Eleanor H. Porter BOM0093
New product
Nje mister shpaloset perpara Davidit, nje muzikanti të talen-tuar dhjetevieçar Pse i ati, nje violinist virtuoz, e ka çuar atë larg qytetenmit?
Në kete roman klasik sekretet e fshehura zbulohen hap pas hapi, pikërisht kur babai i Davidit vdes gjate udhëtimit që bën, sëmurë rëndë, per ta kthyer djalin e tij në qytet.
9 Items
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789928132680 | |
Davidi i mbetur jetim, duke mos ditur asgje tjeter përveç emrit të tij, ballafaqohet i vetem me boten Gjithçka që di të bëjë ai, është luajtja në violtne e pjesëve muzikore, sipas mësimeve që i ka dhene i ati, nderkohe qe nuk i njeh fare të këqijat e botes
Përmes një letre të fundit, babai i Davidit e lë djalin e tij perpara nje sfide: Davidi duhet te zbulojë qëllimin e te jetuarit në bote. I etur për të shprehur ndjenjat e veta me violinë, Davidi kërkon vendin e tij të vërtetë në jetë, Në të njëjtën kohe, kërshëria e çon Davidin që të kërkojë përgjigje për pyetjet lidhur me çka ndermarrin njerëzit për ta bërë botën nje vend me te mirë, por realitetet e ashpra te botës kërcënojnë ta traz.ojne shpirtin e pastër të djaloshit. A mundet, vallë, ky djalë t' la dalë mbanë që të kapërcejë pengesat qe i dalin përpara në udhëkryqet e jetes? Enigmen se kush eshte ne të vertete Davidi, të fshehtat e edukimit te tij të izoluar te mbajnë pezull deri në faqet e fundit të leximit te librit. Te gjithë lexuesit e këtij romani do të frymezohen, ashtu si edhe Davidi, per te gjetur bukurinë dhe gezimin ne jeten e perditshme.
| pages | 190 |
| ISBN | 9789928132680 |
| Shtëpia botuese | Omsca-1 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Përkthyesi | Viola Robo |
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si të gjithë të rinjtë, edhe ajo dashurohet. Por zemra e saj vuan. Megjithatë, në çastet më të vështira, ajo nuk harron të veçantën e saj "lojën e të kënaqurit".
Vogëlushja Poliana mbetet jetime dhe shkon të jetojë me tezen e saj, znj. Polin, një grua e zymtë. Aty Poliana njeh miq të mirë dhe njerëz shumë interesantë, që i bën për vete me natyrën e saj të qeshur dhe miqësore.
Vogëlushja Poliana mbetet jetime dhe shkon të jetojë me tezen e saj, znj. Polin, një grua e zymtë. Aty Poliana njeh miq të mirë dhe njerëz shumë interesantë, që i bën për vete me natyrën e saj të qeshur dhe miqësore.
Eleanor Hodgson PORTER u sëmur në moshë të vogël duke u detyruar ta braktiste shkollën në mes. Për një farë periudhë kohe ajo kohe u mor me muzikë. Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj “Poljana” në njëfarë mënyre ka prezantuar jetën dhe ndjenjat e saj
Historia e Polianës, e “vajzës së kënaqur” ose, siç u quajt më vonë nëpër filma, “vajza e dashur”, është një histori e jashtëzakonshme, që do ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ky libër aq i pëlqyeshëm sidomos për të rinjtë, shpalos të bukurën që në faqet e para, të cilat ndiqen nga një vazhdim që është thjesht i mrekullueshëm.