Urat e Medison Kauntit View larger

Urat e Medison Kauntit

Robert James Waller BOM0029

New product

Përshkrim i shkurtër

“Urat e Medison Kauntit”, është historia e Robert Kinkedit, fotografi dhe shpirti i lirë i të cilit kërkonte urat e mbuluara të Medison Kauntit, dhe e Franceska Xhonsonit, që pret plotësimin e një dëshire të vajzërisë.

More details

98 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni  pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur numër 1. “Urat e Medison Kauntit”, është historia e Robert Kinkedit, fotografi dhe shpirti i lirë i të cilit kërkonte urat e mbuluara të Medison Kauntit, dhe e Franceska Xhonsonit, që pret plotësimin e një dëshire të vajzërisë. Romani u jep jetë dëshirave të madhërishme të një burri dhe të një gruaje gjithkund dhe na tregon se ç’do të thotë të dashurosh e të jesh i dashuruar në një mënyrë aq intensive, sa jeta jote nuk mund të jetë më kurrë ajo e mëparshmja.

 

 

Vlerësime:

 

Bestselleri legjendar i New York Times-it, për 164 javë!

Bestseller # 1 që ka pushtuar zemrat e botës!

# 1 bestseller i Nju-Jork Tajmsit - # 1 në të gjitha listat klasifikuese!

Bestseller bombastik në SHBA, Evropë, Japoni e kudo ku është botuar!

Të paktën për 3 vjet në listën e bestsellërve të New York Times-it!

Me milionë kopje tirazh në gjithë botën!

 

 

Kritika:

 

 

Waller-i e njeh sekretin e novelave romantike. Ai shkruan ashtu si ndiejnë dhe mendojnë njerëzit, kur dashurohen për herë të parë.

                                   -Time

 

Një vepër arti, ajo përzien shpirtrat dhe prek zemrat. Në qoftë se nuk e keni lexuar ende, blijeni!

                                                                                                          - USA Today 

Shumë romantik… Waller është një rrëfimtar i mrekullueshëm.

                                                                                                     - Washington Post

 

Lirik… dhe sensual… Një përrallë e dashurisë së përjetshme.

                                                                                                     - San Francisko Chronicle

 

Ai shkëlqen… “Urat...” provon se gjëra të mrekullueshme mund të shkruhen rastësisht dhe nën dritën e qirinjve.

                                                                                                      - Miami Herald

Elokuent, emocionues, të prek zemrën… Nuk mund të shkëputesha prej tij për asnjë çast.

                                                                                                      - Barbara Taylor Bradford

 

Një roman nga thelbi i zemrës: Historia e dashurisë e Robert James Waller ka dale në dritë dhe po prek njerëzit.

                                                                                                       - People

 

“Urat e Medison Kauntit” flet shumë për shpresën… Na tregon gjëra që ne tashmë i kemi në thellësi të zemrës.

                                                                                                       - Rocky Mountain News

 

Ky roman i parë prekës është një rrëfim brilant dhe magjik… dhe një histori e paharrueshme.

                                                                                                       - Cleveland Plain Dealer

 

I fuqishëm… i besueshëm… Historia e tyre është aq prekëse, sa e Tristanit dhe Izoldës ose e Psyche dhe Erosit... madje edhe më shumë.

                                                                                                        - Culumbus Dispatch

 

 

Ndonjëherë, papritur, shfaqet një histori magjike, një stoli e bukur libri, një pjesë e sajuar që është më lart se të gjithë librat e zakonshëm që lexon një njeri. I tillë libër është “Urat e Medison Kauntit”.

                                                                                                            - Indianapolis News

 

 

Aq i përsosur sa një lot.

                                                                                                             - Orlando Sentinel

 

 

Në qoftë se besoni në fat… në qoftë se jeni romantikë… do të gjeni në këtë histori dashurie një oaz lumturie.

                                                                                                                 - Kansas City Star

 

Pasionant dhe sensual… i shkruar me dorë shumë të sigurt...                                                                                                     

                                                                                                               - Milwaukee Journal

 

Një histori e vërtetë sublime dashurie, që përfshin sakrifica, zgjidhje të dhembshme, dhe të zgjedhësh heshtjen për atë çka vlen më shumë.

                                                                                                                 - Seattle Times

 

 

Të kënaq dhe i këndshëm… Lexojeni me zemër!

                                                                                                                 - Mary Higgins Clark

 

Një novelë e mbushur me mprehtësi dhe ndjeshmëri të turpshme, sa ne përjetojmë një epifani: kuptojmë se kështu është dashuria, e treguar në një histori nga një autor, arsyetimi i të cilit duket se prek një të vërtetë të madhe universale.

                                                                                                                 - Sunday Oregonian

 

 

     “Urat…” është një mrekulli… Vallëzimi i të dashuruarve, Robertit dhe Franceskës, inteligjent, ëmbëlsi vrasëse dhe mjaftueshëm i nga-daltë sa ta mbash frymën pezull… Ç’mund të themi tjetër, përveçse ky rrëfim është absolutisht i dashur?                                     

                                                                                                                      - Wichita Eagle

 

 

Emocionues, prekës, veçanërisht elokuent… Ndriçon romancën dhe pasionin seksual me hijeshi rrjedhëse… Një rrëfim i dashur.

                                                                                                                          - Des Moines Sunday Register

 

       Një histori dashurie do t’ju vizitojë... do t’ju magjepsë. Ky libër i rrallë është një arritje që e vendos Robert Waller-in në ballë të shkrimtarëve të rinj popullorë. Lexojeni, ju lutem. Nuk është urdhër, është një lutje në retrospektivë.

                                                                                                                              - Tulsa World

    

Pasionant… një libër që e merr në dorë herë pas here për të ndier aromën poetike të prozës së Waller-it.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               - Milwaukee Sentinel

Data sheet

pages208
Shtëpia botueseOmsca-1
RedaktoriLoredan Bubani
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiOriana Tamburi