Kadare, - deshmi qe mbeten – set 3 libra

Ismail Kadare BO0164

New product

Përshkrim i shkurtër

Shqipëria në fillimin e vitit 90 ndodhej në një krizë të shumëfishtë dhe pa rrugëzgjidhje. Largimi i Ismail Kadaresë ishte akti i parë i madh i refuzimit ndaj sistemit komunist dhe shembulli i kurajos për elitat intelektuale që duhet të refuzojnë sistemin. Ky set përfshin tre libra-dëshmi që sjellin ato momente kritike dhe guximin intelektual që pati Kadare për të shembur muret ideologjike të asaj kohe

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 890 Lekë

-10%

2 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti përmban këto libra:

1. “Ftesë në studio” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

"Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.

2. “Letërkëmbim me presidentin” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. Letërkëmbimi që i përket fillimit të vitit 1990, përbën pjesën e dytë të librit “Nga një dhjetor në tjetrin”, botuar njëherësh në shqip dhe në frëngjisht, nga shtëpia botuese “Fayard”, në Paris.

3. “Nga një dhjetor në tjetrin” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

"Nga një dhjetor në tjetrin" u shkrua midis dhjetorit të vitit 1990 dhe janarit të vitit 1991, për t'u botuar po atë vit në Paris, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Në Francë dhe në vende të tjera, libri u botua nën titullin "Pranvera shqiptare"

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1