Mitch Albom BOM0016
New product
"Të martat me Morin" është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme. Si i tillë, konsiderohet një libër me ndikim të fuqishëm në jetën e atyre që e kanë lexuar
2 Items
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789994341870 | |
Mbi librin
Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë. Ai rrëfen historinë e mësuesit që ia ndryshoi atij jetën, duke i treguar arsyet e vërteta pse kemi ardhur në këtë botë dhe gjërat të cilave duhet t'u gëzohemi.
Kur ishte diplomuar, Mitch Albom-i, rrëfyesi, i kishte thënë profesorit të vet të parapëlqyer, Mori Shvarcit, se do t'i ruanin lidhjet. Megjithëkëtë, Mitch-i nuk merr vesh asgjë për profesorin e vjetër, derisa një ditë mëson nga një intervistë në televizion se mësuesi i tij i parapëlqyer në kolegj, Mori, vuan nga ALS, një sëmundje vdekjeprurëse.
Ai përshkon shumë milje, takohet me mësuesin e vjetër çdo të martë dhe Mori, profesori i moshuar, i mëson gjëra të reja rreth jetës dhe se çfarë duhet të kërkojmë në të vërtetë. Mitch-i nis të kuptojë se si fillon të përmirësohet jeta e tij me ndihmën e Morit.
| pages | 224 |
| ISBN | 9789994341870 |
| Shtëpia botuese | OMSCA-1 |
| Published year | 2011 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Autori bestseller i New York Times-it, Mitch Albom, është një rrëfimtar magjik, që ngjall shpresë përmes rrëfimeve universale të dobësive tona njerëzore, si dhe të kërkimit të vazhdueshëm të kuptimit të jetës. “Gënjeshtra e parë” na tregon se si një tragjedi kolektive mund të përkthehet në plagë individuale, secila prej tyre e thellë dhe e fshehur, të...