejtohej asaj, me kusht që ta hapte vetëm pas vdekjes së tij. Gjithsesi, ajo, pas shumë ngurrimesh, në një çast kur i shoqi ndodhej në një ambient tjetër të shtëpisë, e hap zarfin dhe gjithçka që ajo besonte,...
Ky roman është një eksplorim i detajuar i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shekullit të XIX, duke u fokusuar në jetën dhe përvojat e një të dënuari të pashëm dhe karizmatik, i cili përdor sharmin dhe zgjuarsinë e tij për të manipuluar dhe shfrytëzuar si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Rrëfimi thellohet në aspektet më të errëta të natyrës...
Në SHBA, në vitin 2015 është botuar edhe romani “Shko, vër një rojë” (Go Set a Watchman), botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm dhe është në vazhdim të romanit të parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot, se mendohej se origjinali i shkruar kohë më parë me makine shkrimi kishte humbur
Poeti danez, Niels Hav është ndër poetët më të rëndësishëm skandinav sot dhe shquhet për letërsinë e angazhuar. Bota është në zjarr. Politika, bombat, ideologjia, dhe religjioni po e rrënojnë botën, sipas autorit, dhe me këto forca ndërton edhe botën e vet artistike, si sfidë dhe thirrje për veprim. Libri “Shpirti vallëzon në djep” vjen në shqip nga...
Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Wilder, romani “Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh” është libri i parë në serinë e çmuar " Shtëpia e vogël ", që ka magjepsur breza të tërë lexuesish.
“Si na erdhi ai, i ndaluari…” është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhembjen.
Libri me tregime “Spaletat”, me autor Kliton Nesturi Diku një shitëse librash, ku koha e egër nuk ja ka zhveshur dot fisnikërinë,Diku një djalë i ri, ku dashuria e pastërt e të cilit ndeshet me murin absurd të politikës.Diku një kazan mbeturinash, ku gjendet një uniformë ushtaraku e braktisur. E kështu me radhë Kliton Nesturi na jep të shkruara me një...
Romancë që të mban pezull, - e tillë sepse kjo vepër është klasifikuar si një nga romancat më të bukura të këtij shekulli
"Të martat me Morin" është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme. Si i tillë, konsiderohet një libër me ndikim të fuqishëm në jetën e atyre që e kanë lexuar
“Të sapomartuarit” i shkrimtares Ethel Turner rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, të cilët zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijëria e hershme. Lindja e fëmijës, e kësaj krijese të dashur për të dy prindërit e rinj, sjell një marrëdhënie të re në përpjekjen e tyre për të gjetur balancat e duhura për ruajtjen e familjes.
Romani më i vlerësuar i shekullit të XX. Këtë shije kanë përzgjedhur lexuesit e bibliotekave amerikane. Fituesi i çmimit Pulitzer, vjen me sukses edhe për lexuesin shqiptar
Shkruar nga autorja e dashur e romanit “Gra të vogla”, “Tetë kushërinj” është një kryevepër e letërsisë për të rinj. Ky roman i mrekullueshëm u ofron lexuesve të të gjitha moshave një histori frymëzuese rreth rritjes, miqësisë e dashurisë.
Nje mister shpaloset perpara Davidit, nje muzikanti të talen-tuar dhjetevieçar Pse i ati, nje violinist virtuoz, e ka çuar atë larg qytetenmit? Në kete roman klasik sekretet e fshehura zbulohen hap pas hapi, pikërisht kur babai i Davidit vdes gjate udhëtimit që bën, sëmurë rëndë, per ta kthyer djalin e tij në qytet.
Tim Taleri ka një të qeshur që ndikon te të gjithë. Por ai e shet atë te një baron misterioz të quajtur Lefeut. Këtu nisin fatkeqësitë dhe aventurat e personazhit tonë.
Në këtë set janë përmbledhur aventurat më të mira në det dhe në ishull, me personazhe fantastike, të cilët i bëjnë më të bukura ditët e pushimeve verore për lexuesit e vegjël
“Urat e Medison Kauntit”, është historia e Robert Kinkedit, fotografi dhe shpirti i lirë i të cilit kërkonte urat e mbuluara të Medison Kauntit, dhe e Franceska Xhonsonit, që pret plotësimin e një dëshire të vajzërisë.
Njihuni me Sara Stenlin, e njohur në libër si Vajza e Historive. Ajo është heroina më e këndshme për L.M.Montgomery, bashkë me personazhin tjetër aq të njohur Ana Flokëkuqja.
“Valixhja e shqyer” nis me një ese, që ndërpritet, për të vazhduar si mbyllje tronditëse e librit, i cili mbart copëza kohe të një jete, që nga fillesat e saj shkrimore e deri më tani, i shoqëruar me vizatime të djalit të autorit, Atjoni, që është dhe personazh në 19 rrëfimet që përfshihen këtu, aq sa dhe mosha e tij.
“Vargjet e pluhurosura” tregojnë se Shvarc nuk ishte një poet i rastësishëm. Janë poezi kushtuar dashurisë, ëndrrave, mikut, qytetit, Shkodrës, idealeve, trishtimit, mallit… Ai vetë i quan “vargje sirtari”, që në të vërtetë janë dëshmitë e një pene të rëndësishme në letrat shqipe. Por që vetë shkrimtari vendosi t’i mbyllë në sirtar, pasi e kuptoi se duhet...
Historia e një dashurie që lind nga fjalët, rrëfehet në subjektin e romanit “Vetmi ne rrjet”të shkrimtarit polak Janush L. Vishnjevski. Romani “Vetmi në rrjet” i autorit Janush V. Vishnjevski, tanimë mund ta gjeni me një tirazh shumë të limituar te platforma online me e madhe ne shqip e librit, Bukinist.
Një libër biografik i cili na tregon më shumë mbi jetën e shkrimtarit të famshëm francez, Viktor Hugo.
Për aq kohë sa Xhejni mund të mbajë mend, ajo dhe e ëma kanë jetuar së bashku me gjyshen e saj të ashpër në një banesë të zymtë në Toronto. Xhejni gjithmonë besonte se babai i saj kishte vdekur, derisa ajo rastësisht mësoi se ai ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe jetonte në ishullin Princ Eduard. Asaj i lindi dëshira për ta parë atë… Si vijon më tej?...
Libri që po merrni në duar u shkrua në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe deri në 14 Janar 2015. Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët, ëndrrat e tij për...