Vargje te pluhurosura View larger

Vargje te pluhurosura

Robert Shvarc A-004795

New product

Përshkrim i shkurtër

“Vargjet e pluhurosura” tregojnë se Shvarc nuk ishte një poet i rastësishëm. Janë poezi kushtuar dashurisë, ëndrrave, mikut, qytetit, Shkodrës, idealeve, trishtimit, mallit… Ai vetë i quan “vargje sirtari”, që në të vërtetë janë dëshmitë e një pene të rëndësishme në letrat shqipe. Por që vetë shkrimtari vendosi t’i mbyllë në sirtar, pasi e kuptoi se duhet të hiqte dorë nga idealet.

More details

88 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789994341788

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Autori ka shkruar për vellimin poetik:

Janë vargje sirtari, të shkundura nga pluhuri i shumë e shumë viteve. Vargje thuajse të harruara, të ndrydhura, të frikësuara e, pse jo, edhe të ndjekura- sepse totalitarizmi edhe meditimet krejt personale e krejt pa të keq i quante "ideologji borgjeze me helm të sheqerosur kundër diktaturës së proletariatit".

Ekziston një thënie e një të mënçuri: Ai që s'është idealist në moshën njëzetvjeçare, s'është njeri; ai që mbetet idealist edhe pasi i kalon të dyzetat, është idiot."

Idealizmi i brezit tim - me përjashtim të konformistëve të ndërgjegjshëm - mori fund në vitet '60, kur u bindëm se në Shqipërinë "socialiste" s'ishte aspak puna për të mbrojtur një ideal të madh njerëzor, por vetëm e vetëm për të ruajtur një fron sundimtari.

Kam shkruar edhe unë, prozë e poezi, deri në fund të viteve '50. Por pastaj vendosa të hesht, të hesht në mënyrën time: penën e vura në shërbim të penave të fuqishme të letërsisë botërore. Pa këtë ekuilibër që arrita të fitoj për vete, do të kisha marrë fund për së gjalli. Por, edhe kjo punë ishte një punë me zarar, sepse diktatura nuk kënaqej vetëm të heshtje ndaj saj, por dëshironte edhe të flisje për të.

Brezat e rinj le të më falin, nëse vargjet e mia të dikurshme ndoshta s'do t'i ngrohin sa ç'duhet - fundja janë vargje të pluhurosura... Por për diçka duhet të jenë të sigurtë: në çdo gjë që kam shkruar ose rikrijuar, kam menduar gjithmonë për rininë dhe për atë do të mendoj përsëri, deri sa të kem jetë.

Per botimin e këtij libri u përkujdesën me shpirt miku i tij Amik Kasoruho dhe familja.

Robert Shvarc

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages276
ISBN9789994341788
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
I ri1