Robinson Kruzo View larger

Robinson Kruzo

Daniel Defo BOM0070

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe dhe u martua me nënën e tij nga një familje e shquar Robinson, nga edhe ky e mori emrin. Mbiemri i kësaj familjeje të shquar ishte Krajner, por i quajtën Kruzo.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789992740418

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Robinson Kruzo kishte dy vëllezër më të mëdhenj, njeri ishte oficer që më vonë u bë nënkolonel ku luftoi shume luftra që u zhvilluan në Angli, kurse për vëllanë e dytë s'e dimë se ç'u bë me të kurrë . Robinsoni, duke qenë djali i tretë në familje, nuk i mësuan asnjë zanat, por Kruzo ishte i pasionuar pas udhëtimeve detare, por as nëna nuk pranoi që ai të shkonte pasi Robinsoni kishe një jetë të qetë dhe të siguruar. Ai nuk iu bind urdhrave të babait dhe lundroi me një shok.

Në vitin 1691 u largua nga Hull për të shkuar drejt Londrës . Ai kurrë nuk mendoi se aventurat e tij do të kishin nisur aq herët dhe do të zgjasnin aq shumë. Ai bashkë me shokun e tij në anije ishin duke lundruar në drejtim të Londrës. Erërat frynin, qielli ishte i mbuluar i tëri nga rete, i mbuluar me shtrëngata. U detyruan të ndaleshin në Larmuth, derisa të pushonin stuhite që vinin nga çdo anë. Shumë mendime i silleshin në kokë, shumë ditë kaluan kështu gjersa në Londër mberritën dhe ai qëlloi në një shoqëri më të mirë. Ishte mendura për faktin që nuk kishte qëndruar në shtëpi, por ai synonte që të fitonte pasuri duke bredhur nëpër botë.

Pas disa ditësh të qëndrimit të tij në Londër, ai hipi në anije që shkonte në brigjet e Afrikës. Ky udhëtim ishte aq i keq saqë ai përfundoi si një skllav i mjerë ku takoi një njeri të quajtur Xuri. Kishin aq miqësi të dy saqeë në një ditë u arratisën me një barkë të vogël. Të dy ishin duke lundruar nga vendbanimi i të egërve dhe frikësoheshin shumë dhe papritmas nje anije po afrohej drej tyre. Anija e huaj u erdhi në ndihmë, ishte braziliane. Shkuan në Brazil. Atje Robinsoni la Xurin dhe donte të lundronte ende me anije, por më parë, kapiteni i anijes që i shpëtoi, e njohu me një fabrikant që prodhonte sheqer dhe ai vendosi të punonte atje dhe bleu një tokë.

Në testament la të shkruar së në qoftë se do të vdiste gjatë këtij udhëtimi, gjysmën e pasurisë do t'ia jepte kapitenit dhe gjysmën tjetër familjes së tij. Në të vërtetë ky udhëtim ishte tepër i hidhur. Duke lundruar kalonin ditët derisa mund të ndaleshin në ndonjë copë toke. Papandehur, njeri nga bashkudhëtarët pa tokën dhe filloi të bërtiste "Tokë, Tokë".

Të gjithë u gëzuan, por ky gëzim nuk zgjati shumë, sepse cepi i anijes u ndesh me një nga shkëmbinjtë e fortë rreth brigjeve të detit. Anija u shkatërrua. Të gjithe kishin vdekur, por vetëm Robinsoni kishte mbetur gjallë dhe me anë të notit kishte mbërritur deri në zallishte. Që këtej filloi historia për ishullin e pabanuar. Kjo histori interesante e jetës së Robinsonit në ishullin e pabanuar nga shkrimtari është pjesa më me vlerë, njekohesisht më interesante për lexuesin. Brendia kryesore e romanit është jeta e tij në atë ishull: jeta e mjerë ne ishull, është një luftë në mes njeriut dhe vetë natyrës, por kjo luftë zhvillohet në kushte aq të jashtëzakonshme.

Ditët, muajt dhe vitet i kalon duke u munduar të hedh hapa të rinj për të krijuar diçka më të përshtatshme për jetën e tij. Ai furnizohet nga anija e mbytur me ushqime dhe materiale të tjera. Ndërtoi një shtëpizë të vogël dhe zbuloi një shpelle ku fshehu ar, argjend, pushkë dhe plumba. Një dite pas shumë vjetësh i vetmuar, ai pa se në ishullin e tij, që ai e quante të vetin, vinin të egrit dhe formonin gostitë e tyre mizore duke ngrënë njerëz . Frikësohej shumë nga ata, por një dite me anë te dylbive pa se ata kishin shtruar gostinë e tyre mizore duke ndezur zjarr për të pjekur mishin e njerëzve të tyre...

Data sheet

pages288
ISBN9789992740418
Shtëpia botueseOmsca-1
Published year2000
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiHalit Selfo, Bujar Doko