Historitë që gjenden në këto katër...
"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.
Meri Popins është i titulli i një serie librash për fëmijë shkruar nga PL Travers. Në të gjithë seritë Meri Popins, të cilat zgjatën nga 1934 në 1988, Maria Shepard ishte ilustratorja dhe ka luajtur si aktore dytësore. Njihuni me dadon më të shkathët në botë. Një ditë me Meri Popins është një ditë e magjisë dhe e besimit që vjen në jetë!
Këto dy personazhe kanë fituar dashurinë e përjetshme jo vetëm të lexuesit të vogël, por edhe të të rriturve. Dadoja Meri Popins teksa përkujdeset për binjakët Jane dhe Michel sjell histori të pazakontë. Ditët e tyre janë plot magji. E tillë është edhe jeta e Polianës, e cila mbetet jetime dhe shkon te tezja e saj. Filozofia e Polianës për të sjellë...
Korrieri Mishel Strogov arrin te zbuloje planin per pushtimin e Siberise, te cilin e qeveriste vellai i Carit te Madh te Rusise dhe arrin t'iu vihet ne ndihme per te parandaluar planin e fshehte per rrezimin e tij
Këto libra janë përzgjedhur për vajza që nisin të kenë misteret e tyre, të ndërtojnë botën e tyre, dhe të shfaqen të rezervuara në raport me të tjerët. Dy librat e Frances Burnett, “Kopshti i fshehtë” dhe “Princesha e vogël”, “Rebeka” dhe “Etika për vajza” janë pjesë e një seti për të tilla lexuese....
Në xhunglën e Indisë Jugore, diku pranë Sionit, tufa e ujqërve kishte edhe një pjesëtar të ri, por ky nuk ishte ujk, si të tjerët, ky ishte MOG LI, - bir i njeriut – por që nuk dinte asgjë rreth botës së njerëzve.
Ky është libri më i lexuar në komunitetin më të madh në botë të librit, Goodreads. U shpall më i miri gjatë vitit 2010 nga lexuesit e Amazon dhe “The New York Times”. Lexojeni se do ta gjeni veten në çdo faqe. Dhe nëse ia rekomandoni një miku, ai do t’iu jetë përherë mirënjohës për kohën që do të kalojë në faqet e romanit
Historitë që gjenden në këto katër libra vështirë t’i gjejmë gjetkë. Në këto romane do të gjeni histori me arratisje, me personazhe që janë piratë, që jetojnë nëpër ishuj. Prandaj, i kemi adresuar për lexuesit e vegjël në kohë pushimesh, teksa kalojnë kohën në bregdet.....
“Në katin e tretë nuk troket askush” është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.
Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.
Romani “Në Udhë” (On the Road) u hodh në letër në një shpërthim të vetëm trijavor shtypshkrimi në prill 1951, por vetë shkrimtari mbante shënime të vazhdueshme në copëza letre gjatë të gjithë periudhës së rrugëtimeve të tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimin e fundit në Meksikë, të ndërmarra nga 1947 deri më 1950.
Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop - staret rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin më modern të kohës... Në këtë botë ku është rritur Xhenjuëri Uejn, një vajzë magjepsëse, kërkon në Nju- Jorkun e zhurmshëm dhe në Los...
"Një histori amerikane" është ndoshta romani më i arrirë i tij, duke e afirmuar plotësisht Anatolin Toss, si një shkrimtar të rangut të lartë.
Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve, të cilët në të njëjtën kohë janë të detyruar të veprojnë përtej mundësive të tyre. “Një martesë amerikane” është një kryevepër e rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e...
Një tjetër kulminacion letrar i Khaled Hosseini-t, i cili e tejkalon "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar nga ky roman...
Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin.
Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
Në qendër të romanit është familja indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familje, e cila emigron në SHBA, e vendos burri, profesor në një nga Universitetet më në zë të Bostonit. E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë, proza e Jhumpa Lahirit na ofron pamje të përsosura të jetëve dhe karaktereve të personazheve të saj.
Kau-djer është një personazh që do të jetojë në paqe në mes të natyrës dhe popullsive indigjene në zonën e quajtur Magelan, por bujaria dhe mirësia e tij shpërndorohen nga kolonët që rrezikojnë jetën në udhëtimet e tyre në ishull. Cilat janë aventurat e Kau – Djer dhe si e vendos autoritetin e tij ai? Këto dhe shumë gjëra të tjera interesante i mësoni...
Ky vëllim është vazhdim i historive të Kau-djer, personazhit që do të jetojë në paqe në mes të natyrës dhe popullsive indigjene në zonën e quajtur Magelan, por bujaria dhe mirësia e tij shpërndorohen nga kolonët që rrezikojnë jetën në udhëtimet e tyre në ishull. Cilat janë aventurat e Kau – Djer dhe si e vendos autoritetin e tij ai?
Bota po kalonte nga një periudhë ku shkenca ishte në fazat fillestare drejt një revolucioni të madh. Këtë moment ka kapur në mënyrë të shkëlqyer Zhyl Verni, në Anglinë e Shekullit të XIX, ku fantazia e tij shkoi për shtat dhe parapriu zbulimet më të mëdha të teknologjisë dhe komunikimit njerëzor.
Tigri ngrihet përsëri. Sandokan dhe Janez janë kthyer, për të luftuar ndaj padrejtësive dhe armiqve të vjetër. Tremal-Naik vazhdon me fatkeqësitë, kësaj radhe është burgosur padrejtësisht; gjuetari i madh është dëbuar nga India dhe është dënuar përjetë në një koloni. Duke e ditur që mjeshtri i tij është i pafajshëm, Kamamuri harton një plan për ta...
Romani është shkruar në tri vëllime dhe përfshin një periudhë të gjerë historike, që nga fëmijëria e Pjetrit e deri te formimi i tij si strateg ushtarak dhe reformator i madh. Romani ka shumë personazhe dhe ngjarjet historike të Rusisë së atëhershme jepen të gërshetuara me intriga dashurie të zhvilluara në disa linja, si dashuria e Pjetrit me gjermanen...
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si të gjithë të rinjtë, edhe ajo dashurohet. Por zemra e saj vuan. Megjithatë, në çastet më të vështira, ajo nuk harron të veçantën e saj "lojën e të kënaqurit".
Ky roman është konsideruar një prej librave më të mirë të vitit nga LibraryReads, BookBroëse dhe Goodreads. Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet.